Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 17:28

Mitrovicë- “Në këto momente referendumi në veri të Kosovës është mënyra ma e mirë për të mbrojtuar interesat e Serbisë në tërësi, të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj i cili tani më është duke u cënuar në kufijtë e saj”- ka thënë Sllobodan Samarxhiç, nënkryetar i DSS-së së Koshtunicës. Samarxhiç këto komente i ka bërë në veri të Mitrovicës të premten në një vizitë që ai është duke bërë në veri të Kosovës.

Sipas tij është e nevojshme që banorët e 4 komunave në veri të Kosovës të dalin në referendum dhe të deklarohen se janë kundër vendosjes së institucioneve të shtetit të Kosovës .

“Pushtetarët në Beograd do të bëjën presion që barrikadat të largohen dhe të hiqni dorë nga referendumi dhe për këtë ata janë duke bërë presion në kryetarëve të komunave dhe dëshmi për këtë është se ata kanë deklaruar se 50 zyrtarë të komunës së Mitrovicës tani më veç janë tepricë teknologjike”- ka thënë Samarxhiç.

Sipasi tij “kjo levizje e Qeverisë në Beograd është mjaft shqetësuese por ne nuk do të heqim dorë nga mbjatja e referendumit”.

“Banorët e kanë të qartë se referendumi mund të ndalohet vetëm me ndonjë skenar shumë të keq i cili është, që dialogu Beograd-Prishtinë të përfundojë deri në fund e në këtë mënyrë shqiptarët me ato që kanë marrë deri tani si lëvizjen e lirë si dhe librat amzës, t-iu jepet edhe pjesmarrje në takimet me shtetet e tjetra në takimet rajonale dhe Serbia të këtë mardhënie të mira me Kosovën. Referendumi është në harmoni në ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë dhe me interesat më të larta të shtetit”- ka thënë Samarxhiç.

Samarxhiç në Kosovë është i shoqëruar edhe nga nënkryetari tjetër i kësaj partie Millosh Jovanoviç.  Jovanoviç më tej ka shtuar se “nëse qeveria thekson se referendumi është i dëmshëm atëher ju duhet ta dini se ai është i domosdoshëm. Nuk ka shtyrje dhe heqje dorë nga referendumi ai duhet të mbahet dhe për këtë serbët e Kosovës nuk do të jenë fajtorë nëse Serbia nuk e merrë kandidaturën për BE-e”.

Në anën tjetër Zoran Saviç, kryetra i DSS-së për Mitrovicën ka theksuar se referendumi do të mbahet si është përcaktuar dhe nuk do të ketë shtyrje a as heqje dorë nga ai.

Po ashtu edhe Nenad Koiç, kryetra i DSS-së së Koshtunicës për Kosovën i ka nxitur banorët e komunave të veriut duke deklaruar se “ju përcjell porositë e serbëve në jug të Kosovës se ata ju përkrahin dhe janë për mbajtje të referendumit”.

 
Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 14:50

Mitrovicë- Burime të sigurta të portalit LajmeShqip.com në veri të Mitrovicës bëjnë të ditur se grupet kriminale serbe që deri tani kanë pasuar përkrahjen e Qeverisë së Beogradit dhe presidentit Tadiç janë duke nxitur në very të Kosovës një luftë civile.

Duke parë rrezikun nga lufta civile në veri, qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punve të Brendëshme të Serbisë ka dërguar në Kosovë këto ditë rreth 500 policë serbë të cilët janë vendosur në komunat në very të Kosovës.

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar edhe foto të mercenarëve rusë që po veprojnë në veri të Kosovës. Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

Burimet e portalit LajmeShqip.com, njoftojnë se të mërkurën këtyre policëve u janë shpërndarë dhe dhënë armë të ndryshme, revole etj, në vendin e quajtur Zveçani i Vogël.

Në mesin e këtyre policëve mësohet se janë rekrutuar edhe 10 shqiptarë nga Lugina e Preshevës kanë njoftuar burimet e portalit. Qëllimi i këtyre policëve sipas burimit është që të parandalojnë një luftë civile në veri dhe me ketë rast policët duhet që të eleminojnë grupet radikale serbe, qoftë edhe fizikisht.

Në këtë aksion në veri është duke e udhëhequr grupi kriminal serb “Obraz” që komandohet nga Igor Vojnoviç, grupi tjetër “1389” si dhe grupe tjera, të cilat kanë përkrahje direkte të kryetarit të DSS-së, Vojisllav Koshtunica si dhe atij të SNS-së, Tomisllav Nikoliçt.

Burimi më tej ka shtuar se në ditët në vijim pritet që ky grup i policëve që janë futuar në Kosovë nëpërmjet rrugëve alternative, do të veprojë veçanërisht në eleminimin e grupit “Obrazi” dhe atij “1389”. Po ashtu në Kosovë gjatë të enjtës janë futur edhe mbi 30 persona të grupit “1389” të cilët gjatë natës, mes së enjtes dhe të premtës kanë ruajtuar barrikadën në fshatin Rudare të Zveçanit.

Koshtunica dhe Nikoliç kanë armatosuar grupet e tyre për t’iu kundërvënë Qeverisë së Serbisë dhe Presidentit Tadiç në njërën anë, kurse në anen tjetër me këto grupe ata po tentojnë që të destabilizojnë gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës por edhe në pjesë tjera të caktuara në territorin e Kosovës.

Qëllimi final i kësaj është që situata në Kosovë të paraqitet në botën e jashtme si e paqëndrueshme dhe e rrezikshme për serbët.

Përkrahje direkte të grupeve radikale në veri të Kosovës si dhe Koshtunicës dhe Nikoliçit është duke i dhënë edhe ambasadori rus në Beograd Konuzin.  

 Burime më tej ka shtuar se armatimi kryesor  për grupe radikale serb në veri është duke ardhuar nën singlën dhe në emrin e ndihmave humanitare, në menyrë që t’i ikë kontrollit të KFOR-it në veri të Kosovës. 

“Janë identifikuar dhe janë parë se janë shkarkuar armë dhe paketime të ndryshme nga ndihmat humanitare, të cilat burimet tona, i kanë identifikuar se janë shpërndarë tek anëtarë të këtyre dy grupeve kriminale, të cilat pasaj kanë rishpërndarë tek grupet dhe mercenarë tjerë në veri të Kosovës. Janë identifikuar edhe celulat kryesore të këtyre kriminelëve dhe ne kemi informatorët tonë të sigurtë dhe të besueshëm për të vëzhguar dhe monitoruar zhvillimet”, ka thënë burimi i Portalit.

 Veriu i Kosovës tashmë është i ndarë në ekstrem politikisht. Kryetari i Qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç dhe kryetari i Leposaviçit Branko Niniç, janë kundër mbajtjes së referendunmit dhe pro Tadiçit, ndërsa kryetari i komunës së Zubin Potokut Sllavisha Ristiç, ai i veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiç si dhe ai i Zveçanit Dragisha Milloviç janë për mbajtjen e këtij referendum, derisa një pjesë e madhe e përkrahin Koshtunicën dhe Nikoliçin bashkë me grupet kriminale si “Obrazin” dhe “1389” etj. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 20:27

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 10 Dhjetor, 14:20) – Nata në veriun e Kosovës e sidomos në atë të Mitrovicës ka qenë shumë e tensionuar, ku grupet kriminale serbe kanë filluar të lajnë hespet mes tyre, se kush do ta kontrollojë kontrabandën dhe krimin  e organizuar në veri. 

Të shtënat në mbrëmje kanë qenë të shumta në drejtim të objektit të zjarrfikësve ku është vendosur edhe grupi kriminal serb ‘Shigjeta’. Poashtu pasur të shtëna edhe në drejtim të të ashtuquajturit ndërtesës së strukturave paralele serbe. Banorët e lagjës së boshnjakëve të komunitetit jo-serb kanë deklaruar se kemi qenë shumë të shqetësuar për të shtënat që na e kanë kujtuar luftën dhe fëmijët kanë përjetuar caste frike dhe terrori.

Në anën tjetër, të shtënat mes grupeve kriminale serbe kanë vazhduar edhe gjatë tërë natës në veri të Mitrovicës, por të shtëna në mesë të këtyre grupeve ka pasuar edhe në Zveçan.

Në anen tjetër dy magjistralet kryesore të veriut të vendit ende mbeten të mbyllura për shkak të barikadave që janë duke i vendosur këto grupe kriminale, ka edhe shumë njerëz që janë duke i rujatur barikadat kryesore. Të gjithë këto grupe kriminale serb që merrën me ruajtjen e barikadave paguen nga Qeveria e Serbisë.

************************

Një luftim i ashpër me armë zjarri në mes të grupeve kriminale serbe është regjitruar në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

 Ngjarja ka ndodhuar rret orës 18 :40 kur një grup ka sulmuar nga një ndërtesë në afërsi me armë zjarri objektin e zjarrëfikësve si dhe Qendrën Kordinuese Serbe për Kosovën që janë ngjitur njëra me tjetrën.

Po ashtu nga këto objekte, ka ardhur edhe përgjigja me armë zjarri kundër sulmuesve.

Në këto dy objekte gjenden mbi 20 pjestarë të njësisë paramilitare serbe ‘Shigjeta’ të cilët ndërhyjnë në rast emergjente kur KFOR-i apo EULEX-i tentojnë të largojnë ndonjë barrikadë apo kur është i nevojshem ndonjë ndërhyrje e grupeve kriminale serbe kundër shqiptarëve.

Burimet më tej ka precizuar se ‘Shigjeta’ janë duke përkrahuar vijën e strukturave radikale serbe që janë kundër largimit të barrikadave ndërsa sulmi është kryer nga ana e grupeve që janë për largimin e barrikadave dhe marrjen në dorë të të gjithë kontrabandimit në veri të Kosovës. 

Për momentin nuk dihet nëse ka patuar të vrarë apo të plagosuar në mesë të serbëve.  

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 09:00

Mitrovicë – Ndërsa ushtarët e KFOR-it ishin vendosur në pikën e kontrollit në fshatin Jegenicë të Komunisës së Zubin-Potokut, serbët të hënën në mesditë nisën të largojnë një barrikadë në këtë fshat me qëllim që të mundësohet qarkullimi i lirë në rrugën që lidh Zubin Potokun me Zveçanin dhe qytetet e tjera në veri të Kosovës.

Në Jagenjicë sipas burimeve të portalit janë vendosuar mbi 10 paramilitarë rusë.Sipas burimeve të portalit ata që kanë ardhur nga Rusia janë ish-ushtarë të Bashkimit Sovjetik të cilët kanë marrë pjesë edhe në luftëra të tjera si në Afganistan, Kroaci dhe Bosnje.

Udhëheqësi u grupit të paramilitarëve ruse në Kosovë është Aleksandër Kravcenko, i cili këto është duke qëndruar në Zveçan ndërsa komandon njësinë e tij në Jegenicë.

I ashtuquajtuari kryetar i Komunës së Zubin-Potokut Sllavisha Ristiç ka theksuar se largimi i barrikadës po bëhet për arsye që KFOR-i të bëjë të mundur qarkullimin në rrugën Zubin Potok-Zveçan ndërsa u ka bërë thirrje serbëve të veriut që të qëndrojnë në barrikada. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 12:44

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 2 Dhjetor, 12:20) – Gjendja e sigurisë në veri të Kosovës, mbetet e tensionuar, grupet kriminale serbe të armatosuar bëjnë rojën në afërsi të barikadve, ndërkohë që institucionet shtetërore të Kosovës për siguri si dhe ato ndërkombetare, si KFOR dhe EULEX, janë të pa vullntshme që të shtrijnë rendin e ligjin në veri të Kosovës.

Natën që po lëmë pas në këtë pjesë të vendit nuk është shënuar ndonjë incident i veçantë, por vetë fakti që të gjitha rrugët nacionale që të dërgojnë për në dy pikat kufitare në veri të Kosovës mbesin të bllokuara dhe ruhen nga kriminelë serbë të armatosur duke mos lejuar as kalimin e autokolonave të KFOR-it për furnizim të kampeve të saj në veri. 

Krerët e strukturave paralele në veri të Kosovës ftojnë qytetarët që të qëndrojnë në barikada në mënyrë që të mos lejonë forcat e NATO-së që të largojnë barikadat nga rrugët e veriut të Kosoves.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 20:50) – Burime të sigurta të Portalit LajmeShqip.com kanë mësuar se një grup i paramilitarësh rusë, të njohur me emrin “Kosovski shtit”, kanë mbërritur në veri të Kosovës për të ndihmuar serbët e veriut në qëndresën e tyre kundrejt forcave të KFOR-it dhe mbrojtjen e barrikadave.

Sipas të dhënave të sigurta të portalit, rezulton se një grup, prej të paktën 10 personash, që drejtohen nga Aleksandër Kovaçenkov janë vendosur në Jegenicë, përkrahë ushtarëve të KFOR-it. Burimi më tej thotë se paramilitarë të tjerë janë vendosur edhe në veri të Mitrovicës, në Zveçan dhe Leposaviç, por nuk dihet pozicionimi i saktë i tyre.

Forcat paramilitare ruse në veri mësohet se kanë mbërritur me kërkesën e të ashtuquajturve, 4 kryetarëve të komunave të Mitrovicës, të MUP-it, të Mbrojtjes Civile si dhe të grupeve tjera kriminale që veprojnë në veri të Mitrovicës.

**************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 1 Dhjetor, 12:30) – KFOR-i ka filluar të enjtën bisedime me të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve për qetësinim e situatës në fashtin Jegenicë të Zubin Potokut. Adolf Konrad, komandanti i KFOR-it, të enjtën është takuar me të ashtuquajturin kryetar të Komunës së Zubin Potokut Sllavisha Ristiq.

Portali mëson se përfaqësuesit e KFOR-it i kanë thënë Ristiqit se KFOR-i më nuk do të tolerojë dhunë ndaj ushtarëve të tij dhe nëse vjen deri aty, ushtarët e NATO-së do të qëllojnë me municion të vërtetë dhe atë pa parlajmrim.

Ndërkohë Sllavisha Ristiq ka kërkuar nga KFOR-i që të tërhiqet në pozicionet të cilat ka qenë ditën e hënë, pra të liroj barikaden e marrë, si dhe të largojë nga aty postobllokun e KFOR-it, e me këtë edhe lirimin e rrugës për qarkullim nga Zubin Potoku për në Zveçan, Mitrovicë e Leposaviq.

I ashtuquajtuari nënkryetra i komunës së Zveçanit , Ljubomir Radoviq ka demantuar
zyratrët e Beogradit se për serbët e Kosovës ndahen 600 milion eruro në vit. Radoviq ka nënvizuar se nuk di kujt i jipen këto para, por buxheti i komunës së Zveçanit është 3.1 milion euro e nuk janë më të mëdha edhe buxhetet e komunave të tjera të veriut të Kosovës.

Radovik dhe shefi i tij Milloviq janë pjesëtar të Partisë së Tomisllav Nikoliqit e që janë në kundërshtim me partinë e Tadiqit e cila udhëheq me Leposaviqin.

Të ashtuquajturait 4 kryetarët e komunave serbe të verit të Kosovës nuk janë të pa përgjegjëshem dhe nuk fshihen pas popullatës ka thënë Oliver Ivanoviq, sekretari në Ministrinë e të ashtuqjujtur për Kosovën të Qeverisë së Serbisë. Kryetarët nuk fshihen pas popullit, ata janë të përgjegjëshëm por iu duhet kohë që të mbledhin kuvendet e tyre dhe të vendosin për fatin e barikadave.

**************************

Mitrovicë – Në orët e vona të mbrëmjes të së martës grupet kriminale serbe kanë përforcuar barikadën në hyrje të fshtait Rudarë të komunës së Zveçanit duke betonuar atë sërish.

Sipas burimeve të portalit grupet serbe të priruara nga kapo i krimit për veri Zvonko Veselinoviq, autoçisternat e të cilët kanë sjellur aty mbi 24 metër/kub beton por kësaj radhe këtë beton e kanë përforcuar edhe me shufra të çelikut. Barikada në fshatin Rudarë aktualisht kap një lartësi mbi 2 m, ndërkohë që kjo barikadë ditë më parë është larguar nga pjestarë e KFOR-it për t’u kthyer më pas nga serbet.

Këto grupe kriminale serbe kanë vendosur edhe tri barikada të tjera në fshatin Jegenicë duke bllokuar tërsisht po thuajse ushtarët e NATO-së të cilët janë të vendosura në atë rrugë tash e një ditë më parë. Për pjesëtarët e KFOR-it e vetëmja mundësi e tërheqëjes nga kjo rrugë i ka mbetuar vetëm një rrugë lokale për në fshtain Çabër.  

Çabra është fshati i vetëm në komunën e Zubin Potokut i cili është i banuar tërësisht me popullatë shqiptarë. Në pikën e kontrollit të KFOR-it në Jegenicë, kohë pas kohe vie deri tek tensionimi i situatës ku grupet serbe të tubuar ushtrojnë dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it.  

Ndërsa që pjesëtarët e KFOR-it janë duke u mbajtuar edhe nën shënjestren e sanajperëve serb dhe atyre që në duar janë duke mbajtuar edhe kallashnikove e që janë duke vëzhguar  nga kodrat dhe malet aty pranë pikës së kontrollit të KFOR-it në Jegenicë kanë njoftuar burimet e portalit.

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 30 Nëntor, 08:00) – Në veri të Kosovës situata është duke u ashpërsuar, serbet gjatë natës kanë vendosuar dhe betonuar disa barikada.

Grupet kriminale serbe të perkrahuar nga Qeveria e Beogradait kanë bërë roje duke i ruajtuar ato nga ndonjë tentim eventual i forcave ndërkombetare për t’i larguar ato nga rrugët.

Megjithatë në këtë pjesë të Kosovës gjatë natës nuk është shënuar ndonjë incident që duhet veçuar. Veriu i Kosovës është totalisht nën kontrollin e grupeve kriminale serbe si dhe atyre të krimit të organizuar që janë duke mbajtuar dhe vendosuar barikada në rrugë.

Në çdo aksion të forcave të NATO-së që është ndërmarrur deri më tani këto grupe nuk kanë hezituar farë që të përdorin edhe armët e zjarrit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duke bërë që këta të fundit të zbrapsen.

 
Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 12:56

Prishtinë – Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka njoftuar deputetë për aksionin policor që forcat e ndjekjes e kanë zhvilluar sot në veri. Ai tha se janë konfiskuar evidenca të rëndësishme dhe armë të ndryshme që janë përdorur në veprimet e strukturave kriminale.

Kryeministri Hashim Thaçi e njoftoi Kuvendin e Kosovës me operacionin e sotëm në veri. Ai tha se organet e ndjekjes dhe forcat e KFOR-it kanë zhvilluar operacionin për kapjen e personave të dyshuar si pjesë e strukturave kriminale. Kryeministri bëri të ditur se Prokuroria e Kosovës ka lëshuar një numër të fletarrestimeve për të dyshuarit e vrasjes së policit Enver Zymberi dhe kryerjen e veprave të tjera kriminale.

Sot organet përkatëse të ndjekjes, së bashku me ndihmën e KFOR-i, janë duke vazhduar një operacion të gjerë në veri të vendit për kapjen e personave të dyshuar si pjesë e strukturave kriminale. Operacioni ende nuk ka përfunduar, por mund t’ju them se aktualisht janë konfiskuar evidenca të rëndësishme, por edhe armë të ndryshme që janë përdorur në veprimet e strukturave kriminale.

Kryeministri Thaçi përsëriti se Beogradi qëndron prapa këtyre strukturave kriminale, për pjesëtarët e të cilëve tha se edhe mund të jenë të fshehur, por asnjëherë nuk do të mund t’i shpëtojnë drejtësisë. Ai tha se, sipas të dhënave të institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, rezulton se këto strukturat kriminale po shndërrohen në struktura paramilitare.

Nuk jemi duke pushuar asnjë dite në angazhimet tona që këta të përballen me drejtësinë. Mesazhi për Beogradin është të mos i strehojë vrasësit e policit të Kosovës, të distancohet nga politika e Sllobodan Millosheviqit. Beogradi e ka për obligim të respektojë fletarrestet ndërkombëtare. Sundimi i rendit dhe ligjit është parakusht për vetë ekzistencën e shtetit tonë.

Kryeministri iu tha deputetëve se sundimi i rendit dhe ligjit janë parakusht thelbësor për vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës. Ai tha se për procesin e integrimeve evropiane është parakusht edhe fqinjësia e mirë dhe në këtë kontekst përmendi dialogun me Serbinë, për të cilin tha se institucionet e Kosovës janë të interesuara ta vazhdojnë.

Kuvendi po vazhdon seancën plenare me shqyrtimin e disa projektligjeve të cilat konsiderohen me prioritet për raportin e progresit të Komsionit Evropian për Kosovën. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 18:06

Mitrovicë (LajmeShqip.com / F. E.) – Sa më shumë që ofrohet e marta e nesërme e vendimit të strukturave paralele serbe të veriut të Kosovës, për marrëveshjen me KFOR-in, aq më shumë po zbardhen të vërtetat e operacionit të madh të Qeverisë së Kosovës në veri dhe konsekuencat e tij.

Burimet e portalit kanë kuptuar për një përçarje dhe prishje të raporteve brenda vetë serbëve. Sa më afër marrëveshjes, bëhet e ditur që përçarjet janë më të mëdha. Kanë shpërthyer akuza e kundërakuza për implikimet, urdhërdhëniet dhe marrjen e urdhërave midis tyre.

Siç ka raportuar gjatë ditës portali LajmeShqip.com, kapot e krimit të veriut të vendit kanë kërcënuar zyrtarët politikë të Serbisë dhe të veriut të Kosovës se nëse ata arrestohen nga institucionet e Kosovës, do të tregojnë se si janë thirrar direkt nga Borko Stefanoviqi, Goran Bogdanoviqi, kryeshefi i qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviqi dhe 4 kryetarë të komunave në veri të Kosovës, që t’i bllokojnë rrugët, t’i djegin pikat kufiate dhe të sulmojnë me armë policinë e Kosovës.

Bëhet e ditur se për sulmin ndaj policisë së Kosovës ku është vrarë polici Enver Zymberi, kapot e krimit dhe paramilatarët e organizuar serbë presionin më të madh janë duke e bërë në kryetarin e Zubin-Potokut, Sllavisha Ristiqin, i cili akuzohet se ka kërkuar nga ata “që me çdo kusht të ndalen forcat speciale të Kosovës, madje edhe me vrasje”.

Sllavisha Ristiq është duke u akuzuar nga grupet kriminale të Zupçit, Jegenicës dhe Varagës, të cilët dyshohet se kanë shtënë në policinë e Kosovës.

Ndërkohë, të hënën paramilitarët serbë në barrikadën e Rudares, janë vizituar nga Radenko Nedelkoviq, kryetar i të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës dhe Kërstimit Pantiq, i ashtuquajtur kryetar i Mitrocicës.

Ata ua kanë përcjellë serbëve në barrikadë mesazhin “nga lartë”, nga takimi i mbrëmshëm me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.

Nedelkoviq i ka ftuar serbët të jenë të bashkuar, sespe, sipas tij, kjo i duhet më shumë se kurrë Serbisë. Ky, tha ai, ka qenë qëndrimi i presidentit Tadiq, sipas të cilit “janë të nevojshme bisedimet e mëtejme me bashkësinë ndërkombëtare dhe zgjidhja e të gjitha problemeve në kuadër të Rezolutës 1244”.

Ai i ka ftuar serbët që të jenë syçelë dhe të qëndrojnë edhe më tej në barrikada, në mënyrë që, siç ka thënë ai, t’i ruajnë pikat kufitare 1 dhe 31, nga ndonjë invasion tjetër i mundshëm i Policisë së Kosovës apo KFOR-i.

“Në takimin e Bashkësisë së Komunave Serbe do të vendosim për qarkullimin e lirë, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që dikush të kërcënojë sigurinë tonë “, ka thënë para barrikaduesve të Rudares, Radenko Nedelkoviq.

Në fund, ai e ka përcjellë mesazhin e Presidentit Tadiq për mbështetje serbëve të veriut të Kosovës që “të qëndrojnë deri në fund për realizimin e synimeve  të tyre”, duke përsëritur se nesër komunat serbe të veriut do të dalin me qëndrimin e tyre rreth marrëveshjes, siç e ka quajtur ai, “të Qeverisë së Beogradit dhe Komandantit të KFOR-it”.

Ndërsa i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Mitrovicë, në veri, Kërstmir Pantiq, iu tha barrikaduesve se “Presidenti Tadiq ka theksuar se shteti serb fuqimisht qëndron prapa popullit të taj dhe se nuk do të lejojë asnjë lloj dhune me të cilën kërkohet që të realizohen qëllimet e dikujt në veri të krahinës”.

Sipas tij, komandanti i KFOR-it Erhard Buhler, i ka këkrkuar falje popullit serb për të gjithë atë që u ka ndodhur në ditë te fundit. “Ai më ka shkruar letër dhe më ka këkruar falje për këtë”, tha Pantiq. Sipas tij, KFOR- ka pranuar se ka gabuar duke i mbështetur shqiptarët. Pantiq, iu tha barrikaduesve se është i sigurt se ”në të ardhmen me kujdes do të veprojmë dhe se problemi i pikave kufitare dhe doganës është shumë i ndjeshëm”.

“KFOR-i më nuk do të inkuadrohet në zgjedhjen e problemeve këtu”, tha ai para serbëve në barrikada.

Në fund, Pantiq i ka ftuar serbët që të jenë të kujdesshëm dhe të gatshëm që ta përcjellin situatën, prej nesër, pavarësisht vendimit të tyre, sepse, siç ka thënë ai, KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare nuk do ta thejnë marrëveshjen e arritur”.

Ndërkohë, burimet e portalit raportojnë se Qeveria e Kosovës ka marrë garancione të hollësishme se do të hetohet pikë për pikë secili sulm që në ditët e operacionit në veri ka ndodhur ndaj njësive të Policisë së Kosovës dhe ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka garantuar se secili kriminel i veriut, që ka cënuar forcat e rendit dhe KFOR-in, do të dalë para drejtësisë.

Gjithashtu, merret vesh se Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë duke i kryer bashkërisht hetimet rreth vrasjes së policit Evner Zymberi, djegies së pikës kufitare dhe gjuajtjeve me armë në pjesëtarët e KFOR-it dhe ata të EULEX-it.

Portali LajmeShqip.com ka marrë vesh se e paqartë dhe shumë konfuze është se cili do të jetë vendimi i së martës i serbëve të veriut, për marrëveshjen me KFOR-in. Bëhet fjalë për dy vija qëndrimesh në kuadër të të ashtuquajturës “Bashkësi e Komunave Serbe” të veriut. Vija e butë përfaqësohet nga kryetari i të ashtuquajturës Komuna e Leposaviqit, Branko Niniq dhe nga i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq. Që të dy vijnë nga radhët e partisë së Boris Tadiqit (DS).

Për dallim nga tre të ashtuquajturit kryetarë të tri komunave të tjesa serbe, që përfaqësojnë vijë radikale, këta dy përfaqësues të serbëve të veriut janë në favor të heqjes së barrikadave dhe zhbllokimit të rrugëve.

Bëhet e ditur se kundër heqjes së barrikadava dhe përfaqësues të linjës radikale janë kryetari i veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, që vjen nga radhët e partisë SRS të Tomisllav Nikoliqit dhe dy të ashtuquajturit kryetarë të Zveçanit dhe Zubin-Potokut, Dushan Milloviq e Sllavisha Ristiq, që vijnë nga DSS-ja e Vojisllav Koshtunicës.

Me urdhra të eprorëve të tyre në Beograd, këta janë kategorikisht kundër heqjes së barrikadave dhe marrëveshjeve me KFOR-in. (LajmeShqip.com – F.E)