Lajme Shqip Sunday, 20 April 2014 14:40

Pep Guardiola rikthehet në Bernabeu. Janë të shumta duelet që ka zhvilluar në tempullin Blanco, fillimisht si lojtar i Barcelonës dhe më pas në stolin e blaugranave. Tani si trajner i Bayern-it, tekniku është para një tjetër klasikeje, asaj që përballë dy rivalët e mëdhenj në Europë. Bayerni i Mynihut u imponua të shtunën ndaj modestëve të Eintracht Braunschweig. Një triumf pa shkëlqim por që gjithsesi shërben për një ekip që falë dhe faktit që nuk luante për asgjë pasi e kishte fituar kampionatin, vinte në atë sfidë pas një barazimi dhe dy disfatave. Kritikat nuk munduan, madje nga vetë Drejtori sportive, Matthias Sammer dhe Guardiola nuk e eviton diskutimin edhe pse pas pak ditësh i duhet të vizitojë Bernabeun.

 

“Të gjithë e dinë që skuadrave të mëdha nuk iu mjafton vetëm të fitojnë. Duhet të fitojnë gjithmonë dhe kjo është normale, Në këtë periudhë nuk arritëm në momentin më të mirë, por vepruam si një skuadër e vogël ndaj Braunschweig dhe ky është komplimenti më i mirë që mund të bëjë. U kthyem me dëshirë për të konkurruar, ishte kjo ajo që kishim humbur por në një farë mënyrë ishte normale pasi luajtëm ndeshje të kampionatit pa asnjë objektiv”.

 

Gjithsesi Guardiola është i pari që pret një tjetër Bayern në Madrid. Edhe pse nuk dihet nëse fjalët e tij janë pjesë e një strategjie apo me të vërtet ka dyshime nëse ekipi i tij nuk do të reagojë në kohë.

 

“Është evidente që duhet të rrisim nivelin tonë. Entuziazmi i Realit në këtë moment është më i lartë se i yni pasi fitoi finalen e Kupës, por ne kemi si synim të jemi kompetitivë në Bernabeu. Reali ka një farë avantazhi në këtë aspekt. Ne e fituam kampionatin shumë kohë më para dhe kjo na bëri ta ulim paksa ritmin, por synojmë ta rikuperojmë ritmin tonë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

 

Në kampin e kundërshtarëve vijon të jetë në dyshim prezenca e yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo, megjithëse Guardiola është gati të vërë bast se portugezi do të luajë.

 

“Gjithmonë kam menduar se lojtarët e mëdhenj në evente të tilla janë gati të luajnë edhe nëse kanë shansin minimal për ta bërë këtë gjë. Cfarë mund të them për Cristianon, është prej shumë vitesh në këtë nivel, por jo vetëm ai është kaq i fortë, pasi Reali edhe pa të ka një skuadër të madhe”.

 

Trajneri i Bayernit, ashtu siç ka bërë gjithmonë para një sfide Real-Barcelona edhe këtë herë kërkon të evitojë statusin e favoritit.

 

“Cdo herë që kam shkuar në Bernabeu, si trajner dhe si lojtar, kurrë nuk e kam çuar nëpër mend se jam favorit. Kam shumë respekt për ta”./RTK/

                                                               

 
Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 12:11

Franck Ribery ia dedikon Pep Guardiolas golin e tij në SuperKupën e Europës përballë Chelseat, ku Bayern Munich fitoi me penallti 5-4. Francezirealizoi golin e parë për bavarezët në minutën e 47’ duke barazuar shifrat. Fituesi i çmimit të “lojtarit më të mirë UEFA”, tha se gjigantët gjerman luftuan deri në fund e se fitorja përballë Londinezëve ishte mëse e merituar.

30-vjeçari francez pranoi se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin spanjoll dhe se triumfi në SuperKupë ishte i rëndësishëm për Guardiolën, shkruan albeu.

Por kjo u pa edhe gjatë festimit të golit. Si francezi ashtu edhe tekniku katalanas festuan në një mënyrë të çmendur, gjë që nuk e kishin parë më parë tek asnjë prej tyre.

video: http://www.youtube.com/watch?v=gQzWKNJziEQ

 
Lajme Shqip Tuesday, 01 November 2011 11:32

Ish lojtari i Barcelonës, i cili e pati fituar edhe Ligën e Kampionëve pikërisht aty ku e mori së fundmi edhe si trajner në Wembley sot udhëheq ndeshjen e 200-të si trajner i Barcelonës.

Skuadra e udhëhequr nga Guardiola ka nxitur shumë debat në mbarë botën sa i përket cilësisë madje shumë analistë dhe ekspertë të futbollit nuk hezitojnë ta quajnë edhe më të mirë se “Drem Team” i Barcelonës së udhëhequr nga Johan Cruyff.

Guardiola ka udhëhequr Barcelonën në 199 ndeshje gjithsejtë dhe ka fituar 12 tituj.

La Ligë: 124 ndeshje, 95 fitore, 21 barazime dhe 8 humbje, 3 tituj të fituar.
Copa del Rey: 22 ndeshje, 15 fitore, 4 barazime, 3 humbje, 1 titull të fituar.
Ligën e Kampionëve: 43 ndeshje, 25 fitore, 13 barazime, 5 humbje, 2 tituj të fituar.
Super-Kupa e Spanjës: 6 ndeshje, 4 fitore, 1 barazim, 1 humbje, 3 tituj të fituar.
UEFA Super-Kupë: 2 ndeshje, 2 fitore, 2 tituj të fituar.
Kupa e Botës për Klube: 2 ndeshje, 2 fitore, 1 titull të fituar.

Guardiola sa i përket efikasitetit si trajner në 199 ndeshje ka gjithsejtë 143 fitore, 39 barazime dhe 17 humbje e kjo i bie se 71.85 për qind të ndeshjeve i ka të fituara, 19.6 për qind ka barazuar dhe 8.55 për qind ka pësuar disfatë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 09:35

Trajneri rekordmen i Barcelonës, Pep Guardiola këmbëngul në formën e shkëlqyer të Thiago Alcantara në ketë  para-sezon, mirëpo nuk do të ndryshojë mendimin e tij për Cesc Fabregas.

Thiago, natën e fundit goditi dy herë kundër Bayern Munich dhe shefat e Barcelonës nuk kanë nevojë për të blerë kapitenin Arsenalit.
Guardiola tha: “Thiago ka luajtur shumë mirë, ai është një djalë i jashtëzakonshëm, është konkurrues dhe si e keni parë luan futboll shumë të mirë. Është fat që kemi një tjetër fëmijë nga Juniors. Ai ishte i shkëlqyer jo vetëm për qëllimet, por edhe për veprimet e tij mbrojtëse.”
Në Cesc, Guardiola shtoi: “Në një sezon kaq të zënë, ka vend për të gjithë edhe për ata që luajnë.”