Lajme Shqip Tuesday, 16 July 2013 15:29

Prishtinë – Procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt është i montuar politikisht kanë thënë organizatat e dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në një reagim dërguar medieve pas ri-kthimit në arrest shtëpiak të Limajt, këto organizata vlerësojnë se kjo përbënë vazhdimësi të luftës psikologjike që bënë misioni evropian, EULEX, kundër luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas veteranëve, degradimi i një misioni ndërkombëtar, nga mision për sundim të ligjit në mision kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bartësve të saj, është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

 
Lajme Shqip Wednesday, 12 June 2013 13:11

Prishtinë – Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në vazhdimësinë e agjendës për mbrojtjen e vlerave të luftës, kanë shpërndarë sot në tërë Kosovën, bilbordat me tekst: “EULEX is doing Nothing to fight War crimes”, ku janë paraqitur edhe disa prej lokacioneve ku gjatë luftës policia dhe ushtria jugosllave-serbe, ka masakruar popullatën civile shqiptare, raporton K.Press. 
Është viti i dytë që Organizatat nuk e kremtojnë 12 qershorin, si ditë të Paqes, sepse ata që e sollën këtë paqe, po persekutohen padrejtësisht nga EULEX-i, në emër të “drejtësisë”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.
Organizatat nuk do të ndalen me kaq, por agjenda do të zbatohet deri në realizimin e qëllimit.

 
Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 14:36

Prishtinë – Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka refuzuar të paraqitet në një intervistë në cilësinë e dëshmitarit, në të cilën është ftuar nga misioni i EULEX-it. Xhemajli është ftuar përmes telefonit nga EULEX-i që të intervistohet në lidhje me një nga proceset që po zhvillohet kundër luftëtarëve të UÇK-së.
“Xhemajli, ka konfirmuar se nuk do të paraqitet para organeve të EULEX-it me vetdëshirë. Ky vendim i kryetarit Muharrem Xhemajli, bazohet në vendimin 05/2011 të Këshillit Drejtues të OVL të UÇK-së mbajtur me 7 maj 2011”, thuhet në njoftimin e OVL të UÇK-së.
Veç tjerash, OVL E UÇK-se fton veteranët e luftës, që të mos i përgjigjen EULEX-it dhe të mos njohin autoritetin e këtij misioni. 
“OVL të UÇK-së iu bën thirrje të gjithë veteranëve të luftës, që të mos njohin autoritetin e EULEX-it në Kosovë, të mos i përgjigjen ftesave të tyre, të mos japin asnjë lloj deklarate pranë organeve të këtij misioni në asnjë rrethanë, edhe në rast se arrestohen për të ashtuquajtura krime të luftës”, thuhet në njoftim.