Lajme Shqip Saturday, 22 June 2013 11:37

Washington – Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar për spiunim personin Edward Snowden dhe ka kërkuar nga autoritetet e Hong-Kongut, që ta arrestojnë atë.
Snowden është ish-kontraktor i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, i cili ka dhënë informacione për programet sekrete të vëzhgimit telefonik dhe të Internetit.
Në dokumentet e gjykatës, të publikuara mbrëmë vonë, thuhet se Edward Snowden është akuzuar për spiunim, vjedhje dhe komunikim të paramenduar të informatave sekrete të inteligjencës.
Akuzat penale kundër Snowden janë përgatitur në një gjykatë federale në Virxhina.
Secila nga akuzat bartë me vete dënimin maksimal me 10 vjet burg.
Raportohet se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për ta kërkuar ekstradimin e zotit Snowden nga Hong-Kongu.
Snowden shkoi në Hong-Kong muajin e kaluar, pasi e kishte lënë punën e tij në një kapacitet të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare në Havai.
Ai e ka pranuar dhënien e informacioneve sekrete në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian” më 9 Qershor.

 

 
Lajme Shqip Sunday, 16 June 2013 15:46

Washington – Zyrtarët më të lartë amerikan të inteligjencës thotë se informatat e mbledhura nga dy programet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), kanë prishur komplote të mundshme terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe 20 shtete të tjera.

Sipas tyre të dhënat e mbledhura nga portalet sociale, asgjësohen çdo pesë vjet.
Vitin e shkuar më se 300 numra të telefonit janë kontrolluar nga baza multimilionëshe e regjistrit të telefonisë mobile amerikane nga njëri prej programeve të NSA, thonë zyrtarë të inteligjencës për të argumentuar se programet e tyre janë shumë më pak gjithëpërfshirëse, sesa kritikuesit e tyre pretendojnë.
Këto detaje u bënë të ditura para Komitetit të Senatit për Inteligjencë, pas heqjes së fshehtësisë së tyre nga shefi i NSA Gjenerali Keith Alexander, i cili luti që ky komitet të ketë kujdes në mos publikut t’i shfaqen informatat për luftën anti-terroriste të ShBA-së, gjatë procesit të hetimeve, transmeton REL.
Një kontraktor i NSA, Edward Snowden, i cili po fshihet diku në Hong Kong, i ka dhënë disa gazetave të dhëna për programet e NSA dhe CIA-së, të cilat siç është thënë përgjojnë miliona njerëz anëmbanë botës dhe në Amerikë, përmes rrjeteve sociale.
Këto programe kanë qenë shumë sekrete, dhe për to nuk kanë ditur as ligjvënësit amerikan, kurse grupe të të drejtave të njeriut kanë nisur të padisin administratën.