Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 14:58

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini e ka njoftuar Havier Pastoren se është duke u shitur tek PSG.

Marrëveshja ishte arritur rreth mesnatës dhe duhet të përfundojë të hënën, kur argjentinasi do tw fluturojw për të nënshkruar kontratën.
“Unë dëshiroja ta mbaja Pastoren në Palermo, por me këto shifra, ishte e pamundur,” tha presidenti Zamparini për “Sky Sport Italia”.
“A jam unë i kënaqur? Në aspektin ekonomik po, por në futboll dhe kushtet personale nuk mund të ketë gjithçka në rregull”, ka thwnw ai, duke shtuar se : “Unë tashmë iu kam premtuar që do të shkoj për ta parë atë kur luan në Paris, sepse për ta shikuar Pastoren në veprim është gjithmonë një kënaqësi.”
Duke folur pwr vazhdimwsinw e skuadrës pas transferimit tw Pastores, Zamparini ka thwnw se shuma qw wshtw fituar nga kjo shitje, do t’i mundësoi skuadrës pwr t’i balancuar forcat.

“Shuma që kemi fituar nga ky transferim do të na lejojë për  të forcuar skuadrën edhe më shumë, qw t’i balancojmë forcat edhe më shumë. Palermo është në rrugë të duhur për tu bere skuadër e fortë”, ka përfunduar presidenti i Palermos, Zamparini.