Lajme Shqip Thursday, 13 February 2014 15:37

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është pro reformës territoriale. Ky fakt u konfirmua nga deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, i cili deklaroi se partia e tij mbështet realizimin e reformës territoriale. Gjithashtu në fjalën e tij ai theksoi se, është e rëndësishme që të arrihet konsensusi mes dy partive të mëdha për këtë reformë të rëndësishme. 

Tahiri tha se PDIU-ja nuk ka diskutuar dhe nuk ka marrë asnjë vendim për t’iu bashkuar mazhorancës,transmeton Shekulli.

Pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve Aleksandër Arvizu dhe premtimit se do të jetë katalizator i konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës, kreu PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka nisur një ditë më parë negociatat me palët. 

Ditën e djeshme ai ka zhvilluar një takim, me dy krerët e shumicës, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta.

 
Lajme Shqip Sunday, 13 October 2013 10:44

Tiranë- Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet publikon dy ditë para vizitës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos lajmin se ështëbotuar në Fletoren Zyrtarerezoluta për zgjidhjen çame. Në fakt, rezoluta daton të jetëbotuar në këtë fletore para zgjedhjeve të 23 qershorit, respektivisht në datën 20 qershor të këtij viti.

Ndërkohë që drejtuesit e PDIU-së kërkojnë ta sjellin sërish në vëmendje ekzistencën e kësajrezolute, në prag të vizitës së Venizelos, në Tiranë. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, zëdhënësi i PDIU-së, Ardit Bido nuk ka preferuar të japë as edhe një koment lidhur me arsyet e publikimit të këtij lajmi pikërisht 48 orë para vizitës së kryediplomatit grek.

“Çështja e rezolutës çame u diskutua gjatë në Parlament me debate, pasi maxhoranca e kaluar, ndryshe nga çfarë kërkonte opozita, nxori nga arkivat një rezolutë të para 9 vjetëve. Kështu, për çështjen çame tashmë ekziston një rezolutë e miratuar nga Kuvendi më 8 prill 2004, por që ka hyrë në fuqi në 20 qershor 2013. E për këtë rezolutë kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka dashur të njoftojë, por njëherësh t’u kujtojë anasjelltas qeveritarëve të sotëm shqiptarë, por edhe grekë se ekziston një dokument që kërkon zgjidhjen e çështjes çame, thuhet në njoftimin e PDIU-së.

“Këto ditë është botuar në fletoren zyrtare, rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame. Në pranverë botimi i rezolutës në Kuvend u shoqërua me debate, për shkak se ky akt nuk ishte dërguar në fletoren zyrtare dhe ishte falsifikuar votimi në Parlament”, mbyllet njoftimi.