12
 
Lajme Shqip Saturday, 05 January 2013 17:54

TIRANE – Jubileu i pavarësimit të vendit bëri që studiuesit të rendnin për të publikuar fakte të panjohura historike, por ky vit u shoqërua edhe me realizimin e dhjetra shtatoreve kryesisht të figurave patriotike që kanë zënë vend në disa qytete të vendit, e kryesisht në Tiranë.

Shumë prej monumenteve qenë rrjedhojë e konkurseve, disa të tjera jo…andaj edhe drejtori i Galerisë së Arteve, Rubens Shima thotë se në disa raste, këto monumente qëndrojnë estetikisht keq.

“Mund ta quajmë një monumentomania e 100-vjetorit të Pavarësisë. E vërteata është se shumë monumente u bënë me nxitim dhe nuk morën në konsideratë mjedisin ku do rrinin, marrëdhënien me qytetin dhe njerëzit që jetojnë në këto qytete. Këto monumente janë kthyer në mishërim të antiestetikës”, tha Rubens Shima, Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Mirëpo Tirana mund të jetë ndër të rrallët kryeqytete që në sheshet publike apo ato pak lulishte që ka, mungojnë veprat e artit, që jo domosdoshmërisht duhet të jenë shtatore të figurave historike. Drejtori i Galerisë Kombëtare, Rubens Shima thotë se kjo është rrjedhojë e mendësisë së vjetër sa i takon veprave të artit dhe sidomos mungesës së hapësirave ku mund të qëndrojnë ato.

“Të kesh vepra arti që komunikojnë me publikun, vepra arti publike që mund të jenë edhe skulptura të cfarëdorshme, jashtë ideologjive, ngjarjeve historike në radhë të parë duhet të kemi sheshe për ti vendosur. Ideja e programit të pasurimit të shesheve tona me vepra arti ka munguar, pasi shumica e atyre që drejtojnë bashkitë kanë një mendësi disi të vjetër, në kuptimin se si mendojnë ta zhvillojnë kulturën apo artin nëpër qytete. Ata mendojnë që një vepër arti duhet të lidhet detyrimisht me një ngjarje historike apo me një figurë historike. Kjo është një mendësi që duhet të ndryshojë dhe në radhë të parë kjo është një përgjegjësi që I takon bashkive dhe Ministrisë së Kulturës”, tha Shima më tej.(B.W/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 29 December 2012 16:24

Tirane – Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka organizuar në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë pritjen e përvitshme të personaliteteve të medias shqiptare.

Ai e cilësoi median si pasurinë më të madhe të vendit.

“Gjatë këtij mandati qeverisës, media ka qenë de facto opozita e shkëlqyer e vendit”, ka deklaruar Berisha.

Ai më pas ka folur për spontanitetin e organizimit të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, me ç’rast ka thënë pohuar se askush nuk duhet t’i trembet nacionalizmit shqiptar, i cili është nacionalizmi më qytetar dhe tërësisht i frymëzuar nga vlerat e lirisë.

“Do të ishte e pafalshme që për shkak të barbarive të nacionalizmave të tjerë, të vendosim në të njëjtin shtrat nacionalizmin shqiptar, që nuk bazohet mbi urrejtjen dhe shfarosjen”, ka thënë Berisha.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 29 November 2012 17:59

Athinë – Pas anullimit të vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë për festën e 100-vjetorit të Pavarësisë për shkak të deklaratës së kryeministrit Berisha, reagimet kanë vazhduar në Greqi në faqet e shtypit grek, si dhe në të gjitha mediat televizive të vendit.

“Tension i befasishëm me Tiranën”, shkruan e përditshmja “Ta Nea”. Në faqen e parë “Kathimerini” ka titull “Referime irredentiste të Berishës”. Gazeta pro-qeveritare “Eleftheros Tipos” e konsideron si “sfidë të pabesueshme” deklaratën e Berishës, sipas të cilit “Shqipëria e Madhe arrin deri në Prevezë”.

Gjithashtu, edhe gazeta “Demokracia” shkruan se: ”Lindi një temë e madhe me Shqipërinë”, ndërsa “Ellada”, me titullin “Berisha kërkon edhe Prevezën në Shqipërinë e Madhe”, komenton se “shpërthimi i nacionalizmit në Ballkan lind rreziqe për të gjithë fqinjët”.

Reagimet në Greqi kanë filluar sapo Ministria e Jashtme greke publikoi në faqen e saj anullimin e vizitës së ministrit Avramopoulos, duke u pasqyruar në të gjitha edicionet e lajmeve kryesore të kanaleve private dhe shtetërore.

Sipas versionit elektronik të gazetës “To Vima”, Sali Berisha ndodhej në Vlorë kur midis të tjerash ka deklaruar se, “Shqipëria e Madhe shtrihet që nga Preveza deri në Podgoricë”, duke shtruar kështu çështjen e Çamërisë.

Gjithashtu, në këtë artikull theksohet edhe deklarata e Kryeministrisë shqiptare, në të cilën nënvizohet se Berisha i referohej një konteksti historik të 100 viteve më parë dhe nuk kishte asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve të jugut.

Për një incident diplomatik bën fjalë edhe faqja elektronike e gazetës “Proto Thema”, që komenton se pas fjalëve të Berishës, Kryeministria shqiptare ka shpejtuar të korrigjojë dëmin e shkaktuar me deklaratën për shtyp.

Reagime ka pasur edhe nga partia e tretë e koalicionit qeveritar, e Majta Demokratike, sipas të cilës, “deklaratat zjarrvënëse të Sali Berishës janë jashtë çdo logjike bashkëpunimi në Ballkan, shembin themelet e një bashkëjetese të popullit shqiptar dhe atij grek dhe i japin ushqim nacionalizmit të tejskajshëm. Ato janë të rrezikshme dhe të dënueshme”.

Analistë në kanalet televizive, si dhe politikanë të qarqeve të ndryshme në Greqi kanë komentuar në rrjetet sociale se deklarata e Berishës është bërë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen pas disa muajsh, në një përpjekje për të rritur fuqinë elektorale të partisë së tij.(T.Ch)

 
Lajme Shqip Thursday, 29 November 2012 09:00

Tiranë – Sot ishte dita e madhe e 100 vjetorit të pavarësisë. Mes këngëve dhe gëzimit, të gjithë ne shqiptarët, e pritëm këtë ditë si një ditë të veçantë dhe krenare. Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët bashkia e kryeqytetit kishte gatuar “tortën e madhe të pavarësisë”.

Kjo tortë e shumë përmendur, mendohet se do të futet edhe në Guiness pasi madhësia e saj ishte vërtet e shumë e konsiderueshme.

Duke qenë përballë kësaj ngjarje të dukej vetja sikur ishe në një kohë lufte dhe jo feste. Të gjithë tentonin kush e kush më parë, të hante apo të merrte në shtëpi një copë tortë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 28 November 2012 23:55

TIRANË- Shqipëria feston sot 100-vjet Pavarësi. Atmosferë madhështore nga Vlora historike. Mijëra njerëz nga sheshi i Flamurit panë se si u ngrit për të 100-ën herë ky flamur. Të shtëna topi, fishekzjarre, shtrëngime duarsh, kjo është pamja e Vlorës sot. Madje edhe politika u bë bashkë. Kryeministri Berisha i dha dorën sot në Vlorë kryetarit të opozitës Edi Rama, ndërsa të gjithë bashkë valëvitën të lirë flamurin kuqezi! Politika shqiptare për herë të parë i harroi problemet dhe u bashkua, si për të vënë në vend ëndrrën e Ismail Qemalit!

Më 28 Nëntor të viti 1912 shqiptarët u mblodhën në Vlorë për të shpallur Pavarasinë e që atëherë ka kaluar tashmë një shekull. Sot shqiptarët nga të gjitha trevat janë mbledhur në Vlorë për të kremtuar pikërisht këtë ngjarje, më e rëndësishmja e kombit, është dita që simbolizon bashkimin, prandaj të gjithë sot duhet të përulemi me nder e respekt para flamurit që ringjalli një komb! 

Rreth mesditës ceremonia festive u zhvendos në Tiranë, ku mazhoranca kreu homazhe tek varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar edhe ditën e Clirimit, ndërsa më pas kryeministri Berisha preu edhe tortën gjigande të Pavarësisë, e cilësuar edhe si torta më e madhe e përgatitur ndonjëherë. Por në kohën që nisi ndarja e saj për qytetarët në shesh pati tension e shtyre, edhe pse kryebashkiaku Basha paralajmëroi se torta është e bollshme, sa për dy sheshe Skënderbej. Madje që në momentet e para një gruaje i ra të fikët dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ndersa kreret e shtetit ne mesdite u kthyen ne Tirane, opozita vendosi te vijoje festimet ne Vlore. Berisha shtroi nje dreke per zyrtaret e ftuar me rastin e festes se Pavaresise se Shqiperise. Ne Tirane u realizua dhe parada ushtarake, ndersa eventi u pershendet pervec Kryeministrit Sali Berisha dhe nga Kryeministri i Kosoves, z Hashim Thaci.

AKTIVITETET NE TIRANE
Gjatë ditës, qytetarët që tejmbushën si kurrë më parë rrugët e Tiranës, kanë parë nga afër në rrugën “Murat Toptani”, panairin “Blej Produkte Shqiptare”, kanë shijuar koncerte me këngëtarët më të mirë të muzikës së lehtë dhe popullore. Përpara Galerisë së Arteve, të shumtë kanë qenë ata që kanë vizituar ekspozitën “100 vjet Tirana”, ndërsa aktivitetet në lulishten tek parku “Rinia” i ishin dedikuar tërësisht fëmijëve. Telajo për pikturën me temë, “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime”, koncert për fëmijë, teatër për fëmijë, animatorë, foto-point me personazhe të Pavarësisë ishin disa nga aktivitetet e organizuara, që nga ora 10 e paradites së sotme.

Po kështu tek lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri”, Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla e Baletit kanë performuar për të rinjtë. Cirku i Tiranës dha shfaqje pranë urës tek rruga, “Ibrahim Rugova”. Në rrugën “Ismail Qemali”, qytetarët patën mundësi të ndiqnin ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit.

Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, qindra qytetarë kanë bërë foto me personazhe historike, ndërsa rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhur me festën, kanë shpërndarë flamurë të vegjël dhe organizuar lojra. Në mesditë, në sheshin “Skënderbej” zbritën parashutistët e “Red Bull”, me flamurin kombëtar. 

NISHANI: T Ë PËRSHTATEMI PËR T’U BËRË TË DENJË PËR FAMILJEN EVROPIANE 
Ora 22:30-
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël gjeografikisht, por me energji të mëdha.

“Gjuha shqipe ndër gjuhët e vjetra që planeti ynë shkruan e flet, kemi rrënjë pellazge dhe histori ilire. Mesjeta jonë është me kontër princër e pashallarë, kemi Gëten tonë, Lasgush Pogradecin, kemi edhe Ismail Kadarenë. Edhe ne kemi të metat tona, grindavecët e sherrxhinjtë. Tani na mbetet të përshtatemi për t’u bërë të denjë për familjen evropiane”.
shtoi më tej Nishani.

JAHJAGA: TË PUNOJMË NË PAQE E HARMONI ME FQINJËT TANË
Ora 22:10-Presidentja e Kosovës në fjalën e saj në këtë pritje theksoi se kombi shqiptar sot është i lirë të realizojë aspiratat e tijh.
“Të punojmë në paqe dhe harmoni me fqinjët tanë”, tha më tej Jahjaga duke falënderuar Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Kosovës.

PPE, MARTENS: MAZHORANCA DHE OPOZITA TË PUNOJNË PËR INTEGRIMIN
Ora 22:00-Ceremonia u përshëndet edhe nga, z. Wilfried Martens, Kryetar i Partive Popullore Evropiane i cili në fjalën e tij u bëri apel forcave politike të lenë mënjanë konfliktet dhe të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Martens theksoi se shqiptarët kanë kapërcyer shumë sfida dhe sot më shumë se kurrë meritojnë një të ardhme të shkëlqyer.
“Ky jubile të shërbejë si sfidë për të ardhmen, ju keni potenciale ndaj jam i bindur se ardhmja e Shqipërisë do të jetë brenda BE-së”.
Më tej Martens kërkoi që shqiptarët të mos bien pre e nacionalizmit.
“Kam venë re një fenomen sa vjen ne dukje mbi nacionalizmin. Por ju këshilloj, nuk duhet, Lufta e Dytë Botërore u bë shkak prej nacionalizmit dhe kjo nuk duhet të përsëritet më”.

NISHANI PRITJE NE PALLATIN E BRIGADAVE
Ora 21:40
-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka organizuar një pritje për të gjithë liderët shqiptarë dhe të gjithë të ftuarit me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në ceremoni morën pjesë personalitetet më të larta të vendit, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Toplli, Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga si dhe shumë personalitete të shquara nga vendet e tjera që nderuan sot me prezencën e tyre në Shqipëri, me rastin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë.
Ceremonia u përshëndet edhe nga, z. Wilfried Martens, Kryetar i Partive Popullore Evropiane

NIS KONCERTI FESTIV NË SHESHIN “NËNË TEREZA”
Ora: 21:30 –
Në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ka nisur koncerti festiv ku pritet të interpretojë edhe këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Rita Ora. Pavarësisht motit të paqendrueshëm dhe shiut që nis hera-herës, qytetarët kanë mbushur sheshin përpara Univeristetit Politeknik. Rita Ora është e ftuar në darkën zyrtare që shtron Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në Pallatin e Brigadave dhe më pas do të performojë për publikun.

SHQIPTARËT NË AMERIKË “PUSHTOJNË” TIME SQUARE
Ora 21:30 – Shqiptarët në Amerikë “pushtuan” sheshin më të rëndësishëm të Nju Jorkut “Times Square”, dhe e kanë veshur atë kuqezi, për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

MOTI I KEQ NË VLORË, NDËRPRITET KONCERTI FESTIV
Ora 20:35 –
Moti favorizoi festën e shqiptarëve gjatë gjithë ditës së sotme në Vlorë, por në mbrëmje shiu i rrëmbyer bëri që festa të shpërngulej nga sheshi i Flamurit, drejt ambienteve të mbyllura. Si pasojë e kohës së keqe, me erë e reshje shiu, koncerti festiv në Vlorë u ndërpre, pasi pati një defekt elektrik në skenën ku do të performonin emra të njohur të muzikës shqiptare.

KONCERTI JUBILAR “RRUGËTIMI I KOMBIT”
Ora: 19:40 –
Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet koncerti jubilar “Rrugëtimi i Kombit”, në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Në skenografinë kuq e zi të Pallatit të Kongreseve, me në qëndër flamurin kombëtar që valvitet, u interpretua i pari Himni Kombëtar e më pas këngë të tjera patriotike, nën dirigjimin orkestral të 100 instrumentistëve nga Zhani Ciko.

TIRANE, PËRUROHET MONUMENTI I PAVARESISE
Ora 18:35
– Kryeministri Berisha përuroi mbrëmjen e sotme Monumentin e Pavarësisë, që është vendosur në “Parkun Rinia”, në kryeqytet. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, i cili shpjegoi se “ky monument frymëzohet nga kulla shqiptare, që gjendet kudo nga veriu në jug, banesa kështjellë e qëndresës sonë heroike.” 

Monumenti, i shpallur fitues nga konkursi ndërkombëtar i Galerisë Kombëtare të Arteve, u realizua në Austri. Vepra është 6.4 metra e lartë dhe rreth 5.5 metra e gjerë, duke përfshirë edhe rrugën pedonale, që do të kalojë nëpër të. 

Monumenti i dy arkitektëve që jetojnë në Gjermani, përbëhet nga dy trupa që përfaqësojnë një kullë të hapur dhe të rrotulluar, ku një pjesë mban tavanin dhe tjetra dyshemenë. Monumenti i 100-vjetorit është prej çeliku, ndërkohë që në anët e jashtme ka panele bronxi, të cilët janë si piramida të thyera herë nga brenda dhe herë nga jashtë, duke mundësuar kështu ndiçimin e brendshëm të monumentit edhe natën. 

Sipas perceptimit të autorëve, vizitori nga trupi i parë krijon idenë e shtypjes, izolimit, ndërsa trupi i dytë është ai që përcjell ndjenjën e lirisë dhe pavarësisë, ku dyshemeja e të cilës simbolizon themelin mbi të cilin është ngritur liria.

Trupat janë në një kënd 45o nga njëri-tjetri dhe kjo bën që nga kënde të ndryshme monumenti të ketë pamje të ndryshme. Idenë e tyre autorët e kanë shprehur përmes një banese të hapur si dy gjysma kubi, ku njëra gjysmë mbas çatinë e tjetra platformën, mes të cilave qytetarët mund të kalojnë. Në brëndësi të një trupi do të jetë e gdhendur Deklarata e Pavarësisë, kurse në trupin tjetër shqiponja. Bronxi nxihet me kalimin e kohës, ndërkohë që pjesët që mund të preken nga vizitorët nuk do të nxihen dhe kjo mundëson që monumenti të ndryshojë pamje vazhdimisht.

Ndërtimi i këtij monumenti kërkonte teknologji të precizonit të lartë. Kjo lloj infrastrukture në Shqipëri nuk ekziston, ndaj u vendos që ai të realizohej nga një kompani që ka në referencën e tyre punë të ngjashme me metal. Kostot e realizimit të monumentit është rreth 450 mijë euro.

QYTETARËT KTHEHEN PAS FESTIMEVE, RËNDOHET TRAFIKU NË VLORË-LEVAN
Ora 18:00
– Fluks automjetesh në autostradën Vlorë-Levan, pasi qytetarët kthehen nga Vlora, pas festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë. Policia rrugore e Fierit bën të ditur se për të shmangur radhët e gjata të automjeteve ka shtuar numrin e patrullave përgjatë autostradës, që aktualisht raportohen të jenë 16 të tilla.
Fluksi vijon pothuajse prej 4 orësh, ndërkohë që është shtuar edhe më shumë përgjatë orëve të fundit, për shkak të numrit të madh të qytetarëve që kthehen nga qyteti i Vlorës, pas festimeve.

PËRFUNDON PARADA USHTARAKE, FISHEKZJARRET NDEZIN QIELLIN E TIRANËS
 
Ora: 17:50-
Parada madhështore e ushtrisë u përmbyll mes brohoritjeve të njerëzve e fishekzjarrëve të shumta që ndezën qiellin e Tiranës në këtë mbrëmje festive. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarët qëndruan në sheshin “Skënderbej” dhe nderuan ushtarakët që parakaluan përpara tyre.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë parakaluar sot në një paradë madhështore me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Bashkë me to janë bashkuar ushtarake nga forca e sigurisë së Kosovës.
Kuadratet me ushtarake nga Forcat e Armatosura tokësore, detare dhe ajrore kanë parakaluar përpara krerëve të shtetit përfshirë Komandantin e Përgjithshëm të Forcave Ushtarake të Shqipërisë, Bujar Nishani dhe te ftuarve te tjere. Kuadrati i parë ishte ai i veteranëve të luftës Antifashiste-nacional Çlirimtare më pas parakaluan flamurtarët e përfaqësuesve të vendeve anëtare të NATO-s.
Parada e Forcave të Armatosura shqiptare ka vijuar me elitën e Forcave të Armatosura batalionin e trupave komando ose beretat blu të cilët kanë nënshkruar histori si ambasadore të paqes në vendet e trazuara edhe me gjakun e dëshmorit tonë të parë Kapiten Feti Voglit.
Organizatorët e Paradës kanë sjellë një risi të veçantë në këtë paradë ushtarake, pasi në fund të klimit të kuadratave në sheshin ‘Skënderbej’ ka performuar një skenar veprimesh rreshtore me armë dhe koreografi truproja e nderit. Performanca e shkëlqyer me një sinkronizim perfekt ka entuziazmuar mijëra qytetare të pranishëm.

Një detaj interesant dhe mjaft simbolik ishte dhe shpata e drejtuesit të truprojes së nderit e cila ishte 100-vjeçare e vjetër. Në fund kanë qenë mjetet e teknikës luftarake të Forcave të Armatosura. Pas përfundimit të paradës qytetarët kanë parë një spektakel me fishekzajarre shumëngjyrëshe

BERISHA NE PARADEN USHTARAKE: ZOTI E BEKOFTË FLAMURIN E SKËNDERBEUT
Ora 17:10-
Kryeministri Sali Berisha përshëndeti paradën e 100-vjetorit të pavarësisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë, shefi i qeverisë theksoi se çdo shqiptar është sot zot i kësaj toke.

“Sot, në ditën e 100 vjetorit te lindjes se Shqipërisë së pavarur, unë dua të nderoj qytetarin e thjeshtë shqiptar. Sot, në këtë ditë ti je Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Mic Sokoli, Adem Jashari, je zot i kësaj toke. Kjo është dita jote shqiptar dhe shqiptare e thjeshtë, sepse ti dhe ne kohërat më të vështira u përballe dhe në luftërat e pabarabarta dhe e ngrite Shqipërinë e rrëzuar përdhe. Ju me mundin djersën gjakun tuaj, ndërtuat me thonj, muskuj, qelizë, fabrika, uzina, hidrocentrale, ullishte vreshta dhe bëtë që vendi juaj të ngrihet si feniksi mbi mjerimin e tij.”- u shpreh Berisha. 

Kryeministri theksoi se në këtë ditë nderimi i parë i takon flamurit të shqiptarëve dhe burrit të shquar të kombit shqiptar, Ismail Qemal Vlorës.
“Shqiptare dhe shqiptarë të 100-vjetorit të pavarësisë, ne së bashku kemi nderuar, kemi valëvitur më shumë se kurrë flamurin tonë kombëtar, sepse atij i takon nderimi më i parë. Zoti e bekoftë flamurin e shqiptarëve, flamurin e Skënderbeut. Ne së bashku kemi nderuar të rënët tanë, kryengritjet e mëdha të pavarësisë. Ne kënduam këngë dhe himne, i përjetuam në rrugë e sheshe, buste e shtatore në të katër anët e vendit. Nder përjetë Ismail Qemal Vlorës, burrit të shquar të kombit shqiptar!”- u shpreh kryeministri.

THACI NË PARADËN USHTARAKE: MBANI LART KRENARINË SHQIPTARE, SIGURONI KOMBIN TONË
Ora 17:00-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci përshëndeti nisjen e paradës ushtarake duke u bërë thirrje forcave ushtarake të mbajnë lart krenarinë e kombit shqiptar.

“Mbajeni lart krenarinë e kombit tonë, flamurin tonë, ju jeni krenaria dhe siguria e kombit tonë. Sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka forcën e saj të sigurisë, forcën solemne, forcën që është e gatshme të paraqesë paqen kudo në botë. Secili nga ne të ndjehet krenar që Shqipëria të jetë anëtare e NATO-s. Po ashtu shteti i Kosovës do jetë pjesë e NATO-s dhe BE. Dhe së bashku do jemi në NATO dhe BE të bashkuar”

Kreu i qeverisë kosovare iu uroi festën shqiptarëve kudo ndodhen, ndërsa vuri në dukje që ndjehet i gëzuar që po feston në Shqipëri.
“Gëzuar festën e pavarësisë së Shqipërisë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, festën e Flamurit kombëtar, 100 vjetorin e Pavarësisë. Jam i nderuar të festoj me ju 100 vjet pavarësi të Shqipërisë, aq sa jam i nderuar aq ndjehem krenar për aq sa kemi arritur deri më sot”.

NIS PARADA USHTARAKE NË TIRANË
Ora: 16:20 – Festimet në Tiranë vijojnë prej mëngjesit të sotëm. Sheshi “Skënderbej” është ende i mbushur me njerëz, ndërsa ka nisur Parada Ushtarake, përpara krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, Kosovës dhe ambasadorëve e diplomatëve të shumtë. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, i cili u këndua njëzëri nga të gjithë qytetarët që ndodhen në shesh, fjalën e mori i pari kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. 

DREKA NË TIRANË, BOJKOTON PS
 
Ora 14:47
– Një drekë e organizuar në Hotel Sheraton është mbajtur për nder të personaliteteteve të mëdha të huaja dhe shqiptare me rastine 100 vjetorit të pavarësisë. Kreu i qeverisë, Sali Berisha në fjalën hapësë falënderoi miqtë e ftuar për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në momentet më të vështira. 

“Është nder i madh t’ju përshëndes në këtë ditë të vecantë për kombin shqiptar dhe të shpreh mirënjohjen timë të thellë ndaj jush që na keni nderuar kaq shumë me ardhjen tuaj. Sot ne festojmë 100 vjetorin e pavarësisë, e cila ka qenë një ndër lindjet më të vështira të kontinentit. Lindja e shteti shqiptar të pavarur ishte një nga lindjet më të vështira. 100 vjet më parë ku Ismail Qemali dhe burra të tjerë të shquar të kombit shpallën pavarësinë e Shqipërisë, kombi u përball me aleanca që synon copëtimin përfundimtar të trojeve të tij. Më pas u përball me luftra dhe një ndër diktaturat më të egra. Historia 100 vjecare e shqiptarëve në një mënyrë apo në një tjetër riprodhon historinë e tyre mijëra vjecare. Por, kombi im ka patur mbështetjen e shteteve tuaja” u shpreh Berisha. 

Si mikpritës i kësaj feste, kryeministri Berisha ngriti një dolli për nder të miqësisë së shteteve të huaja me Shqipërinë. “Ngre këtë shëndet për ju për një miqësi dhe bashkëpunim me kombin tim”, tha Berisha, i cili kishte në krah homologun hungarez, ndërsa në krahun tjetër kishte presidentin shqiptar, Bujar Nishani.

NJË GRUA NDIHET KEQ, TENSION NË SHESH

Ora 14:31-Një grua është djerë keq pasi për shkak të turmës të madhe në sheshin ëe Tiranës. Pas prerjes së tortës nga kryebashkiaku Basha, policia i ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë. Dy forca polici kanë marrë gruan për të shoqëruar në spital.

SHQYHET TORTA E PAVARESISE
Ora 15:00
-Torta e Pavarësisë shqyhet nga qindra duar njerëzisht të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të ëmbëlsirës me rastin e festës kombëtare.

BERISHA: GËZUAR PAVARËSINË TË BASHKUAR
Ora 14:20 Kryeministri Berisha gjatë fjalës përshëndetëse uroi shqiptarët kudo që ndodhen festën e Flamurit të bashkuar dhe në gëzim.

“Qytetarë dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë, Predhevës Malit të Zi dhe shqiptarë kudo që jeni gëzuar 28 Nëntorin ditën e lidjes së Shqiëprisë së pavarur, 1 mijë vjet të tjera të bashkuar në shpresë dhe gëzim”,- uroi Berisha. 

BASHA: TORTA MË E MADHE NË BOTË

Ora 14:18-Para prerjes së tortës gjigande, kryebashkiaku Basha se torta e përgatitur nga 200 pastiçierë është më e madhja në botë.
“Ky është momenti i prerjes së tortës më gjigande që është ndërtuar dhe përgatitur deri më sot në botë. Falenderojmë mbi 200 pasticierë për këtë tortë 550 metra katrorë dhe që peshon mbi 18 mijë kilogramë. Ka mjaftueshëm tortë sa për dy sheshe Skënderbej”, tha Basha.

PRITET TORTA NË TIRANË

Ora 14:14 Kryeministri i vendit Sali Berisha, i bashkëshoqëruar nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaci dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryetari i Bashkisës Lulzim Basha dhe shumë personalitete të tjera shqiptare dhe kosovare mbërritën në qendrën e kryeqytetit shqiptar në rreth orës 14:14. Kryebashkiaku Basha presë tortën gjigande me kryeministrin Berisha dhe presidentetn Jahjaga. 

25 MIJË SHQIPTARË TË MAQEDONISË NË SHQIPËRI
Ora 13:44
Rreth 25 mijë shqiptarë të Maqedonisë kanë kaluar në 24 orë kufirin drejt Shqipërisë. Shqiptaro-maqedonasit kanë kaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës për tju bashkangjitur festimeve në Vlorë dhe Tiranë.
Burime kufitare bëjnë me dije se kanë kaluar rreth 3 mijë automjete, 101 autobusë dhe 51 furgona.

BERISHA: LAVDI TË RËNËVE TË KOMBIT
Ora 13:39– Pas ceremonisë së homazheve dhe vendosjes së kurorave me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, kryeministri Berisha komentoi shkurt se sot është dita kur nderohen të gjithë të rënët e kombit.
“Nderimi i parë i përket flamurit kombëtar, dhe nderit të kombit që prehin shpirtrat e tyre në këtë altar të përjetshëm. Sakrifica e tyre qëndron në themel të pavarësisë së kombit tonë. Lavdi të rënëve për Atdheun”, tha Berisha.

MAZHORANCA PËRKUJTON SOT EDHE DITËN E CLIRIMIT
 
Ora 13:23– Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, mazhoranca përkujton sot edhe ditën e Çlirimit. Është kryeparlamentarja Topalli ajo që vendosi e para kurorën me lule dhe u përkul përpara monumentit “Nënë Shqipëri”. Pas saj nderoi edhe kryeministri Sali Berisha. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga si dhe kryeministri Hashim Thaci. Nderime në monumentin “Nënë Shqipëri” kreu edhe kryebashkiaku Lulëzim Basha, e disa ministra të kabinetit. 

ËSHTË GATI TORTA E PAVARËSISË, MË E MADHJA E TË GJITHA KOHËRAVE
 
Ora 12:50
– Torta e Pavarësisë është tashmë gati, ajo pret vetëm kryeministrin Sali Berisha, i cili mësohet se do jetë edhe personi që do presë këtë tortë.

Pamja e saj është fantastike, e gjitha e kuqe dhe me simbolin e flamurit kuqezi në mes. Ka një kosto prej 130 milionë lekësh, ndërsa pritet të ndahet në më shumë se 120 mijë porcionesh.

SHEHU: POLICIA TË GJITHA MASAT PËR REND DHE QETËSI
Ora 12:30
– Lorenc Shehu, shef i sektorit të rendit dhe sigurisë publike në Policinë e Tiranës ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë e rendit.
“Kemi struktura te përforcuara të policisë me gatishmëri të plotë. Të gjithë komisariatet e kryeqytetit në gatishmëri të plotë. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për rrugët e bllokuara. Deri në këto momente situata e qetë, nuk ka pasur asnjë problem”, tha ai. 

FESTA, POLICIA: DEVIJOHET LËVIZJA E AUTOMJETEVE NË HYRJE TË TIRANËS
Ora 12:15– Rruga e Elbasanit Sauk–Pallati i Brigadave nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve por të do të bëhet devijimi i qarkullimit rrugor nga Qëndra Tregëtare Teg–Rruga Komuna e Parisit për të hyrë më pas në Tiranë.

Do të bllokohet totalisht lëvizja e mjeteve në Bulevardin Zogu i I ; Rruga Ded Gjon Luli ; Front Urani ; Nuk do të lejohen të hyjnë dhe të qarkullojnë në Tiranë, autobusët interurbanë, por duhet të parkohen në pallatin Asllan Rusi ; Fusha e Zezë në Kombinat; Fusha në Qytetin Studenti, përgjatë Unazës së madhe.

Në kuadër të këtyre masave nga Bashkia e Tiranës do të organizohen një sërë aktivitetesh si dhe përgjatë “Sheshit Skënderbej”, do të zhvillohet Parada Ushtarake në segmentin rrugor Sheshi Rilindja, përgjatë rrugës së “Durrësit” deri tek sheshi “Skënderbej” në intervelin kohor ora 10.00 deri në orën 18.00.

Nga ora 18.00 deri ne 22.00 do behet bllokimi i lëvizjes së mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve në segmentin rrugor nga kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanës) deri tek sheshi “Nënë Tereza” (për koncertin përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza).

EMIGRANTJA QË TRASHËGON FLAMURIN 100 VJECAR
Ora 11:37– Një surprizë e kësaj ekspozite ishte edhe një flamur 100 vjeçar, që një emigrante shqiptare në Athinë e kishte të trashëguar në breza. Duke rrëfyer historinë ajo tha: “Mbaj në duart e mia një flamur 100 vjeçar. Ky flamur në vitin 1912 u mor me vete nga një emigrant i rrethit të Vlorës që shkoi në Aleksandri të Egjiptit, ai e mbajti në murin e shtëpisë së tij për vite me radhë. Pas vdekjes së plakut të mirë ia dhuroi të birit që quhej Petro, e ai të bijës që jeton në Athinë. Unë do ua trashëgoj fëmijëve të mi dhe ndjehem krenare për të”.

PS CEL EKSPOZITËN E FLAMUJVE NË VLORË, RAMA: SHQIPËRIA E BASHKUAR ËSHTË E MUNDUR
Ora 11:15 Partia Socialiste ka celur mesditën e sotme ekspozitën e flamujve në në teatrin ‘Petro Marko’ të Vlorës. Artan Lame gjatë fjalës së tij bëri theksoi peripecitë që i është dashur ekspozitës të kalojë në shumë vende nga Kosova në Serbi dhe diasporë. 

Kreu i PS-së Edi Rama gjatë fjalës së tij përshëndetëse, vlerësoi 100 vjetorin e Pavërësisë si moment historik që sipas tij do shërbejë si moment reflektimi për të ardhmen .

“Për ne 100 vjetori është moment historik i jashtëzakonshëm, por dhe një mundësi për të parë të ardhmen përmes së shkuarës. Përmes vizionit dhe shembujve të mëdha të një historie 100 vjecare, që na shërben për të besuar se një Shqipëri ndryshe është e mundur. Një Shqipëri e shqiptarëve pa kufi është e mundur. Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësinë Shqipëri”, uroi Rama.

Duke iu rikthyer debatit të festimeve Rama shprehu mirënjohje për kryebashkiakun e Vlorës dhe vlonjatët për organizimin madhështor në kushtet e vështirësive të mëdha.

GJIROKASTËR, PERKUJTOHET DITA E PAVARËSISË
Ora 11:17- Me rastin e 28 nëntorit, 100- vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, përfaqësues të pushtetit lokal, të institucioneve shtetërore, banorë të Gjirokastrës etj, kanë bërë paraditen e sotme homazhe dhe kanë vendosur në monumentin e Heroit të Popullit, Cerciz Topulli, tufa dhe kurora me lule. Pranë këtij monumenti të kthyer në simbol për qytetin, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule prefektja e qarkut, Mimoza Como, nënkryetarja e bashkisë së qytetit, Vito Muco, drejtues të këshillit të qarkut etj. Homazhe në monumente të figurave historike që kanë luftuar për pavarësinë e vendit janë zhvilluar edhe në qytetet e Tepelenës, Përmetit etj. Edhe dita e sotme në rajonin jugor është e mbushur me aktivitete të larmishme në përkujtim të 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. 

MARSHIMTARËT E GJILANIT I DORËZOJNË NISHANIT FLAMURIN KUQ E ZI
Ora 10:57- Marshimtarët e nisur nga Gjilani me këmbë mbërritën sot në Vlorë dhe i dhuruan Presidentit të Republikës Bujar Nishanit flamurin kuqezi. Njëri prej tyre deklaroi se erdhën në Vlorë për të vënë në vend amanetin e etërve të tyre. “Prumë deri këtu amanetin e dëshmorëve që dhanë jetën për këtë ditë. Uroj që nga sot të jemi të gjithë të bashkuar”, tha ai. 

NISHANI: SOT SHQIPËRIA ME ËNDRRA DHE SHPRESA PËR TË ARDHMEN
Ora 10:35 Kreu i shtetit Bujar Nishani e vlerësoi ditën e Flamurit si ngjarjen më të bukur për Shqipërinë. “Ditëlindja e 100 e shtetit shqiptar është ngjarja më e bukur për çdo bashkëkombas kudo ku jeton në Shqipëri dhe jashtë saj. Të gjithë sot e festojmë të bashkuar, të lirë të fortë dhe me miq të shumtë. Kam nderin dhe privilegjin t’i ndaj me ju këto çaste me anë të këtij mesazhi”, tha Nishani.

Presidenti Nishani duke përmendur peripecitë që i është dashur të kalojë flamuri kombëtar përballë rreziqeve të shumta që iu kanosën theksoi se pavarësisht se përpjekjeve për të shuar dhe lënë në harresë shqiptarët mbrojtën me gjak shenjën e tyre bashkuese, flamurin.
“Shenja jonë bashkuese ky flamur, të cilin jemi mbledhur ta nderojmë ka bërë një rrugë të gjatë, kësaj rruge ja kemi arritur që të mos ndahemi nga flamuri ynë dhe t’i dalim zot, na e kanë rrëmbyer dhe ja kemi marrë përsëri dhe është bërë më i dashur. Kanë provuar të na e çjerrin dhe grisin dhe si kemi lejuar. Janë përpjekur të na e zhdukin duke u përpjekur të na bindin ta harrojmë, por ne e kemi nxjerrë përsëri nga hiri i harresës. Janë përpjekur ta ndryshojnë, por nuk kanë mundur. Dhe ja tek e kemi sot duke u valëvitur. Historia e vendit tonë dëshmon qartë për gjakun e derdhur dhe mundin e drejtësisë”, u shpreh Nishani. 

Pas 100 vitesh tha kreu i shteti Shqipëria nderon 40 firmëtarët dhe arkitektin e Pavarëisë, pa turpin e fshehjes së të vërtetave historike.

“Ne kujtojmë dhe nderojmë ata që na falën dinjitet kombëtar dhe krenarinë e të qënit shqiptar. Sot 100 vjet më vonë njohim të gjithë emrat e firmëtarëve të aktit të Pavarësisë, pa turpin e fshehjes së një pejsë të tyre. Janë 40 patriotë që firmosën aktin e shpalljes së rrugëtimit të lirë të Pavarësisë. Është nder për ne të vlerësojmë rrugën e madhe të atyre. Sot kemi me çfarë të krenohemi, nuk është vend me dokumente të falsifikuara. Ne sot nderojmë Ismail Qemalin dhe çdo dëshmor që dha jetën e tij për Shqipërinë. Në këtë 100- vjetor të lavdishëm të zgjimit tonë përulemi thellë para tyre duke respektuar sakrificat sublime. Përpjekjen e mijërave martirëve. Një vend i vogël si Shqipëria pre i shovinistëve lakmitar nuk u rrëzua, dhe ushqeu me gjak qëndresën për liri dhe shpresën për pavarësi”, theksoi Nishani. 

Presidenti Nishani nënvizoi se Shqipëria e sotme ka ëndrra të mëdha për të ardhmen dhe shqiptarët janë të pandarë si trupi me shpirtin teksa uroi Pavarësinë, shqiptarëve në çdo cep të Botës. 

“Sot kemi ëndrra të mëdha, Shqipëria e sotme dhe e nesërmja si krijesa të zjarrta ballkanike, ne shqiptarët nuk mund të ekzistojmë ndryshe vetëm në simbiozë me flamurin tonë. Si të tillë ne dhe flamuri ynë jemi të pandarë dhe të padashëm si toka dhe qielli, si trupi dhe shpirti jemi një me flamurin dhe të gjithë bashkë. Ta vijojmë ta mbajmë të pastër dhe të paprekur flamurin tonë dhe simbolin tonë të shejtë ashtu siç dielli ndrin dhe mbron tokën, na ndrin na bashkon dhe shpirtrat na i ngroh. Si president i një vendi të lirë dhe demokratik më shumë se kurrë pranë familjes evropiane u uroj gëzuar Pavarësinë të gjithë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, kudo ku janë në botë që kanë shijuar vitin e madh të lirë kur u shemb muri i diktaturës”, tha Nishani.

VLORË, GJIKA: BASHKIM NË TË GJITHA DIMENSIONET
Ora 10:29- Fjalën e parë pas ngritjes së flamurit dhe homazheve tek varri i Ismail Qemalit, e mori kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.
“Ja tek erdhëm sot në këtë ditë fatlume, të bekuar. I gjithë kombi i ka kthyer sytë nga qyteti ynë i bukur tek ky shesh i bekuar që mban emrin e bekuar ‘Sheshi i Flamurit’”, tha Gjika.

Kreu i Bashkisë së Vlorës përshëndeti nga Sheshi i Flamurit të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe kudo që festojnë sot.
“Përshëndetja e parë shkon për gjithë shqiptarët e mirë e të ndershëm që ndërmorën nisma nga më të veçantat e që sot janë vetë këtu, që u nisën me çdo mjet nga çdo trevë, drejt Vlorës qytetit historik të shqiptarëve. Kanë ardhur sot nga Tetova, Dibra, Ulqini, Mitrovica nga Çamëria, veriu e jugu është zënë sot dorë përdore. Jemi të gjithë pjesë e kësaj feste të ndritur, përshëndesim të gjithë ata që s’mundën të ishin sot këtu, por që kudo që janë festuan e do festojnë shqiptarçe”, tha Gjika.

Sipas tij, sot është dita për të nderuar të gjithë ata njerëz që na e dhuruan këtë ditë 100 vite më parë. Nga Vlora ai lëshoi mesazhin e bashkimit mes shqiptarëve në të gjitha dimensionet.
“28 nëntori 1912 është për të gjithë ne shqiptarët pasqyra ku ne duhet dhe mund të shohim veten tonë, vizionet e baballarëve të kombit tonë. Sot shënohet mbyllja e 100 viteve të parë për të nisur një shekull të ri. Ky shekull historie që sot mbyllet ka pasur pak nga ajo që e kemi dashur shumë, lirinë. Le të na shërbejë që të celim dyert e së nesërmes. Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur. Bashkim vëllazëror në të gjithë dimensionet, bashkim kombëtar si një proces të pakthyeshëm. Shembull dhe model i këtij bashkimi është ajo që po ndodh sot, e Vlora ndjehet krenare se e mbajti të ndezur këtë frymë krenarie”, shtoi ai.

KORÇË NGRIHET FLAMURI
Ora 10:29- Kreu i Bashkisë së Korcës Niko Peleshi ngriti Flamurin e Pavarësisë në qytetin e Korcës. Mijëra qytetarë korcarë kanë mbushur sheshin kryesor të qytetit juglindor. 

NISHANI DHE GJIKA PRESIN TORTËN
Ora 10:21- Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani dhe kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika prenë bashkë super tortën simbolike të festës së Flamurit kombëtar e përgatitur me rastin e 28 Nëntorit. 

Torta ka tri simbolet kryesore të qytetit të Vlorës flamurin, i cili do të jetë mbi 5 metra, Ismail Qemalin dhe Sheshin e Flamurit.

Dy bustet u derdhen në çokollatë, ndërsa torta ka shijen e luleshtrydhes dhe çokollatës dhe është e gjatë 12 metra. 

HOMAZHE NË MONUMENTIN E PAVARËSISË DHE VARRIN E ISMAIL QEMALIT
Ora 10:15- Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit kombëtar në Sheshin e Flamurit në Vlorë, autoritetet më të larta shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova, përfaqësues të politikës, trupit diplomatik dhe qytetarë të shumtë zhvilluan homazhe në Monumentin e Pavarësisë dhe vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama etj, zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule sipas ceremonialit zyrtar të përcaktuar nga protokolli i shtetit.

Me mijëra shqiptarë nga mbarë trevat shqiptare kanë mbushur Sheshin e Flamurit në Vlorë ku po zhvillohet ceremonia zyrtare që shënon edhe nisjen e kremtimeve për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

NGRIHET FLAMURI NË VLORË
Ora 10:05 Shqipëri Gëzuar ditëlindjen, pas 100 vjetesh ngrihet flamuri në Vlorë. Ngritja e Flamurit kombëtar kuq e zi me shqiponjën dykrenore është shoqëruar me të shtëna topi dhe mes brohoritjeve të mijëra shqiptarëve të cilët kanë mbushur sheshin e Flamurit në Vlorë. 

Pas ngritjes së flamurit nga Presidentii Bujar Nishani i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, personalitetet të larta nga Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit. 

Në varrin e burrit të shtetit vendosën kurora me lule autoritete të larta, që nga Presidentja e Kosovës, Jahjaga, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryeministi Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, kreu i PS-se, Edi Rama, dhe me radhe ministrat e kabineteve qeveritare. 

 

TAKOHEN RAMA ME BERISHËN
Ora 10:03 Qyteti i Flamurit ka mbashkaur në këtë 100 vjetor politikën shqiptare.

Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama me një shtrëngim duarsh i kanë uruar njëri-tjetrit Pavarësinë. Politika shqiptare për herë të parë i harroi problemet dhe u bashkua, si për të vënë në vend ëndrrën e Ismail Qemalit!

KRYEMINISTRI MBËRRIN NË VLORË
Ora 10:00 Kryeministri i vendit Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, përfaqësues të PD-së dhe bashkë me to Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topall mbërriti në Vlorë paraditen e sotme.

VLORË, MBËRRIN KOKA E ‘ISMAIL QEMALIT’
Ora 09:52 – Teksa ende nuk ka nisur ceremonia zyrtare në Vlorë, një element shumë I bukur I festës është edhe mbërritja e një busti me kokën e Ismail Qemalit, që transportohej me një karrocë. Nuk dihet ende se ku do të vendoset ky bust. Mësohet se është sjellë nga disa tregtarë me origjinë nga Skrpari, dhuratë për ditën e Pavarësisë!

PERSONALITETE SHQIPTARE DHE KOSOVARE NË VLORË
Ora 09:51 Vlora në festë, mbërrijnë personalitetet nga Shqipëria, Kosova. Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Bexhet Pacolli kanë shkuar mëngjesin e sotëm në Vlorë për të marrë pjesë në festimet e Pavarësisë. Ndërkohë që forca të shumta politike shqiptare ndodhen atje tashmë. Kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

FRD NË VLORË
Ora 09:46– Kreu i FRD-së Bamir Topi, njëherësh ish- kryeministër i Shqipërisë, mbërrriti mëngjesin e sotëm në Vlorë.

PS MBËRRIN NË VLORË, NË KRYE RAMA
Ora 09:45-
Kreu i Partisë Socialiste i shoqëruar nga zonja e tij Linda Rama dhe deputetë të tjerë socialistë ka mbërritur në Vlorë paraditen e sotme rreth orës 9:45 për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e 100 vjetorin e Pavarësisë.

VLORË, TOTOZANI: UROJ 100 VITE ME DEMOKRACI MË TË MIRË
Ora 09:35- Avokati i Popullit Igli Totozani i ndodhur në Vlorë për të festuar 100-vjetorin e pavarësisë u shpreh: “Sot është një nga ditët më të bukura të jetë sime që jam këtu dhe festoj me gjithë qytetarët e Vlorës. Uroj 100 vite më të mira, kulturë më të mirë, demokraci më të mirë. Jemi vëllezër dhe nuk kemi çfarë ndajmë me njëri tjetrin”, tha ai.

PERSONALITETE TË HUAJA MBËRRIJNË NË TIRANË
Ora 09:30-
 Me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Çoba Topalli, kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Zoti Gianfranco Fini, Kryetar i Dhomes se Deputeteve të Italisë, Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Eduard Kukan, President i Delegacionit Nderparlamentar per Europen Juglindore në Parlamentin Europian.

Po ashtu edhe Fritz Neugebauer, President i Dyte i Parlamentit të Austrisë, Michel Berson, Kryetar i Grupit te Miqesise ne Senatin francez, Jerzy Wenderlich, Nen Kryetar i Parlamentit të Polonisë, Georgi Pirinski, Nën Kryetar i Parlamentit të Bullgarisë, Mohammed Abbou, Nën Kryetar i Parlamentit të Morokut, si edhe parlamentarë e senatorë nga Pakistani, Jordania etj.

PREFEKTI I VLORËS: DUHET TË JEMI TË BASHKUAR
Ora 09:21-
Prefekti i Vlorës, Eduart Velçani në një pronocim për TV News24, duke uruar nga sheshi i Flamurit pavarësinë gjithë shqiptarëve bëri thirrje për bashkim.

“Edhe 100 vite të tjera. Një Shqipëri më të bukur, të bashkuar sic jemi në shesh të jemi dhe në vitet e tjera. Kemi patur rol koordinues të aktiviteteve. Shqiptarët të ardhur nga mbarë diaspora i kanë dhënë qyteti një atmosferë të mrekullueshme”, tha Velçani.

Ndërkohë, duke iu referuar darkës së organizuar gje nga kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, prefekti bëri thirrje që të lihet mënjanë cdo koment dashakeqas.
“Sot duhet të lëmë cdo koment që lidhet me festën. Sot është një ditë që duhet të bashkojë gjithë shqiptarët. Në darkë ishin përfaqësues të të gjithë politikës, Berisha, Topalli, Jahjaga, Thaci, Ali Ahmeti ishin përaqësuesit më të lartë të politikës”, tha prefekti i Vlorës.

ATMOSFERA NË RRETHE
Ora 9:20-
Me rastin e jubileut të Pavarësisë, kanë startuar aktivitetet në të gjitha rrethet e vendit. Shkodra, kryeqendra e Shqipërisë së Veriut është veshur kuqezi, ndërsa janë dhënë aktivitete të shumta në Teatrin “Migjeni”. Nisin ceremonitë banda frymore e qytetit koncert para bashkisë. Aktivitetet do të vijojnë deri në orën 19:00

Ndërkohë që në Durrës qindra durrsakë kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë nisur për në Vlorë. E njëjta atmosferë festive është edhe në Elbasan, në Korçë, në Kukës, në Lezhë, në Gjirokastër e Fier. Ngjyra e kuqe e flamurit ka stolisur rrugët e shtëpitë e të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë qenë më shumë se kurrë aktivë, për të ndezur atmosferën e qyteteve të tyre. 

TIRANA KUQEZI, PËRGATITET TORTA E PAVARËSISË
Ora 09:17- Atmosferë feste edhe në Tiranë. Kryeqyteti ka filluar të gjallërohet që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pritet që edhe këtu të ketë dyndje të madhe qytetarësh. E vecanta e kësaj feste në Tiranë është torta gjignde që pritet të jetë gati nga momenti në moment, e cila po përgatitet në shkallët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), ku edhe do të bëhet ceremonia e prerjes së saj.

Dekori i kësaj torte padyshim që do të jetë me simbolet e shtetit shqiptar: Në qendër të saj do të jetë shqiponja dhe ngjyrat do të jenë kuq e zi. Po ashtu, një element tjetër dekorues i kësaj torte me përmasa gjigante do të jenë gjethet e ullirit, – kjo për arsye të simbolit që mbart kjo pemë. Përgatitja e tortës, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia e Tiranës, do të bëhet nga dhjetëra pasticierë, të cilët janë ofruar në mënyrë vullnetare. 

LIND BEBJA E PAVARËSISË 
Ora 8:45- Shekulli i Pavarësisë është pagëzuar me ardhjen në jetë të një bebe vajzë. Fëmija e parë në këtë 100 vjetor Pavarësie lindi në Maternitetin ‘Bretëredha Geralidina’ në Tiranë Mjekët thanë se lindja ishte normale dhe bebja erdhi në jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 02:15.

DYNDJE MYSAFIRËSH NË VLORË
Ora 8:00- Që në orët e para të mëngjesit Vlora është e gjallë, njerëzit kanë filluar të mbushin “Sheshin e Flamurit”, vendi ku do të zhvillohet festa e madhe. Flamuri ynë kombëtar dhe ngjyrat kuqezi janë ato që mbizotërojnë në këtë qytet. Pritet që personalitetet më të larta të shtetit, por edhe personalitete nga bota pritet të jenë sot në Vlorë për të nderuar ditën më të rëndësishme të kombit. 

Mijëra banorë nga rrethe të ndryshme të vendit, si dhe nga trevat shqipfolëse, janë dyndur në Vlorë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Ndërkohë që hotelet janë të tëra të prenotuara e të tejmbushura, vlonjatët kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të pritur mysafirët. Përgjatë gjithë ditës së djeshme, grupet folklorike nga të gjitha trevat kanë mbushur rrugët dhe sheshet e qytetit bregdetar, duke shtuar atmosferën festive. Festivalet polifonike kanë çelur siparin dje dhe do të vazhdojnë deri më 29 nëntor. Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, muzeu i qytetit të Vlorës do të jetë i hapur 24 orë, me qëllim që të gjithë vizitorët ta vizitojnë atë në çdo orë. Larmisë së aktiviteteve të organizuara nga lokalët i janë shtuar dhe improvizimet e bëra nga shqiptarët e ardhur nga Kosova dhe Maqedonia. (B.W/LajmeShqipcom)

 
Lajme Shqip Wednesday, 28 November 2012 13:16

Në një shkrim të publikuar në uebsajtin e tabliodit të madh britanik citohej Partia Socialiste, që e konsideroi këtë ngjarje si një “turpërim grotesk”. 

Në artikull, kjo mënyrë festimi konsiderohej primitive, ndërsa pasqyroheshin kundërshtitë nga brenda Shqipërisë dhe disa organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Në mbyllje të artikullit, “The Guardian” denoncoi se pavarësisht përpjekjeve për t’u lidhur me Kryeministrinë apo instutucionet përkatëse, nuk kishte arritur të merrte një koment zyrtar për këtë ngjarje.(T.Ch)

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 November 2012 18:40

Tiranë – Sot në Tiranë është zbuluar solemnisht shtatorja e komandantit legjendar Adem Jasharit. Shtatoren e arkitektit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zemër të Tiranës e zbuluan kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Tiranës, Lulzim Basha, si dhe Rifat Jashari. Me këtë rast, vepra dhe kontributi i Adem Jasharit u vlerësua lart nga të pranishmit, duke thënë se ai arriti që Prekazin dhe Drenicën ta shndërrojë në Krujën e Skënderbeut.

Pas zbulimit të shtatores, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha para të pranishmëve tha se vepra dhe ideali i Adem Jasharit ka qenë dhe mbetet bashkimi kombëtar, prandaj theksoi se ardhja e tij në Tiranë do të shërbejë për frymëzimin e gjeneratave të reja në rrugëtimin e shqiptarëve drejt bashkimit dhe rrugës për në Bashkimin Evropian.

“Pas Skënderbeut është flamurmbajtësi më dinjitoz, më trim, më burrëror i këtij flamuri; sepse ai u faktoi shqiptarëve dhe botës se heroizmi i këtij kombi nuk ka kufij; se sakrifica e tij për liri dhe dinjitet kombëtar nuk njeh kufij; se është i gatshëm për çdo çmim për lirinë, dinjitetin e tij të kombit dhe vendit të tij. Sot jemi këtu nga të gjitha trojet etnike shqiptare, kemi vendosur lule dhe jemi krenar me ty komandant. Dhe sot jemi këtu për t’u zotuar solemnisht se jemi të frymëzuar nga vepra jote dhe e qindra mijëra heronjve dhe do të bëjmë gjithçka që të bëjmë realitet idealin e shenjtë për të cilën ti bëre sakrificën më sublime, për të cilën shqiptarët gjatë një shekulli ranë për t’u bërë të pavdekshëm; për të bërë realitet bashkimin kombëtar, si ëndrra më fisnike, e bukur dhe e vërtet evropiane e këtij kombi”, ka thënë ai.(K.P/LajmeShqip.com))

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 November 2012 17:43

Selanik – Ne fjalen e hapjes Konsulli i Pergjithshem i Shqiperise, Riza Poda ka pershendetur te pranishmit duke theksuar rendesine e jashtezakonshme te dates 28 Nentor te vitit 1912, ne historine e popullit shqiptar.

Te ftuar kane qene edhe pjestare te trupave te huaja diplomatike, funksionare te NATO-s, udheheqes te pushtetit lokal, biznesmene greke e te huaj.
 
“Jam shume e gezuar qe ndodhem sot ketu dhe  jap urimet me te mira per popullin shqiptar ne kete pervjetor te rendesishem”, tha Marsha Lance Konsulle e SHBA ne Selanik.

“Dua te uroj, për shume vjet gezuar Shqiperi dhe urimet me te mira per popullin shqiptar ne festen kombetare”, tha Martin Solomon, Konsulli i Rumanisë në Selanik.

Me emocione te veçanta kane pershkruar kete dite edhe personalitete te njohura te Shqiperise dhe dashamires te vendit tone.

“Ne kete dite te vecante i jap popullit mik shqiptar dhe gjithe bashkatdhetareve tuaj ne te gjithe boten,se keni shkuar tashme kudo,urimet e mia me te ngrohta”, Stathis Gizis, biznesmen grek në Shqipëri.

Me mall dhe dashuri, pasi jetojne vite me radhe larg atdheut, shqiptaret e ketij qyteti e kane perjetuar me gezim dhe krenari kete pervjetor te shenuar ne historine e popullit tone.(T.Ch)

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 November 2012 16:34

Prishtinë – Në 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Posta e Kosovës nxori pullën postare në të cilën janë vendosur figura e Isa Boletinit, Bajram Currit e Hasan Prishtinës.

Edicioni i 87-të i Postës së Kosovës sjell pulla postare me figurat e historisë sonë kombëtare: Isa Boletinit, Bajram Currit e Hasan Prishtinës.

Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Sejdi Hoxha tha se kjo pullë postare do të paraqesë në botë imazhin e popullit shqiptar në përgjithësi.

“Nga 27 nëntori kur lancohet në qarkullim kjo pullë postare, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin dhe Bajram Currin i pret edhe një punë e re madhore- detyra e ambasadorëve të Republikës së Kosovës. Kjo na jep mundësinë të prezantojmë në botë se ne jemi popull atdhedashës, popull me dinjitet bujar, popull që çmon dhe respekton vlerat e tij kombëtare”, tha Hoxha, transmeton koha ditore.

Posta e Kosovës, shpërndau pllakate të gravuara me pamjen e pullës së re postale për familjen Jashari e Boletini, për drejtorin e Postës së Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Qytetarët të cilët vendosin të përcjellin porositë apo urimet e tyre përmes kartolinave, nga nesër do të kenë mundësi të blejnë pullën e re të punuar nga Hyrije Ademi në çmim prej 1 euro.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 November 2012 13:59

TIRANË– Vetëm një ditë na ndan nga jubileu i madh, ku të gjithë shqiptarët do kenë mundësinë të kremtojnë së bashku 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Urime te shumta drejtuar shqiptareve me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kanë ardhur nga shumë vende të botës, ndërsa sot këtyre urimeve iu është bashkuar edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton.

Festa ka filluar tashmë në çdo qytet shqiptar, ndërsa flamuri ynë kombëtar ka mbuluar rrugët, sheshet dhe ballkonet. Tirana dhe Vlora do jenë dy qendrat kryesore të kremtimit të festës.

Sipas axhendës së qeverisë, sot në orën 18:00 në Vlorë do të nisin zyrtarisht festimet, që do të zgjasin më shumë se 27 orë. Në qendër të qytetit do të mbahet koncert festiv me pjesëmarrjen e trupave artistike nga vendi. Ndërsa në orën 19:30, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka ftuar një numër të madh personalitetesh, përfshi deputetë e ministra.

QOSJA: VLORËS KURRË S’DO JA MARRË NJERI ROLIN HISTORIK
13:29 Shkrimtari Rezhep Qosja ëhstë shprehur i lumtur për nderin e madh që Qyteti i Flamurit i bëri me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

“E falenderoj kryetarin e Bashkisë vsëe Vlorës Shpëtim Gjika për ftesën që të marrë pjesë në këtë kremtim historik dhe në të njëjtën kohë e përshëndes kolegun tim Pëllumb xhufi për fjalët e bukura dhe më të mira se i meritoj e përshëndes kryetarin e PS të shqipërisë, dhe kolegun tim Edi Rama. Ju përshëndes të gjithëve ju që jeni këtu dhe ju të gjithë bashkëkombësve tonë kudo qofshi jua uroj ditën e madhe të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndihem i priviligjuar për nderimin që më bëhen, duke u shpallur qytetari nderi në 100 vjetorin e pavarësisë në Vlorë. Për cdo shqiptarë që e don popullin që i takon dhe që e don Shqipërinë dhe e quanim nëna Shqipëri nuk mund të ketë nderim më të madh sa të shpallet qytaret nderi nga Vlora. Ky është nderim që kuptimëson jetën e të nderuarit dhe e obligon të nderuarin me këtë titull,- tha Qosja. 

Në fjalën e tij të gjatë, shkrimtari duke iu rikthyer historisë së artë në të cilën plaku i urtë i Vlorës dhe Rilindasin luftuan me penë dhe me pushke për shpallje e Pavarësisë, kritikoi përpjekjet aktuale të cilat duan të zbehin rëndësinë historike që ka qyteti ku më 28 Nëntor të 912 u shpall Pavarësisa.

“Tani 100 vjet në 28 Nëntor shqiptarët nuk mblidhen dhe festojnë as si toskë as gegë, as si katolik apo mysliman, në Vlorë shqiptarët mblidhen dhe kremtojnë vetëm si shqiptarë. Mblidhen dhe kremtojnë si shqiptarë të bashkuar që pashmangshmërisht do e bëjnë Shqipërinë e bashkuar, Shqipërinë për të cilën votuan delegatët e Vlorës dhe ishte ideali i tyre. Këhtu ishte 99 vitet e shkuara, kështu do jetë 10 0 vitet e ardhshme dhe gjithmonë. Kështu do jetë deri sa të jetë Vlora dhe Vlora do jetë gjithmonë. Këtë rol të madh historik kombëtar Vlorës nuk do mund t’ja marrë kush kurrë, ama kurrë. Këtë rol të madh historik Vlorës ia ka dhuruar historia dhe gjeografika dhe e kanë në mendje dhe në zemër të gjithë atdhetarët shqiptarë” theksoi Qosja.

VLORË, NDEROHET REXHEP QOSJA DHE JOHN WITHERS
Ora 13:19 Qyteti i Flamurit, Vlora ka nderuar sot me titullin “Qytetar nderi” shkrimtarin Rexhep Qosja dhe ish-ambasadorin e SHBA-ve John Withers.

DETAJE NGA FESTA NESËR NË TIRANË
Ora 12:52- News 24 zbardh detaje nga festimet që do të mbahen nesër në kryeqytet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Pritet që pas paradës së ushtisë, kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci do të mbajnë fjalën e rastit.

Ndërsa në aktivitetin e zhvilluar në Palatin e Brugadave do të përshëndesin krerët e shtetit, Presidenti Bujar Nishani dhe Atifete Jahjaga. Me këtë rast, do të përshëndesë edhe Kryetar i Partive Popullore Evropiane, Wilfred Martnes.

PËLLUMB XHUFI NGA VLORA: TË JEMI TË BASHKUAR!
Ora 12:10- Historiani Pëllumb Xhufi i ndodhur në Vlorë, në pritje për të festuar atje përvjetorin e madh e ka përshkruar kështu atmosferën: “ Ky 100 vjetor do jetë i jashtëzakonshëm. Ka disa aktivitete këtu në Vlorë, do nderohen personalitetet e shquara. Do shijojmë këtë atmosferë të jashtëzakonshme të Vlorës, sheshi është rregulluar, njerëzit sot kanë marrë një pamje tjetër”.

Xhufi nuk ka nguruar të përcjellë mesazhin e rilindësve për popullin shqiptar.
“Të përcjellim sot nga Vlora mesazhet e paraardhësve tanë, të rilindësve, atë mesazh që ka përcjellë edhe Ismail Qemali. Të jemi të bashkuar edhe kundër kasandrave që dikush po përpiqet ti fusë brenda shqiptarëve”, tha ai.

HOTELET NË VLORË TË TEJMBUSHURA
Ora 11:55 Mijëra banorë nga rrethe të ndryshme të vendit, si dhe nga trevat shqipfolëse, do të dynden në Vlorë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Rreth 400 mijë persona pritet që të mbërrijnë në qytetin e flamurit gjatë 24 orëve të ardhshme. Ndërkohë që hotelet janë të tëra të prenotuara e të tejmbushura, vlonjatët kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të pritur mysafirët. Përgjatë gjithë ditës së djeshme, grupet folklorike nga të gjitha trevat kanë mbushur rrugët dhe sheshet e qytetit bregdetar, duke shtuar atmosferën festive.

FESTIME TEK “MURAT TOPTANI”, BASHA: POSHTË PËRCARJA
Ora 11:45 Zërat e ëmbël fëminorë kanë pushtuar rrugën Murat Toptani mesditën e sotme. Këngë patriotike të sjella në kohë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kanë pushtuar kryeqytetin.

Kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili mori pjesë në festime gjatë fjalës së mbajtur bëri me dije se këngët patriotike do u shpërndahen falas me CD të gjithë nxënësve të shkollave, teksa bëri thirrje për bashkim.

“Poshtë përcarja, rroftë bashkimi. Por, një nga gjërat që i ka dhënë më shumë ngjyrë festave është mënyra si e kanë festuar bashkëqytetarët mbarë kombit, anëmbanë kombitn e kanë kthyer nga nje festë zyrtare në festë qytetare. Stërgjyshërit tanë janë përballur me armiqë të fortë dhe dicka ju jepte forcë cdo natë, në sheshet e qyteteve, në dasma dhe luftë dhe këto ishin këngët partriotike dhe këtu marrin jetë edhe disa këngë si: Poshtë përcarja rroftë bashkimit. Disa janë humbur në pluhurin e kohës disa janë ndaluar nga diktatura, ndaj dhe Bashkia Tiranë i ka sjellë në këtë CD për ti shpërndarë falas cdo nxënës në kryeqytet”, tha Basha.

CLINTON URON SHQIPTARËT: FORCONI DEMOKRACINË

Ora 10:00- Diplomatja amerikane në emër të Presidentit Barack Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara dërgon dëshirat më të mira për popullin e Shqipërisë për Ditën Tuaj të Pavarësisë, këtë 28 nëntor”.

“Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë që t’i përgjigjet nevojave të popullit shqiptar”- thuhet në mesazhin e saj.
 
Ajo garanton edhe një herë shqiptarët për mbështetjen e SHBA dhe thellimin e miqësisë mes popujve. “Ndërsa ju festoni me familjet dhe të dashurit, diheni se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik. Ne shikojmë përpara për një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”, -përfundon deklarata për shtyp e sekretares Clinton. 

AKTIVITETET SOT
10:00 Vazhdon panairi “Blej Produkte Shqiptare” 
10:00 Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”) 
11:00 Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)
15:00 Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem Jashari (rruga e Durrësit)
20:00 Koncert me grupe rock, me këngë patriotike (rruga “Murat Toptani”) Renis Gjoka; Kamela & Top Shoë Band; Valon Shehu; Grupi Na; Grifshat; Vedat Ademi.(B.W/LajmeShqip.com)

12