Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 07:59

Mesfushori me përvojë i Romës, sot për mikrofonat e Roma Channel ka komentuar rreth punës që po bën Enrique me skuadrën giallorosse.

“Luis Enrique është një person shumë pozitiv. Metodat e stërvitjeve janë shumë efektive, është modeli spanjoll e cila përmban posedimin e topit, që mund të jetë e mërzitshme por shumë produktive. Sa i përket merkatos, arritja e Krkiç nga Barcelona, Lamelas nga Argjentina, si dhe e Heinzes e Angel, janë transferime të qëlluara, janë futbollistë me eksperiencë. Ne gjithmonë do të luftojmë për fitore”, ka thënë super Simo.