Lajme Shqip Wednesday, 12 February 2014 12:28

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është takuar sot me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Gianni Pittella. Rama tha se, me zv/presidentin Pittella diskutuam në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria dhe për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Kënaqësi që prita një dashamirës të Shqipërisë  dhe ndamë mendime për ecurinë e progresit drejt BE-së. Diskutuam edhe për forcimin e bashkëpunimit me grupin socialist dhe demokrat. Falënderova Pittellan për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane”, ka theksuar Rama.

Nga ana e tij, zv/presidenti i PE-së, Gianni Pittella, ka shprehur admirim për punën e qeverisë Rama në luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe për reformën e administratës publike. Pittella ka theksoi se, Parlamenti Evropian është shprehur zyrtarisht pro anëtarësimit të  Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Zv/presidenti i PE-së e ka cilësuar si të gabuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale dhe bëri apel të bashkëpunojë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Opozita po mban një qëndrim të gabuar ndaj reformës administrative- territoriale. I bëj apel opozitës shqiptare të ndryshojë qëndrim pasi integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është as e qeverisë, as e opozitës, por e të gjithë shqiptarëve”, tha Pittella, raporton Shekulli. 

 
Lajme Shqip Monday, 13 January 2014 11:11

Rezoluata për kalimin e kompetencave të EULEX pritet të bëhet në mënyrë graduale.

Ndërsa disa deputetë të Parlamentit Europian në amendamentet e tyre kanë përmendur faktin se janë shpenzuar mbi 1 miliard euro deri me tani misioni i EULEX-it në Kosovë, duke bërë që ky të jetë operacioni më i shtrenjtë i kësaj kategorie në historinë e Bashkimit Evropian.

Teksti i kësaj rezolute nuk ndryshon shumë nga ato të viteve të mëparshme sa u përket çështjeve politike dhe në të shprehet qartë një mbështetje e madhe politikepër Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Rezoluta për kalimin e kompetencave të EULEX pritet të miratohet pa ndonjë problem. Në të mbështetet edhe avancimi në procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit.

“U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të përmirësojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë; u bëjmë thirrje autoriteteve që në mënyrë proaktive të forcojnë sundimin e ligjit, posaçërisht duke proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshirë edhe në radhët e veta”, thuhet në raport.