Lajme Shqip Thursday, 12 April 2012 19:28

Real Madrid ka gjetur përsëri buzëqeshjen dhe kjo tregohet më së miri nga ajo që bëjnë lojtarët gjatë stërvitjeve të tyre. Kamerat e klubit spanjoll kanë regjistruar një shaka të brazilianëve Kaka dhe Marselo ndaj Pepes, i cili është shpesh protagonist i ngjarjeve të tilla dhe një nga objektivat e talljeve të shokëve të skuadrës. Kuptohet që portugezi e ka marrë më shumë humor këtë ngjarje, sidomos pasi ishte protagonist i një episodi shumë pak më të kënaqshëm pak ditë më parë kur thuajse dëmtoi Arbeloan duke e ngatërruar me një kundërshtar. (LajmeShqip.com)  

 
Lajme Shqip Monday, 09 April 2012 09:41

Sipas sondazheve në internet, portugezi Pepe është futbollisti më i urryer nga tifozët dhe kjo nuk është rastësi, pasi ai vazhdon të shfaqë sjellje të pahijshme në fushë. Sikur të mos mjaftonin simulimet dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj kundërshtarëve, ai ka filluar tashmë të bëjë edhe goditje të parregullta… ndaj shokëve të skuadrës. Në ndeshjen kundër Valencias, pas një ndërhyrje të mesfushorit Piati ndaj tij, Pepe simulon një dëmtim të rëndë, por Arbeloa që është shumë afër shkon t’i kërkoj të ngrihet që të mos vononte lojën. Por portugezi, duke kujtuar se është Piati, i jep një shkelm në gju shokut të skuadrës, duke rrezikuar ta dëmtojë seriozisht, e pasi sheh se kë ka goditur, në mënyrë komike ngrihet menjëherë në këmbë. (LajmeShqip.com)