Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 08:41

Shkup – Ekipi i Shkëndijës është eliminuar nga Partizani në garën e Ligës së Kampionëve, që u zhvillua të martën mbrëma në Shkup. Edhe krahas lojës së mirë dhe mundit maksimal, që e dëshmoi skuadra e Qatip Osmanit, ajo ishte e pamjaftueshme që të zbutet avantazhi i “Bardhë e zinjve” të Serbisë, ekipi i Partizanit. Për shkak të interesimit për ndeshjen midis ekipeve të klubeve futbollistike, MPB kishte ndërmarrë më shumë masa të sigurisë dhe aktivitete për zhvillimin e sigurt të ndeshjeve.

Ekipi i Partizanit ka udhëtuar në Shkup me avantazh bindës prej katër golash (4:0) dhe si duket mendojnë për kundërshtarin tjetër në xhiron e tretë, kundër kampionit nga Belgjika, Genk. “Partizani është kundërshtar shumë serioz dhe i fuqishëm, atë e dëshmojnë rezultatet që ka. Nuk luajtëm siç duhet në Serbi. Presim që t’i përmirësojmë gabimet. Patjetër ta shfrytëzojmë çdo shans, ndërsa do të jem i kënaqur me çfarëdo fitore”, ka qenë deklarata e trajnerit të Shkëndijës, Qatip Osmani. “Kuqezinjtë”, kanë pasur përkrahjen e denjë të tifozëve dhe kjo është dëshmuar me shitjen e më shumë se 20 mijë biletave.

 
Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 14:19

Tetovë – Lojtarët shqiptarë kanë qenë në presion gjatë gjithë ndeshjes së mbrëmshme në Beograd, ku Shkëndija e Tetovës humbi 0-4 përballë Partizanit vendas, në kuadër të Ligës së Kampionëve të Evropës.

“Tifozët serbë i kanë fyer vazhdimisht lojtarët nga tribunat”, ka thënë trajneri Qatip Osmani, dhe kjo, sipas tij, ka qenë një ndër arsyet kryesore të disfatës.

Ai ka thënë se humbja e penalltisë nga Hasani, në pjesën e parë, i dha drejtim krejt tjetër ndeshjes, duke bërë që në pjesën e dytë, shqiptarët që janë kampionë të Maqedonisë, ta humbin ekuilibrin në fushë.

Qatip Osmani, megjithatë ia ka uruar fitoren Partizanit, por ka thënë se, në ndeshjen e kthimit, në Shkup, do të bëjnë ços për ta përmbysur rezultatin. (LajmeSqhip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 21:37

Ka përfunduar në Beograd ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampionëve, midis Partizanit dhe Shkëndijes së Tetovës.

Partizani ka fituar 4:0 në pjsën e dytë, e cila dalloi dukshëm nga e para dh eku pika e zezë e ekipit tetovar dukej të jetë pikërisht qendërmbrojtësi (serb) i tij, Nikitoviq, për shkak të papërgjegjësisë së të cilit Shkëndija mori dy prej katër golave.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Tetovë. Shkëndija në kët ëtakim ishte e hendikepuar pa tifozerinë e saj të zjarrtë, “Ballistët”.

 

***************************************

Beograd – Shkëndija e Tetovës ka rezistuar mirë në 45 minutat e para kundër Partizanit, në Beograd, në ndeshjen e edicionit të radhës në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht faktit se lojtarët beogradas sulmuan vazhdimisht, tetovarët arritën që me lojën e tyre t’i ndalin si duhet Brenda 16-metërisht të tyre goditjet e Baboviçit dhe brazilianit të Partizanit, Eduardo.

Më të shquarit nga tetovarët në këtë 45-minutësh ishin anësori Cuculi dhe portiere fenomenal Zendeli, i cili ndali disa herë raste të qindpërqindta në portën e tij.

Shkëndija pati rastin më të mirë që të avancojë në minutën e 13-të, kur sulmuesi Hasani huqi penalltinë.

Atmosfera në stadiumin e Beogradit ishte e qetë dhe sportive, ku dominonte mbështetja e ivozëve bardhezinj, ndërkohë që nuk mund të flitet për ndonjë ekces apo tension, as në fushë e as, në tribuna, kur dihet që nga të dyja palët është pritur me ankth kjo ndeshje, e cilësuar më shumë me doza politike se sa sportive.

Mbetemi me shpresë që Shkëndija e Tetovës të dalë sonte me rezultat pozitiv nga ky stadium, e pse jo edhe me fitore, përballë një skuadre solide, siç është Partizani. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 12:24

Shkup – Nën doza më të larta të politikës se sa të futbollit, sonte në Beograd zhvillohet derbi ballkanik i rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve, midis shqiptarëve të Shkëndijës dhe serbëve të Partizanit.

Federatat e Futbollit të Maqedonisë dhe të Serbisë i kanë marrë të gjitha masat, për ta parandular çfarëdo ekcesi, në ndeshjen më të zjarrtë të tillë, midis serbëve dhe shqiptarëve, që pas shumë vitesh.

Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës, sonte duke filluar në orën 20:45 në Beograd do të ballafaqohet më Partizanin në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Ky takim është i ngarkuar politikisht dhe me rrezik të madh, për faktin se do të përballet një skuadër shqiptare me një skuadër serbe.
Pikërisht për shkak se ky takim është i ngarkuar mjaft shumë politikisht, Shkëndija do të luajë në Beograd, pa praninë e tifozëve të saj, “Ballistëve”.

Trajneri i tetovarëve, Qatip Osmani beson se skuadra e tij do të shfaq ndeshje të mirë në këtë takim të jetë të rëndësishme për skuadrën e tij. Madje, ai shpreson se të përzgjedhurit e tij mund të marrin rezultat të favorshëm.

“Eshtë ndeshja e parë ndërkombëtare dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi. Partizani është favorit, por nga skuadra im pres paraqitje të mirë. Nëse do të luajmë si në edicionin e fundit, jam optimist se në këtë takim do të mund të marrim rezultat të favorshëm”, ka thënë Osmani.

 
Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 11:49

Shkup – Përgjatë bisedës me legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrrin, në prag të ndeshjes Shkëndija-Partizani i Beogradit, dialogu ynë i përbashkët u soll edhe tek të qenit shqiptar dhe të luajturit me një skuadër serbe kundër një skuadre shqiptare në Kupat e Evropës. Vokrri me shumë seriozitet u përgjigj: “E kam pasur shumë të vështirë përballjen me ekipin shqiptar, duke pasur parasysh rrethanat politike shumëvjeçare. Megjithatë, një profesionist duhet të sillet në mënyrë profesionale dhe siç i ka hije një lojtari të vërtetë. Kishte disa shkrime në gazetat serbe, të cilat shkruanin sikur unë nuk kam dashur të luaj kundër Flamurtarit të Vlorës.

Gazeta “Politika” e Beogradit pati shkruar se Vokrri nuk ka luajtur me qëllim kundër Flamurtarit. Pas ndeshjes së dytë, ku ne fituam 2:1, por u eliminuam, kjo gazetë kishte vendosur foto në një çast loje nga ndeshja e parë në Vlorë, ku unë isha fokusuar në sulm dhe prapa në sfond ishte Enver Hoxha. Atë ditë në stadiumin e Vlorës kishte reklama “Parti-Enver” dhe fotoreporterët jugosllavë kishin fiksuar jo pak fotografi”.