Lajme Shqip Sunday, 01 September 2013 11:12

Tiranë- Një avokat çek Milan Hulik, i ka kërkuar Papa Françeskut që të vizitojë Shqipërinë. Hulik për herë të parë shëtiti këtë verë në veri të vendit tonë.

Milan Hulik bashkë me dy mikeshat e tij ka marrë informacion të mjaftueshëm për vendin tonë dhe çdo gjë e ka hedhur në faqen e internetit dedikuar që administron, po aty ka publikuar letren për Papën.

Arsyet e ftesës për avokatin lidhen ngushtësisht me kishat katolike në veri të Shqipërisë dhe familjet që u përpoqën të ruanin fenë gjatë komunizmit, shkruan Indeksonline.

Por, bashkë me iniciativën për t’i dërguar Papa Françeskut këtë kërkesë, çekët që administrojnë faqen e internetit duket se janë mahnitur me Shqipërinë./albeu/

 
Lajme Shqip Tuesday, 23 July 2013 13:23

Rio De Zhaniero – Turma të entuziazmuara të katolikëve e kanë nxituar makinën e Papa Françesk derisa ai udhëtonte nëpër rrugët e Rio De Zhanieros, gjatë qëndrimit të tij në Brazil.

Garda është detyruar që të shtyjë turmat prapa në momentin kur shoferi i Papës morri një kthesë të gabuar duke u përballur me turmën që i penguin rrugën.

Protestuesit anti-qeveritar e kanë shfrytëzuar arritjen e Papës të hënën në këtë shtet për të demonstruar kundër autoriteteve, shkruan REL.

Agjencia e lajmeve franceze, AFP ka njoftuar se një prej fotografëve të saj është lënduar gjatë përleshjeve në mes të protestuesve dhe policisë.

Papa është mirëpritur nga Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, derisa ai e filloi vizitën e tij shtatë ditore që ndër të tjera e përfshinë edhe shënimin e Ditës Botërore të Rinisë.

Françesku, 76 vjeçari me origjinë nga Argjentina, po e realizon udhëtimin e parë jashtë vendit që prej se është bërë Papa i parë që ka prejardhje nga Amerika Latine në muajin mars.

Brazili është shteti në të cilin jetojnë 120 milion katolikë.

 
Lajme Shqip Sunday, 31 March 2013 19:05

Vatikan – Mbi 250 mijë besimtarë mbushën Sheshin Shën Pjetër për të marrë pjesë në meshën e parë të Pashkëve të mbajtur nga Papa Françesku. Përpara se të shkonte në altarin qëndror të Bazilikës, ai shkoi mes besimtarëve në shesh për të përshëndetur nga afër sa më shumë prej tyre.

I veshur thjesht me të bardhë edhe sot, ai përshëndeti vëllezërit dhe motrat duke u uruar Pashkët. Në këtë ditë kaq të rëndësishme për fenë katolike, gjatë së cilës ajo përkujton ringjalljen e Krishtit, Shenjtëria e tij solli sërish një mesazh shprese dhe bëri një thirrje të fortë për paqe, për paqe në të gjithë botën, siç u shpreh ai.

“Paqe për Lindjen e Mesme dhe veçanërisht mes Izraelitëve dhe Palestinezëve që po luftojnë për të gjetur rrugën e marrëveshjes, të cilët duhet me vullnet dhe kurajo të nisin negociatat për t’i dhënë fund një konfliktit që ka zgjatur shumë. Paqe në Irak, që çdo akt dhune të marrë fund dhe mbi të gjitha për Sirinë e dashur, për njerëzit e copëtuar nga konflikti dhe për të gjithë refugjatët që presin ndihmë dhe ngushëllim. Për Afrikën, ku konfliktet trishtueshëm vazhdojnë. Paqe në Azi, mbi te gjitha në Gadishullin Korean, ku mosmarrëveshjet duhet të tejkalohen dhe të shtohet shpirti i ripërtërirë i pajtimit”, apeloi Ati i Shenjtë.

Papa Horge Bergoglio përsëriti dhe një herë të varfërit e të mënjanuarit, të burgosurit e të sëmurët. Ai bëri një thirrje të fortë kundër trafikimit të njerëzve që e cilësoi si skllavërinë më të përhapur në shekullin tonë. Ai theu traditën e bekimit në shumë gjuhë që me këtë rast bëhet tradicionalisht nga Papa në mbi 60 gjuhë të botës.

Me këtë meshë Papa Françesko mbyll celebrimet e Pashkëve, tetëmbëdhjetë ditë pas zgjedhjes së tij.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 28 March 2013 17:51

Vatican – Papa do t’u lajë këmbët 12 të burgosurve të rinj, në një qendër paraburgimi jashtë Romës.

Larja e këmbëve të enjten, para Pashkëve, është një traditë e krishterë, e cila bazohet në besimin se Jezusi u ka lërë këmbët apostujve të tij, para kryqëzimit.

Mesha e sotme në Bazilikën e Shën Pjetrit shënon edhe fillimin e ceremonive për Pashkë – festë që simbolizon ringjalljen e Jezusit.

Françesku do të vizitojë qendrën e paraburgimit pasdite dhe do të mbajë një meshë para të burgosurve të rinj, djem dhe vajza. Shumica e të burgosurve kanë lindur jashtë Italisë, janë myslimanë ose ateistë.

Françesku, i cili është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë më 13 mars, ka theksuar rëndësinë për të ndihmuar të varfrit dhe ata që janë në nevojë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 March 2013 14:30

VATIKAN – Papa Francesko ka refuzuar apartamentin luksoz ku zakonisht jeton kreu i Vatikanit, duke preferuar të qëndrojë në një rezidencë të thjeshte me dy dhoma.

Zëdhënësi i tij bëri të ditur se Papa po përpiqet që të bëjë një jetë të thjeshtë në komunitet me priftërinjtë e tjerë në rezidencën e Shën Martës në Vatikan, atje ku qëndruan kardinalët gjatë Konklavës.

Kështu ai do të ketë mundësi të takojë më shumë njerëz, të shkëmbejë mendime e të ndajë edhe tryezën me ta. Vendim ky që pritej, ndoshta nga çasti kur Ati i Shenjtë hapi apartamentin papnor, me shtatë dhoma dhe një kishëzë private, në Pallatin Apostolik, dhe komentoi: Këtu ka vend për 300 persona!(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 22 March 2013 19:15

Vatikan – Papa Françesk, një javë pas zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjte deklaroi para ambasadorëve se është shumë e rëndësishme që të intensifikohet dialogu me besime të tjera fetare.

“Mendoj, sidomos, që dialogu me Islamin është i rëndësishëm dhe kam vlerësuar praninë e përfaqësuesve të botës islamike në meshën e fillimit të detyrës time”, thotë Papa.

Sipas Françeskut, është e rëndësishme edhe rritja e dialogut me jo besimtarët.”Eshtë i rëndësishëm dialogu mes qytetërimeve të ndryshme me një objektiv të qartë, paqen. E mira e çdo njeriu mbi këtë tokë është që të jetë në zemër të të gjitha vendeve. Ndaj shpresoj që ky është rasti për të hedhur hapat e duhur që të vendosim rrugët  diplomatike me ato pak vende që ende nuk kanë një marrëdhënie me Selinë e Shenjtë, por që theksoj krerët e këtyre vendeve ishin të pranishëm në meshë, ose kishin dërguar përfaqësuesit e tyre”, tha Papa.

Ati i Shenjtë më pas i kujtoi ambasadorëve: “Siç e dini, familja ime ka origjinë italiane dhe kështu në shpirtin tim është gjithnjë i gjallë dialogu mes vendeve dhe kulturave të ndryshme”.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 March 2013 13:51

Vatikan – Papa Françesku i Pare u betua perpara Zotit, ne nje ceremoni solemne ne Vatikan, perpara qindra mijera te pranishmeve dhe 150 liderave te shteteve, te cileve i drejtoi nje lutje per “dhembshuri, dashuri dhe mbrojtje te njerezve ne nevoje”

Në fjalën e tij, duke iu referuar shenjtorit, nga i cili Françesku mori emrin, Papa tha: “Roli i tij si mbrojtës i krishtërimit nuk kufizohej vetëm me njeriun. Mbrojtja i referohet të gjithë krijesave të Zotit, bukurive që ai ka krijuar, mbrojtja do të thotë të respektosh jetën dhe mjedisin në të cilin jetojmë”.

“Do të thotë të mbrosh njerëzit, të tregosh dashuri dhe dhembshuri për çdo njeri, sidomos fëmijët, të moshuarit dhe ata në nevojë, që shpesh herë lihen në harresë ose janë të fundit për të cilin mendojmë”, vazhdoi Papa në fjalën e tij.

“I bëj një thirrje të gjithë atyre që kanë ne dore përgjegjësi ekonomike, politike dhe sociale, që të shndërrohen në mbrojtës të asaj që Krijuesi na ka dhënë. Të mbrosh punën e Krijuesit do të thotë të mbrosh çdo grua apo burrë, të trajtosh këdo me dhëmbëshuri e dashuri, është të hapësh një horizont shprese. Le t’i hapim zemren miresire, dashurise dhe dhembshurise per cdo qenie njerezore”.

I pari Pape i zgjedhur nga nje vend i Amerikes se Jugut, Françesku pershendeti me pare, gjate se martes, qindra mijera te pranishmit entuziaste, ne rrugen e pershkruar me nje makine te hapur nga sheshi i Shen Pjetrit, ne baziliken e famshme ku nisi ceremonia.

Ne betimin perpara Zotit, Shenjterise se tij iu dorezua edhe unaza e famshme e Papes, por qe kete here nuk do te jete e arte siç eshte zakoni, por argjend i lyer ne ar, me kerkese te vete Françeskut.

Nje jezuit, Papa ka nisur drejtimin e tij me thjeshtesi, duke refuzuar shume prej lukseve te kishes, midis te cilave edhe kryqin e arte, te zevendesuar prej tij me nje kryq te thjeshte te hekurt.

Sipas autoteteve italiane, numri i të pranishmëve në Vatikan mund t’i ketë kaluar një milionë persona, diçka që nuk ndodhte që prej ceremonisë përcjellëse për Papa Gjon Palin e Dytë (Karol Vojtila).

Shumë lidera shtetesh dhe personalitete ishin të pranishëm në ceremoninë zyrtare, midis të cilëve, ne emer te Shqiperise, kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Pritja për Françeskun e Parë ishte e madhe, edhe pse ai kërkoi që ceremonia të zhvillohej në mënyrë sa më modeste.

Papa i parë argjentinas kërkoi që ata që planifikonin të vizitonin Vatikanin për meshën e tij përuruese, të dhuronin më mirë shpenzimet e udhëtimit për njerëzit në nevojë.

Françesku i parë, ish-kardinali Jorge Bergoglio, u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë një javë më parë, nga konklava e mbledhur pas dorëheqjes së Benediktit XVI.

85-vjeçari ishte i pari Papë që dorëzoi detyrën e tij në më shumë se 600 vjet. Ai citoi problemet shëndetësore për këtë zgjedhje.

Ceremonia e inaugurimit të Papës

Ceremonia e fillimit të Papatit është një prej riteve më sugjestive.

Gjatë kësaj ceremonie, që fillon pasi Papa bën një shëtitje në shesh, mes besimtarëve, për t’i përshëndetur ata nga afër, atij i dorëzohet unaza, e ashtuquajtura ‘unaza e peshkatarit’ dhe bëhet e njohur stema e tij.

Sipas traditës, unaza e peshkatarit, e cila përdoret edhe si vulë nga Shënjtëria e tij, është prej ari dhe kur një Papë vdes, ose jep dorëheqjen si në rastin e fundit të Benediktit të 16-të, unaza thyhet.

Françesku ka bërë një zgjedhje të papritur. Pas kryqit prej hekuri që mban në qafë, Ati i Shenjtë ka bërë të ditur se në dorën e majtë do të mbajë një unazë jo prej ari, por prej argjendi të larë me ar, dhe në të do të jetë gdhendur Shën Pjetri me çelësat.

Është vepër e një skulptori të njohur, Enrico Manfrini, i cili ka vdekur në vitin 2004, por që e kishte lënë këtë model unaze pranë mjeshtrit për celebrimet liturgjike të Vatikanit.

Për sa i përket stemës, Papa Bergoglio ka vendosur të mbajë atë që kishte, kur ishte kryeipeshkv. Në të lexohet “Miserando atque eligendo”, që në shqip do të thotë “E pa me mëshirë dhe e zgjodhi”, frazë e marrë nga ungjilli i Mateos, kur flet për takimin e Jezu Krishtit me Mateon.

Si unaza, ashtu edhe stema do t’i dorëzohen Papës nga kardinali Angelo Sodano, në pjesën e parë të ceremonisë, që do të zhvillohet përpara meshës. Përpara se të linte misionin e tij, Benedikti i 16-të ka ndryshuar pak këtë rit.

Më parë dorëzimi i unazës dhe i simbolit bënin pjesë në të njëjtën meshë, ndërsa tani dy ceremonitë janë të ndara. (T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 16 March 2013 19:00

Vatican – Një Kishë e varfër, për të varfrit. Kjo është ajo që synon të arrijë Papa i ri pas zgjedhjes në krye të 1,2 miliardë katolikëve të Botes. Siç e pohoi dhe vetë, kjo është një nga arsyet përse zgjodhi të mbante emrin e Shen Françeskut të Asizit, i cili përfaqësonte pikërisht “varfërinë dhe paqen”.

Ati i Shenjtë u kërkoi gazetarëve të përpiqen ta njohin kishen me virtytet dhe mekatet e saj, e të përqendrohen si ajo tek “e verteta, miresia dhe bukuria”. Papa Françesku mori drejtimin e Kishes Katolike pas doreheqjes se Benediktit te 16-te muajin e kaluar. Ish-Kardinali argjentinas ishte zgjedhja surprize e Konklaves se kardinaleve ne Rome.

Kur kaloi pragun e nevojshem te dy te tretes se votave, miku i tij i ngushte, karindali brazilian Claudio Hummes e perqafoi e i tha: mos harro te vobektit! E ajo fjale, rrefeu Papa i ri, u rrenjos ketu e tregoi me gisht koken e tij.

Ne audiencen e pare ne Vatikan, 76-vjeçari tha se Jezu Krishti eshte boshti i kishes, e jo Papa, ndersa theksoi edhe nje here natyren shpirterore e jo politike te institucionit qe do te drejtoje. Shpirti i Shenjte e drejtoi sipas tij Benediktin drejt doreheqjes dhe kardinalet drejt zgjedhjes qe bene. Zgjedhja e emrit, shpjegoi me pas ai, ishte krejtesisht spontane u frymezua pikerisht nga fjalet e kolegut brazilian.

Por telashet nisen shume shpetj per Papen Françesk. Vatikani u detyrua nje dite me pare te mohonte akuzat e leshuara ndaj Atit te Shenjte se nuk e ka ngritur zerin kunder abuzimeve me te drejtat e njeriut gjate juntes ushtarake ne Argjentine. Jorge Bergoglio kryesoi jezuitet ne periudhen e sundimit ushtarak, e nga sa thone korrepondentet, ashtu si shume njerez te tjere te kishes asokohe, u detyrua te luftonte nga njera ane me nje regjim te djathte represiv, e nga ana tjeter, me prirjen e nje krahu te kishes se tij drejt aktivizmit te majte politik. nje prej akuzave ka te beje me rrembimin e dy jezuiteve ne 1976-ten nga Qeveria ushtarake e Argjentines, te dyshuar se po punonin kunder regjimit me banoret e lagjeve te varfra te Buenos Ajresit. Reagimi i menjehershem e i prere i Vatikanit per kete rast u interpretua si tregues i faktit qe e kupton fare mire demin e madh qe mund t’i beje kjo histori imazhit te Papes se ri.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 14 March 2013 16:30

Vatican – Papa Françesku i Parë, papa i parë nga Amerika Latine, e filloi ditën e tij si kreu i Kishës Katolike Romane, me lutje në një kishë të njohur të Romës, Basilica e Santa Maria Maggiores.

Më vonë gjatë ditës, ai drejtoi një meshë private në Kapelën Sistine, me kardinalët, të cilët e zgjodhën atë dje. Ai ka në plan të takojë së shpejti paraardhësin e tij Papa Benediktin, i cili u largua muajin e kaluar nga posti dhe po qëndron tani tek rezidenca papale verore në periferi të Romës.

Papa Françesku është jezuiti i parë që zgjidhet në këtë pozitë dhe papa i parë që merr emrin Françesku. Udhëheqësit nga e gjithë bota e kanë uruar papën e ri, parë kardinali Horhe Bergoglio i Argjentinës për zgjedhjen e tij.

 

Papa 76-vjeçar vuri gjithashtu në dukje se kolegët e tij kardinalë kërkuan gjithë botën për të gjetur pasuesin e Papa Benediktit, tashmë në pension.
 
Papa i ri, i lindur në Buenos Ajres në një familje imigrantësh italianë, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Argjentinë. Pasi mori mastër në Kimi nga Universiteti i Buenos Ajresit, ai vendosi të bëhej jezuit. Ai u shugurua prift në vitin 1969.
 
Pasi dha mësim për vite me radhë në shkollën dhe seminaret katolike, si dhe pasi shpenzoi kohë duke konsultuar priftërinjtë, ai u bë kryepeshkop i Buenos Ajresit në vitin 1998 dhe kardinal në vitin 2001.
 
Në konklavin e vitit 2005 për zgjedhjen e Papa Benediktit, Kardinali Bergolio thuhet se ishte i dyte për nga numri i votave.
 
Ai është njohur për jetën e tij të thjeshtë dhe për doktrinën e tij konservatore. Në vitin 2010, kur Argjentina u bë vendi i parë i Amerikës Latine që legalizoi martesat e të njejtin sekses, Kardinali Bergolio i inkurajoi klerikët në gjithë vendin të nxisnin katolikët të hidheshin në protesta. Ai tha se legalizimi i martesave të homoseksualëve do të dëmtonte familjen.
 
Ai u akuzua gjithashtu edhe për pjesëmarrjen në rrëmbimin në vitin 1976 të dy priftërinjëve jezuitë liberalë në periudhën e regjimit ushtarak në Argjentinë, akuzë që ai e ka hedhur poshtë kategorikisht.
 
Por Bergolio është njohur edhe si mbrojtës i fortë i të varfërve. Edhe pse ai e ka kundërshtuar homoseksualitetin, ai ka bërë thirrje që ata të respektohen. Rreth 10 vjet më parë, ai vizitoi një strehë për viktimat e HIV-AIDS dhe puthi dhe u lau këmbët disa prej pacientëve atje.
 
Amerika Latine ka popullatën më të madhe katolike nga 1.2 miliardë besimtarët katolikë të botës, me numrin më të madh në Brazil dhe Meksikë.(VOA/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 13 March 2013 15:51

VATIKAN-(plotesuar) Arqipeshkvi i Buenos Aires, Jorge Mario Bergoglio do të zëvendësojë Papën e dorëhequr Benedikti XVI në drejtimin e Kishës së Shenjtë.

E gjithë bota i ktheu mbrëmjen e sotme sytë nga Vatikani, kur kardinali Tauran njoftoi zgjedhjen e 76-vjeçarit Bergoglio, i njohur në konklavën e kaluar, kur ishte një ndër kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Kishës. Jezuiti i vetëm brenda Konklavës ka zgjedhur të quhet Papa Francesko I.Ai doli i emocionuar përpara besimtarëve të shumtë që kishin mbushur sheshin Shën Pjetër, duke u kërkuar që të luten për njëri-tjetrin dhe për të gjithë botën.

76-vjeçari Jorge Mario Bergoglio është Papa i 266-të që drejton Kishën Katolike. Ai është Papa i parë që quhet Francesko dhe i pari latino-amerikan në historinë e Kishës

115 kardinalët kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat për emrin e Papës së ri, pasi Jorge Mario Bergoglio nuk ishte ndër emrat favoritë për të zënë vendin e Benediktit XVI. (LajmeShqip.com)

***************************************************

Vatikan (plotesuar)- Oxhaku i Kapela Sistine ka nxjerrë tymin e bardhë që sinjalizon se selia e shenjtë e Vatikanit ka Papën e saj të ri.

115 kardinalë të mbledhur në Romë nga e gjithë bota votuan pasditen e së mërkurës për herë të pestë, duke zgjedhur kreun e ri të besimtarëve katolikë.

Kembanat e Bazilikës së Shën Pjetrit konfirmojnë zgjedhjen e Papës së ri. Tani pritet lajmërimi ‘Habemus Papam’ për të mësuar identitetin dhe emrin e zgjedhur të atit të ri të shenjtë.

Mijëra besimtarë katolikë po festojnë zgjedhjen në sheshin Shën Pjetër, me brohoritje dhe ovacione, duke e konsideruar atin e shenjtë si simbol të paqes dhe lirisë.

Zgjedhjet e parakohshme në Vatikan u mbajtën pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI më herët gjatë vitit, për shkak të moshës së thyer.

Lajmi për zgjedhjen e Papës së ri po qarkullon në mediat e të gjithë botës, të cilat e kanë nxjerrë atë në plan të parë në edicionet e tyre.(LajmeShqip.com)

***************************************************************

Vatikan – Nga oxhaku i Kapelës Sistine të Vatikanit doli përsëri tym i zi, që do të thotë se kardinalët nuk arritën të zgjedhin dot Papën e ri në raundin e dytë dhe të tretë të votimit. Ata do të votojnë përsëri pasdite. Disa analistë thonë se kësaj here mund të duhen më tepër se katër votime që u deshën për zgjedhjen e Benediktit në vitin 2005.

Rezultati i votimit në Kapelën Sistine, nën muralet e famshme të Mikelanxhelos është i paparashikueshëm. Kardinalëve u duhet të zgjedhin një papë, të aftë për të spastruar nga njëra anë burakricinë e korruptuar të Vatikanit dhe nga ana tjetër për të rigjallëruar katolicizmin, në një kohë kur laicizmi është në rritje.

Disa analistë thonë se këto ndarje dhe vështirësia për t’i gjetur të gjitha këto cilësi tek një njeri i vetëm nënkuptojnë se konklava për zgjedhjen e Papës së ri, ku marrin pjesë 115 kardinalë, mund të zgjasë. Për zgjedhjen e Benediktit në vitin 2005, u deshën katër votime. Kësaj here, thonë analistët, mund të duhen më shumë.

Papa Benedikti XVI tronditi botën katolike muajin e kaluar duke u bërë papa i parë në 600 vjet që jepte dorëheqjen.

Sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit mund të shihje përsëri vizitorë, turistë dhe murgesha, në pritje të lajmit për zgjedhjen e Papës së ri.

“Le të shpresojmë se fryma e shenjtë do të na sjellë papën e ri”, thotë një murgeshë nga Brazili.

Një kandidat duhet të marrë dy të tretat e votave, ose 77 për t’u zgjedhur në krye të Kishës Katolike. Sytë e njerëzve janë drejtuar nga oxhaku mbi Kapelën Sistine në pritje të tymit të bardhë.(LajmeShqip.com)