Tag Archives: peci
|

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi zbuloi se janë rreth 200 persona të cilët janë dënuar nga gjykatat por që nuk e kanë vuajtur dënimin.
“Personat pas dënimit menjëherë gjatë dërgimit në burg për vuajte të dënimit janë lëshuar”, ka thënë Ibrahimi për KTV-në.
Ai tregoi se politika ndëshkimore në Kosovë është shumë e butë e në anën tjetër po shënon rritje numri rasteve të shitjës së drogave, armëmbajtjeve pa leje, krimit të organizuar e aksidenteve.
“Rrugët e Kosovës po përgjaken dhe njerëzit as në burg nuk shkojnë”, ka deklaruar Ibrahimi.
Ibrahimi deklaroi se duhet bërë vlerësimin e gjyqtarëve sepse ka të tillë që nuk e meritojnë të jenë aty.
Po ashtu edhe Enver Peci Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës deklaroi se sistemi gjyqësor në Kosovë po përballet me probleme përfshirë edhe parashkrimin e lëndëve.