Lajme Shqip Wednesday, 22 January 2014 11:19

Qindra hektarë tokë janë përmbytur në zonën fushore të qarkut të Lezhës dhe të Krujës, për shkak të reshjeve të shiut që kanë rënë me intensitet ditët e fundit. 

Qindra hektarë tokë janë mbuluar nga uji në fushën e Zadrimës dhe Torovicës, ndërsa në fshatin Kakarriq janë përmbytur disa banesa.

Gjithashtu probleme ka pasur edhe në fshatin Gocaj, ku është pezulluar mësimi pasi shkolla e këtij fshati është përmbytur.

Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut rrezikon të dalë nga shtrati edhe lumi Drin, i cili mund të shkaktojë përmbytje në zonat përreth tij.

Mungesa e energjisë elektrike në hidrovore është bërë shkak i përkeqësimit të situatës, për të cilën kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.

Gjithashtu përmbytje ka pasur edhe në rrethin e Krujës. Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Ishëm janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetëra banesa në komunën Bubq dhe në fshatrat Ilaj, Merqina dhe Mallkuç.

Gjithashtu probleme nga reshjet ka pasur edhe në rrethin e Kurbinit dhe konkretisht në fshatin Gjorm dhe në zonat gjatë superstradës Mamuras-Laç./shekulli/ 

 
Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 12:17

Përmbytjet vazhdojnë të paraqesin rrezik të lartë përreth pjesës veriore dhe qendrore të Evropës.

“Ironia qëndron në atë se derisa moti ka filluar të qetësohet, ndërkohë lumenjtë vazhdojnë të rrisin nivelin e ujit”, shkruan Euronews.

Në Gjermani, ushtria po vazhdon të qëndrojë në gatishmëri për të ndihmuar në çdo situatë. Lumenjtë që rrezikohen më shumë janë Elba dhe Danubi, derisa Danubi shihet si rreziku kryesor për përmbysjen e Budapestit.

Autoritetet nëpër disa shtete, vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri të madhe, pasiqë ekzistojnë parashikime që ende do të ketë përmbytje nëpër disa zona.