Lajme Shqip Tuesday, 18 February 2014 13:21

Kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Pandeli Majko, deklaroi sot nga Brukseli se “në maj në Tiranë do të zhvillohet tryeza e Ambasadorëve të NATO-s, ku do të marrë pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen”.

Gjatë një interviste për “Ora News” nga Brukseli, deputeti i PS-së, Majko i cili po merr pjesë në takimin e Komitetit të Çështjeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, theksoi se “marrja pjesë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s është shenjë vlerësimi ndaj Shqipërisë”. Lidhur me takimin Mjako u shpreh se “ky takim është i zhveshur nga anët formale, është kornizë konsultative. Në fokus janë çështjet më të ndjeshme si situata në Siri, Ukrainë, lufta kundër terrorizmit”.

Ndërsa për festimin e 6-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri Majko në atë periudhë tha se ky moment më gjeti në vendin e duhur, pikërisht në tryezën ku në 1999 u mor vendimi për ndërhyrjen ushtarake, që do t’i hapte rrugë formimit të shtetit më të ri në Ballkan”. 

I pyetur lidhur me protestën e opozitës në 20 shkurt, Majko u shpreh se nuk pret asgjë të jashtëzakonshme. Ai kërkoi nga kolegët e tij të PD-së të ngrenë kulturën e opozitës në një shkallë të re, pasi sipas tij këtij sistemi aq sa i duhet një maxhorancë e fortë, aq i duhet dhe një opozitë konstruktive.

Ndërkaq deputeti socialist u shpreh optimist për marrjen e statusit të kandidat në qershor. “Besoj se në qershor do të kemi një lajm të mirë jo vetëm për qeverinë dhe maxhorancën, por për të gjithë. Ngjarja që ne presim në qershor nuk është ngjarje qeveritare është një ngjarje e popullit shqiptar”, tha Majko. /ATA/

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 July 2013 14:40

Tiranë – Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, që kësaj here udhëhoqi garën në Tiranë, është shprehur në një takim me socialistët e Devollit se doganierët duhet të bëjnë gati plaçkat për të ikur.
Deklarata e tij është bërë në Bilisht, ndërkohë që lajmet për doganierë nga zona e Ridvan Bodes kanë qenë të shpeshta.
“Doganierë të PD-së, e patë që me lekë Devolli nuk shitet. Tani të gjithë bëni gati plaçkat dhe mendoni për një biznes të ri në tregun e lirë të punës për të vazhduar jetën si qytetarë të lirë dhe të ndershëm të Shqipërisë. Vendet që keni pasur dhe i keni shfrytëzuar i keni humbur pasi thyet statusin më 23 qershor,” paralajmëroi Majko.