Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 12:45

E shtruar prej disa ditësh në spital për t’u kuruar nga stomaku dhe ulçera, këngëtarja Pink ka kërkuar që të dalë nga spitali për t’iu bashkëngjitur festës së ditëlindjes së parë të vajzës së saj Willow.

32 vjeçarja, këngëtare dhe njëkohësisht kompozitore i është bashkuar familjes së saj për të festuar bashkë me ta 1 vjetorin e vogëlushes së tyre.

Ka qenë vetë Pink që ka postuar dy fotografi të mrekullueshme në Twitter për 8.8 milionë ndjekësit e saj. Në fotografi dallohej torta e ditëlindjes me tre kate dhe e pikturuar me breshka e figura, që padyshim vogëlushes Willow i kishin pëlqyer shumë.

“I uroj gëzuar ditëlindjen ëngjëllit tim, ekzistencës time dhe bekimit tim më të madh që mbush 1 vjec”, ka shkruar Pink në Twitter. Më pas ajo ka falënderuar të gjithë fansat për urimet që i kanë shkruar për ditëlindjen e vajzës së saj.

 
Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 17:20

Washington – Këngëtarja Pink ndihet shumë e lumtur me vogëlushen e saj Willow dhe është shprehur se dëshiron ta shtojë familjen me më shumë fëmijë.

“Willow është fëmija im i parë dhe më ka bërë shumë të lumtur. Por në të ardhmen dua të kem shumë fëmijë, dua një skuadër të tërë basketbolli”, ka thënë këngëtarja.

Më pas, Pink theksoi se vogëlushes i pëlqejnë disa këngë të lehta të krijimtarisë së saj.

“Willow pëlqen këngët e mia të lehta dhe me to e zë gjumi, por fansat duhet të qëndrojnë të qetë. Albumi im i ardhshëm nuk do të jetë me ninulla. Nuk do të “ëmbëlsohem” vetëm për faktin se jam bërë nënë”, ka thënë ajo.

 
Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 13:15

Teksa kolegët e saj kaluan një fundjavë mes VIP-ash në MTV Awards në Evropë, Pink po aq shumë u kënaq duke luajtur me vajzën e saj Willow në parkun e lodrave.

Këngëtarja 32 vjeçare dhe burri i saj Carey Hart e çuan vajzën e tyre 5 muajshe të argëtohej në një park lodrash në Malibu të Kalifornisë.

Këngëtarja e njohur duket se është rehatuar mirë dhe po i përkushtohet vetëm jetës familjare. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 05 October 2011 13:00

Kolegëve të Gwyneth Paltrow-it  do t’i bashkohet edhe një personazh tjetër me famë, këngëtarja poteciale Pink!

Këngëtarja që tashmë është bërë edhe nënë, është bërë pjesë e grupit të aktorëve të serialit “Thanks For Sharing”, Paltrow 38 vjeç, Mark Ruffalo dhe Tim Robbins; serial komik i cili do të trajtojë temën mbi njerëzit e varur ndaj seksit.

“Askush nuk do të ishte më ideal për këtë rol se sa Pink!” ka thënë regjizori Stuart Blumberg për revistën e përjavshme Enterteinment Weekly. “Ajo mbart kombinimin e duhur të zemrës dhe nervozizmit që duhet për Dede-n (roli në film), dhe ne jemi të ngazëllyer që të ndajmë talentin e saj me publikun.”

Këngëtarja e “Raise Your Glass”, së bashku me bashkëshortin Carey Hart u bënë prindër në qershor, me vajzën e tyre Willow Sage.

Pink ka luajtur më parë, megjithëse role dytësore, në filmat Charlie’s Angels: Full Throttle, Rollerball, Catacombs dhe Happy Feet Two. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 10:25

Të jesh personazh vip, është shumë e vështirë të kesh një jetë përsonale të patrazuar nga mediat.

Shqetësimi i radhës ka qenë për këngëtaren Pink, e cila është bërë nënë dhe paparacët e ndjekin hap pas hapi. Pasi doli në kopertinën e revistës ‘People’ me bashkëreshortin e saj, Carey Hart dhe vajzën e saj Willow, gojët e këqia nuk e kanë kursyer për ta akuzuar, që ajo, si shumë të tjerë më parë, ka paguar për ta nxjerrë vajzën e saj në kopertinë të revistës.

Dhe me të drejtë, Pink ka postuar në faqen e saj zyrtare një përgjigje për të gjithë ata që kishin nevojë për ‘sqarim’: “Për t’i dhënë një zgjidhe çështjes, për të cilën ndjekja e paparacëve në shpresën për të siguruar foton e parë ekskluzive të vajzës, po cënonte sigurinë tonë, ne menduam që do të binin të gjithë rehat pasi të publikohej njëherë e mirë fotoja e saj. Kjo gjë për asnjë arsye personale dhe jo për qëllime fitmiprurëse; përkundrazi, të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga shitja e kësaj reviste do të shkojnë për fondacionet që janë në ndihmë të fëmijëve.”

Dhe me këtë urojmë që Pink të jetë rehat, të paktën deri sa vajza e saj të festojë ditëlidjen e parë. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 12:35

Nuk ёshtё bёrё as java qё ajo ka lindur (vetёm pesё ditёshe) dhe Pink e ka nxjerrё shёtitje vajzёn e saj pёrgjatё plazhit tё Malibusё.

Sigurisht pёr ta mbrojtur foshnjёn e saj nga rrezet e forta tё diellit i ka vёnё njё kapele. Kёngёtarja ёshtё vёnё re tё ketё ecur me njё hap shumё tё ngadaltё dhe tё kujdesshёm, kjo pёr shkak se nuk ёshtё shёruar plotёsisht nga operimi qё pati pёr lindjen e vajzёs.

Me aparatin fotografik me vete, Pink ka fotografuar vajzёn e saj Willow nё shёtitjen e saj tё parё tek sa rrinte nё krahёt e babait Carey Hart.

 
Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 13:29

Dje ju thamё se mbase shumё shpejtё do ‘tju njoftonim pёr lindjen e vajzёs sё Pink, por nuk e kishim fjalёn pёr kaq shpejtё!!! Sigurisht qё disa gjёra janё punёt e Zotit dhe nuk mund t’i parashikojmё.

Pikёrisht mbrёmё, tё enjten nё ora 20:30 ajo ka lindur vajzёn e saj pёr tё cilёn nuk ka vonuar aspak qё tё njoftojё miqtё dhe fansat e saj nё Tweeter:

“Ne jemi shumё tё lumtur t’ju njoftojmё  ardhjen e vogёlushes sonё tё vogёl dhe tё shёndetshme Willow Hart. Ajo ёshtё magjepёse njёsoj si babai i vet.”

Pink mёsohet se nuk ka bёrё njё lindje natyrale por me ndёrhyrje çezariane (kirurgjikale).

Ky ёshtё fёmija i parё pёr yllin e muzikёs pop, 31 vjeçaren, e cila ёshtё martuar me motoçiklistin Carey Hart, 36 vjeçar.

Pink, emri i vёrtetё i sё cilёs ёshtё Alecia Moore, ka patur njё shtatzёni aktive pasi ёshtё parё shumё tё lёvizё fundjavave, sidomos nё Malibu. Ajo nuk ka patur problem tё fotografohet nga gazetarёt, madje ka marrё pjesё edhe nё American Music Awards nё dhjetor.

Vetёm pёr njё gjё Pink na habiti. Na kishte thёnё se kishte vendosur ta quante vajzёn e saj Jameson dhe tani paska ndёrruar mёndje?… Ndёrsa parashikimi i saj se fёmija do tё ishte vajza ka dalё i vёrtetё.

I urojmё mbarёsi prindёrve tё rinj nё detyrёn e tyre!

 
Lajme Shqip Monday, 23 May 2011 15:24

Ajo ёshtё kёngёtarja mё e mirё e brezit tё saj.

Selena Gomez tё premten ishte duke xhiruar videon e saj tё fundit “Love you like a Love Song” nё plazhin e Malibusё kur papritur ‘shpёrthyen’ ngjyruesit rozё me spray!

Pasi kёngёtarja bёri bujё nё zonё me kafshёt e ngjyrosura me ngjyrё rozё nё atё zonё, organizatat pёr tё drejtat e kafshёve kanё dalё me pushkё nё dorё.

“Nuk egziston asnjё ngjyrues i sigurtё qё tё mos japё alergji tё dhimbshme te kafshёt pёr shkak tё reaksioneve kimike,” tha pёrfaqёsuesi i orgainzatёs PETA.

Kjo ishte diçka qё pritej nga Paris Hilton, por jo nga Selena!

Organizata PETA nuk ёshtё e vetmja qё ёshtё çmёndur nga veprimet e Selenёs… edhe Pink ka reagur shumё!

Pink ёshtё shprehur: “ Nёse ekziston ndonjё organizatё nё mbrojtje tё kafshёve nё plazhin Malibu, duhet tё dinё qё atje kuajt janё duke u pikturuar pёr njё muzikё idiote. Turp t’u vijё! Artistёt duhet tё jenё mё tё vetёdijshёm dhe pёrgjegjshёm pёr veprimet e tyre.”

Pasi Pink zbuloi se e kujt ishte videoja ajo u shpreh:

“Oh Zot! Pra videoja e kёsaja qёnka!…”

Ky koment kaq i drejtpёrdrejtё i ka mёrzitur shumё fansat e Selenёs me Pinkun.

 
Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 07:02

“Nuk mё besohet qё nuk i kap dot gishtat e kёmbёs!”

Kёngёtarja Pink ёshtё fotografuar bashkё me burrin e saj duke shёtitur nё njё ditё plotё diell nё Malibu tё Californias. Kёngёtarja duket nё njё gjёndje shumё tё mirё dhe nuk bёn gjё tjetёr veçse flet pёr mёsimet qё ka marrё nё trajnimet pёr ‘nёnat e ardhshme’.

E veshur me njё fustan tё zi ajo thotё se po i  shijon shumё kjo periudhё dhe se ka dёshirё qё nё mёngjes ta ushqejnё. Dhe duke bёrё shaka shton: “Nёse dikush mund tё mё ndihmojё pёr pedikyrin… sepse nuk i arrij dot gishtat!”.

E pyetur pёr gjininё e fёmijёs ajo ka dashur ta mbaj sekret. Nuk na ngelet gjё tjetёr pёr ta zbuluar, vetёm ta ndjekim nё shopping qё tё shohim nёse blen rroba bojёqielli apo pink. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 10:17

Nё  fotot e fundit tё publikuara nga kёngёtarja 31 vjeçare, Pink duket qartё se periudhёn e saj tё shtatzanisё po e kalon me siklete.

Ajo rrёfen: “Nuk kam qёnё asnjёherё nё jetёn time kaq shumё pa humor. Pёr mё tepёr mё duket vetja shumё e rёndё, si gjyshja ime 92 vjeçare”.

Ajo shpjegon se ndjehet ndonjёherё shumё e trashё, por asgjё e krahasueshme me atё çfarё ka kaluar e ёma e saj kur ishte shtatzёnё me tё.

“Babai im e ka tёrhequr atё 20 metra zvarrё, nga makina deri nё borё, kur unё isha akoma nё barkun e saj”, rrёfen ajo me sy tё pёrhumbur. Ishte vёrtetё e dhimbshme ta shikoje dhe dёgjoje tek sa tregonte pёr nёnёn e saj.