Lajme Shqip Sunday, 15 June 2014 20:38

Papa Françesk tha sot se udhëtimi i tij i parë në një vend evropian, do të jetë në Shqipëri, në muajin shtator, për t’i nderuar ata që vuajtën nën komunizëm.

 
Ai u tha besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, se do të qëndroj një ditë në Tiranë, më 21 shtator.
 
“Me këtë udhëtim të shkurtër unë do të dëshiroja ta konfirmoj besimin e Kishës në Shqipëri dhe të demonstroj inkurajimin dhe dashurinë time për vendin që gjatë ka vuajtur, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”, tha Papa Françesk.
 
Një zëdhënës i Vatikanit tha se Papa ka dëshiruar që këtë udhëtim të parë në Evropë ta bëjë në “një vend në margjina” me të kaluar të shtypjes sociale dhe fetare dhe të varfërisë së vazhdueshme.
 
Pas shkatërrimit të komunizmit në Shqipëri, në vitin 1992, Papa Gjon Pali II i ndjerë e vizitoi Shqiërinë një vit më vonë.
 
Papa Françesk, prej marsit të vitit 2013, kur u zgjodh në këtë post, ka bërë udhëtime ndërkombëtare në Brazil dhe Lindjen e Mesme.

 
Lajme Shqip Thursday, 13 March 2014 16:30

“Ju lutem të faleni për mua”, ka kërkuar Papa.

Nuk janë planifikuar festime të veçanta për këtë përvjetor, por Papa i ka anuluar të gjitha angazhimet publike, për të marrë pjesë në “ceremonitë shpirtërore” me dyer të mbylluara para Pashkëve me zyrtarë të lartë të Vatikanit, në një pushimore jashtë Romës.

 
Lajme Shqip Thursday, 05 September 2013 13:16

Vatikani reagon zyrtarisht ndaj lajmeve për një telefonatë mes Papa Franceskut dhe presidentit sirian Bashar al Assad.

At Frederik Lombardi përgënjeshtroi kategorikisht të ketë patur një bashkëbisedim telefonik mes Papës dhe liderit sirian.

Lajmi per telefonaten u dha ne mengjes nga edicioni online i te perditshmes argjentinase “Clarin”, te ciles iu referuan edhe mediat italiane. /top channel/

 

 
Lajme Shqip Sunday, 01 September 2013 11:12

Tiranë- Një avokat çek Milan Hulik, i ka kërkuar Papa Françeskut që të vizitojë Shqipërinë. Hulik për herë të parë shëtiti këtë verë në veri të vendit tonë.

Milan Hulik bashkë me dy mikeshat e tij ka marrë informacion të mjaftueshëm për vendin tonë dhe çdo gjë e ka hedhur në faqen e internetit dedikuar që administron, po aty ka publikuar letren për Papën.

Arsyet e ftesës për avokatin lidhen ngushtësisht me kishat katolike në veri të Shqipërisë dhe familjet që u përpoqën të ruanin fenë gjatë komunizmit, shkruan Indeksonline.

Por, bashkë me iniciativën për t’i dërguar Papa Françeskut këtë kërkesë, çekët që administrojnë faqen e internetit duket se janë mahnitur me Shqipërinë./albeu/