Lajme Shqip Tuesday, 19 March 2013 19:46

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar procesi gjyqësor për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.

 

Procesi gjyqësor sot u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve, për shkak se janë dëgjuar transkriptet e bisedave të përgjuara telefonike të të akuzuarve në ditën kur ditën e 12 prillit kur ndodhi vrasja e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit. Trupi gjykues ka vlerësuar se bëhet fjalë për dëshmi sekrete dhe se nuk është e lejuar që seanca të zhvillohet me dyer të hapura.

Seanca e ardhshme është caktuar të zhvillohet më 25 mars, por nuk dihet vazhdimi i saj për shkak se në rast të ekstradimit të shpejt të dy të dyshuarëve kryesor për vrasjen e pesëfishtë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, që u arrestuan dy javë më parë nga policia e Kosovës në Prishtinë, sipas procedurave gjyqësore mund të fillojë proces i ri gjyqësor nga fillimi.

Autoritetet kosovare kanë shqiptuar masën e paraburgimit për dy të ndaluarit nga Maqedonia, ndërsa nuk janë dhënë hollësi për vendndodhjen e tyre dhe për afatet se kur do të realizohet ekstradimi.

 

Demiri dhe Ismailoviq bashkë me katër persona të tjerë nga Shkupi sipas aktakuzës së në ngritur nga organet hetimore maqedonase akuzohen se janë vrasësit kryesor të katër të rinjve maqedonas dhe një peshkatari në prillin e vitit 2012 pranë liqenit të Smilkovcit në periferi të Shkupit. Procesi gjyqësor lidhur me këtë rast është shtyer për 19 mars. Autoritetet kosovare tashmë po mbajnë në njërin nga burgjet hetimore dy të ndaluarit Demiri dhe Ismailoviq, duke i shqiptuar atyre masën e paraburgimit prej 30 ditëve. (INA/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 20 December 2012 12:58

Shkup – Në Gjykatën Penale në Shkup sot është shtyer procesi gjyqësor për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Kërkesa për shtyerjen e procesit është bërë nga ana e avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan që të ndërpritet seanca, me qëllim që të akuzuarit të njihen me provat dhe aktakuzën e ngritur.

“Ata duan të shohin provat me të cilat akuzohen dhe gjoja i disponon si të dëshmi prokuroria dhe se kjo e drejtë e tyre është ligjore”, theksoi për INA një nga avokatët Naser Raufi.  

Procesi gjyqësor u caktua për të vazhduar më 9 dhe 10 janar 2013, ku prokuroria do të shpalos provat e saj.

Procesi gjyqësor për këtë rast po udhëhiqet nga trupi gjyqësor i kryesuar nga gjykatësi Ivica Stefanovski. 

Avokati mbrojtës Naser Raufi deklaroi se edhe më tej qëndron në bindjen e tij se të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc janë të pafajshëm dhe duhet sa më parë të lirohen. 

Ndërkohë, siç mëson agjencia e lajmeve INA, të paraburgosurit lidhur me këtë rast janë ankuar për gjendjen e rëndë dhe mizore në burgjet në Manastir, Prilep dhe Shkup, ku po vuajnë paraburgimin. (INA/LajmeShqip.com)

……………………………………………………………………………

Shkup – Sot në Shkup ka filluar procesi gjyqësor “Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë afër liqenit në Smillkovcë të Shkupit, në prill të këtij viti.

Lidhur me vrasjen e pesë të rinjve maqedon akuzohen gjashtë persona Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdi, Haki Haziri që ndodhen në paraburgim dhe dy të tjerë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, që ndodhen në arrati.

Të gjithë këta persona ngarkohen me veprën penale terrorizëm. Gjatë ditë së sotme është lexuar aktkakuza ndërsa më pas pritet të filloj edhe dëgjimi i të akuzuarve.

Pala mbrojtëse pretendon se bëhet fjalë për proces të montuar pasi prokuroria aktakuzën e ka ngritur në bazë të përgjimit të telefonave celularë, që, sipas mbrojtjes nuk japin as edhe një dëshmi mbi përfshirjen e të akuzuarve në këtë vepër që kishte shkaktuar tensione ndërentike dhe protesta në Shkup.

Nga BDI-ja, që është pjesë e qeverisë kanë siguruar se procesi gjyqësor do të jetë i drejtë ndërsa për këtë kanë kërkuar edhe mbështetjen e faktorëve ndërkombëtar në vend.(REL/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 17:13

Shkup (PLOTESUAR 19:40)-Ministria e Punëve të Brendshme te Maqedonisë, ndërmori të martën në mengjes një operacion të quajtur “Monstrum”, në të cilin u bë i mundur arrestimi i 20 persona në disa lagje të Shkupit , ku një pjesë e të arrestuarve kishin lidhje me vrasjen në Smillkovc.

‘Në mesin e 20 të arrestuarve, ka persona të cilët drejtpërdrejtë janë të ndërlidhur me vrasjen makabre në liqenin e Hekuranës, pranë fshatit Smillkovc. Por, ka dhe të tillë për të cilët nuk kemi të dhëna konkrete se drejtpërderjtë janë të përfshirë në këtë vrasje. Ata po merren në pyetje për momentin, dhe pasi të realizohen hetimet, do të dalim me të dhëna tjera’, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

“Në këtë grup bëjnë pjesë qytetarë të Maqedonisë, nga Shkupi, të cilët janë pjesëtarë të grupeve radikale islamike, të cilët paraqesin kërcënim si për të krishterët, ashtu dhe për muslimanët”, tha Jankullovska.  Më poshtë, mund të shikoni  video e operacionit policor të koduar “Monstra”. (LajmeShqip.com) Operacioni “Monstra”

*****************

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë ka zbuluar vrasësit e pesë personave në Smillkovc. Janë arrestuar 20 persona nga Shkupi, pjesëtarë të islamit radikal, pjesa më e madhe prej tyre janë shtetas të Maqedonisë.

“Këto janë grupe radikale islamike, janë persona të rrezikshëm dhe për to do të ngrihen padi penale për terrorizëm. Këto persona kanë qenë në Pakistan dhe Afganistan dhe praktikisht kanë bërë luftë me trupat ndërkombëtarë të paqes”, tha Jankulloska. “Gjatë bastisjeve të kryera sot në mëngjes në 26 objekte, në pjesën më të madhe të territorit të Qytetit të Shkupit, edhe në aktivitetet në aksionin “monstrum”, ku morën pjesë mbi 800 pjesëtarë të MPB-së (DSK dhe BSSH), është gjetur sasi e madhe armësh literaturë e cila flet për përfaqësimin ideologjik të këtyre personave dhe një sërë lëndësh të tjera të cilat mund të shfrytëzohen ose ka qenë e shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

Në vijim është ekspertiza nëse arma e gjetur është përdorë në vrasjen e pesëfishtë”, deklaroi ministrja. MPB tha se motivi i vrasjes është udhëzimet nga islami radikal. “Viktimat nuk kanë pasur lidhje direkte me vrasësit” informoi Jankullovska. Sipas Jankulloskës motivi kryesor me siguri është ideja e tyre për vrasje në islamin radikal, ndërsa qëllimi është që të krijohet ndjenjë te oponioni më i gjërë.

Me kërkesë të gazetarëve të japë vlerësim për gjendjen e sigurisë në Maqedoni dhe nëse vendi po ballafaqohet me rrezik nga islamizmi radikal dhe sulme të tjera “terroriste” Jankulloska përkujtoi se Republika e Maqedonisë është pjesë e koalicionit global për paqe, dhe është vend i cili sipas numrit të banorëve është i 5-ti me radhë sipas pjesëmarrjes e paqeruajtësve nga ARM-ja në misionin në Afganistan.

Më 13 prill në bregun e liqenit afër Smillkovcit në mënyrë makabre u vranë Kire Triçkovski, Aleksandar Naqeski, Filip Sllavkovski dhe Cvetanço Acevski të moshës prej 18 deri 20 vjeç, si dhe Borçe Stefanovski (45) nga fshati Creshevë. Pesë personat, sipas informacioneve të deritanishme të policisë, janë vrarë me armë automatike në afërsi të drejtëpëdrejtë. Një ditë më vonë 10 kilometra nga vendi i masakrës është gjetur automobili “opel omega” për të cilin më vonë është konfirmuar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe është përdorë nga vrasësit.  (LajmeShqip.com)