Lajme Shqip Monday, 07 October 2013 14:45

Tiranë- Ish- kryeministri, Sali Berisha, publikoi një letër, që i ka dërguar Presidenti amerikan, Barack Obama.
Në letër shprehen falënderime për punën që ka bërë Berisha për të ruajtur stabilitetin në rajon, por edhe për kontributin e dhënë në misionet paqeruajtëse në botë.
Ndërkohë, në letër i thuhet se Berishës se duhet të bëjë një opozitë efektive dhe konstruktive, shkruan tema.
“Ka qenë nder dhe kënaqësi që kam punuar me Ju gjatë mandatit Tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne gëzojmë një partneritet të fortë në shumë fusha. Si Kryeministër, Ju keni ndihmuar ne thellimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona.
Unë dua t’Ju falenderoj për mbështetjen Tuaj ndaj përpjekjeve tona në Afganistan dhe Siri si dhe për punën Tuaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan. Do të doja gjithashtu të rikonfirmoj mirënjohjen time për bashkëpunimin e qeverise suaj në lehtësimin e transferimit të të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve të Hurriya Camp. Këto janë çështje të rëndësishme dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë të Shqipërisë.
Ndërsa Ju kaloni në rolin Tuaj si një anëtar i rëndësishëm i opozitës, unë e di se Ju do të mbeteni i angazhuar pozitivisht në procesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar,” thuhet në letër.

 
Lajme Shqip Saturday, 07 September 2013 15:13

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka krahasuar ndërhyrjen e mundshme në Siri me intervenimin e SHBA-së dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

“Vendimi i Amerikës për të ndërhyrë në konfliktin në Kosovë më 1999 fillimisht ka qenë i papëlqyeshëm, por në fund ka qenë gjëja e duhur për t’u bërë”, ka thënë Obama pas samitit të G20-ës në Shën Petersburg, raporton Reuters.

Ai ka përsëritur akuzat kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad, për përdorimin e armëve kimike, duke thënë se në ditët e ardhshme do të vazhdojë të kërkojë mbështetjen e Kongresit për aksion ushtarak në Siri.

Më 21 gusht, në periferi të Damaskut ka ndodhur sulm me armë kimike, nga i cili kanë humbur jetën qindra persona. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë fajësuar regjimin sirian dhe janë duke shqyrtuar mundësitë për ndërhyrje./rel/

 
Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 20:10

Washington – Presidenti amerikan Barack Obama, nëpërmjet një fjalimi drejtuar popullit amerikan dhe botës, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri.
Obama në fjalimin e tij, vec tjerash ka thënë se SHBA nuk mund të qëndrojnë duarkryq, në momentin kur “shohim se një dictator po vret fëmijët me gaz”.
Ai ka thënë se kjo formë e luftës, tashmë paraqet rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fqinjët e saj, andaj ai ka marrë vendim për ndërhyrje ushtarake.
Obama nuk e ka specifikuar ndëryhrjen dhe kohën, mirëpo ka thënë se “SHBA mund të ndërhyjë kurdo në Siri”.
“Operacioni ushtarak mund të ndodhë nesër, javën tjetër, ose në një të ardhme të afërt”, ka thënë presidenti amerikan.
Obama megjithatë ka përmendur se duhet të jepet edhe votimi në Kongres në lidhje me këtë çështje, e cila është paraparë të ndodhë më 9 shtator, mirëpo ka thënë se ndërhyrja do ndodhë edhe pa vendimin e Kongresit./Lajmeshqip/ 

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 August 2013 19:34

Gostivar – Komuna e Gostivarit do të ketë nderin që Malik Obama ta vizitoj këtë qytet dhe do të jetë Komuna e vetme e cila do të vizitohet jashtë kryeqytetit nga Obama, vwllai i presidentit amerikan.

Takimi do të realizohet në ora 20:00. Me qëllim për koordinim dhe përgatitje sa më të mirë të vizitës zyrtare Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot ( e mërkurë) priti në takim përfaqësuesit e Klubit Ballkanik për Paqe,Osmo Vtresh – president i organizatës, Nake Dacev – Menaxher Gjeneral, Stavre Gjikov – Koordinator nga këshilli organizativ për vizitën dhe delegacion nga organizata.

Në takim u diskutuan detalet e vizitës dhe parapërgatitjet e nevojshme që vizita të jetë sa më e suksesshme.

 
Lajme Shqip Thursday, 08 August 2013 13:45

Washington – Presidenti amerikan, Barack Obama, së bashku me bashkëshorten ne tij, Michelle, i ka uruar myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, për Festën e Bajramit.
“Gjatë muajit të kaluar, myslimanët e kanë nderuar fenë e tyre nëpërmjet lutjeve dhe shërbimit, agjërimit dhe kohës së kaluar me të dashurit e tyre”, thuhet në deklaratën me shkrim për media të presidentit Obama, që e ka publikuar Shtëpia e Bardhë.
Mëtutje, presidenti amerikan thekson se “pas Iftarit të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë, unë isha krenar të kalojë kohë me disa nga amerikanët myslimanë, kontributi i të cilëve e pasuron demokracinë tonë dhe e forcon ekonominë tonë”, dhe shton se “shumë prej neve e kanë pasur mundësinë që të darkojnë me miqtë dhe kolegët myslimanë, traditë kjo që na përkujton të jemi mirënjohës për bekimet tona dhe të tregojmë mëshirë për ata që kanë pasur më pak fat në mesin tonë, përfshirë miliona sirianë, që Ramazanin e kaluan të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, familjet e tyre dhe nga të dyshurit e tyre”.
“Për miliona amerikanë, Bajrami është pjesë e mozaikut të shumë traditave amerikane, dhe të gjithë myslimanëve u uroj Bajram të bekuar dhe të gëzuar”, përfundon presidenti Obama, deklaratën e tij me rastin e Festës së Bajramit.

 
Lajme Shqip Friday, 26 July 2013 12:35

Uashington – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka përshëndetur amerikanët myslimanë, që janë ndërmarrës, inovues teknologjikë dhe pionierë të mjekësisë, të cilët ishin mbledhur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë për iftar.

Zoti Obama tha se Ramazani është “kohë e reflektimit” dhe “rast për të demonstruar besnikërinë ndaj Zotit”, nëpërmjet lutjes dhe agjërimit.

Por, ai theksoi se muaji i Ramazanit është, poashtu, “kohë për familjen dhe miqtë që të bashkohen”.

Presidenti Obama theksoi se iftari në Shtëpinë e Bardhë është pjesë e traditës së shënimit të ditëve të shenjta të religjioneve të ndryshme dhe diversitetit që e definon lirinë fetare në Shtetet e Bashkuara.

Ky ishte iftari i pestë në Shtëpinë e Bardhë, mikpritës i të cilit ishte Obama.

 
Lajme Shqip Wednesday, 19 June 2013 16:19

Berlin – Presidenti amerikan Barack Obama, ka mbajtur një fjalim në pjesën ikonike të Berlinit, në Portin e Brandenburgut,

Obama në Berlin, ka porosituar amerikanët dhe evropianët të “mos jenë të vetëkënaqur edhe pse Lufta e Ftohtë ka mbaruar”.

Gjatë fjalimit të tij para qindra njerëzve, Obama ka dhënë mesazhin ndaj Evropës, që të ketë më shumë kujdes sa u përket politikave ekonomike. Presidenti amerikan ka shfaqur brengën e tij për shkak të papunësisë së lartë të të rinjëve në Evropë, raporton Associated Press.

“Puna jonë nuk është kryer ende”, citohet të ketë thënë Obama, në fjalimin e tij mbajtur në vendin kur para pesëdhjetë vjetësh, kishte mbajtur një fjalim edhe ish presidenti amerikan John F. Kennedy.

 

 
Lajme Shqip Monday, 28 January 2013 13:53

SHBA – Në një intervistë të përbashkët në Televizionin amerikan, presidenti Barack Obama dhe sekretarja amerikane e shtetit në largim, Hillary Clinton i anashkaluan pyetjet lidhur me kandidimin eventual të zonjës Clinton për presidente në vitin 2016.

Në rrjetin televiziv CBS News, programi “60 minuta”, Clinton theksoi: “nuk mendoj se as unë e as ai do të bëjmë parashikime se ç’do të ndodhë nesër ose vitin e ardhshëm”.

Në intervistën e transmetuar mbrëmë vonë, Obama tha se Clinton do të mbahet mend si “njëra nga sekretarët më të mirë të shtetit, që ne i kemi pasur” dhe shtoi se “gjatë katër viteve të fundit kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe mua do të më mungoje”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 20 January 2013 15:53

SHBA – Presidenti Barak Obama bën betimin për mandatin e tij të dytë sot në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë. Kushtetuta amerikane parashikon përfundimin e mandatit të presidentit më 20 janar në mesditë. Presidenti Obama dhe zv/presidenti Xho Baiden do të bëjnë betimin në ceremoni të veçanta sot.

Vetëm anëtarët e familjes dhe pak të tjerë do të jenë të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë kur Obama të bëjë betimin për mandatin e tij të dytë, të administruar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhon Roberts.

Meqë e diela është ditë pushimi, presidenti dhe zv/presidenti do të bëjnë betimin përsëri nesër në ceremonitë publike para qindra mijëra njerëzve të mbledhur në Parkun Kombëtar të Uashingtonint.

Për koincidencë historike, Obama do t’i bashkohet Franklin Ruzveltit, si të vetmit presidentë që kanë bërë betimin katër herë. Ruzvelti u zgjodh president katër herë. Krahas dy betimeve të këtij viti, Obama bëri dy herë betimin në vitin 2009, pasi Kryetari i Gjykatës së Lartë gaboi kur po administronte betimin për herë të parë.

Megjithë ngatërrimin e fjalëve, betimi ishte i ligjshëm. Megjithatë, Kryetari i Gjykatës së Lartë, e administroi përsëri betimin privatisht ditën tjetër.

Disa ditë festime për inaugurimin filluan dje në Uashington, ku presidenti dhe zonja Obama morën pjesë me rastin e Ditës Kombëtare të Shërbimit në restaurimin e një shkolle, ku folën para vullnetarëve.

Sot në mbrëmje, Obama dhe zoti Baiden me bashkëshortet do të flasin në pritjet zyrtare të inaugurimit.

Aktivitetet e të hënës fillojnë me pjesëmarrjen e të dy familjeve në shërbimet kishtare pranë Shtëpisë së Bardhë. Pastaj ata do të shkojnë tek ndërtesa e Kongresit, ku presidenti dhe zv/presidenti do të bëjnë betimin për të dytën herë.

Pas inaugurimit ata do të hanë drekë me ligjvënësit në Kapitol dhe pastaj do të marrin pjesë në paradën e inaugurimit. Ata do të shkojë nga ndërtesa e Kongresit përgjatë bulevardit Pensilvania në Shtëpinë e Bardhë, ku do të shikojnë pjesën tjetër të paradës nga një tribunë e ngritur me këtë rast. Në mbrëmje, çifti i parë do të marrë pjesë në dy ballot e fundit të inaugurimit.

Festimet përfundojnë të martën me një shërbesë së posaçme lutjesh në Katedralen e Uashingtonit dhe në një ballo tjetër në mbrëmje.
Të mërkurën fillon fillon heqja e tribunës dhe planet për ceremoninë e ardhshme të inaugurimit në vitin 2017.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 02 January 2013 17:11

SHBA – Me 257 vota pro dhe 167 kundër,  Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi projektligjin që shmang humneren fiskale te rritjes automatike te taksave dhe shkurtimit te shpenzimeve.

Për presidentin Barak Obama ky ishte nje hap te mbare drejt një përpjekjeje më të gjerë për trajtimin e çështjes së deficitit teper te larte te vendit. Ne komentet e bera perpara se te kthehej ne Haëai per te vazhduar pushimet qe nderpreu per shkak te rrezikut te gremines fiskale, shefi i Shtepise se Bardhe tha se me firmosjen e projektligjit, permbushet nje prej zotimeve te tij te fushates.

“Do te nenshkruaj nje ligj qe rrit taksat mbi amerikanet me te pasur, dhe shmang rritjen e tyre per shtresen e mesme. deficit eshte akoma shume i larte, megjithate ka rrugezgjidhje nese zgjedhim te fokusohemi tek ajo qe eshte e drejte per vendin, e jo tek politika”, tha Obama.

Dhoma e mbizotëruar nga republikanët, i dha driten jeshile projetkligjit te marten vone pas tre dite negociatash intensive. Me heret, marreshja ishte aprovuar ne Senat me 89 vota pro e vetem 8 kundër. Obama kishte nxituar ta pershendeteste nje zhvillim te tyre duke i bere nderkohe thirrje Dhomes se Perfaqesueve e arritur ne Senat e i kishte kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve ta miratojë ligjin pa vonesë. Nuk eshte nje marreveshje e perkryer, por te pakten lejon qe rritjet tatimore te mos prekin shumicen e amerikaneve, deklaroi lideri i pakices republikane ne Senat, Mitch McConnell. Ai falënderoi gjithashtu zëvendëspresidentin Joe Biden, i cili punoi nga afër me udhëheqësit e Senatit për të hartuar marrëveshjen.

Sipas planit, individët me të ardhura më shumë se 400 mijë dollarë në vit dhe çiftet me më shumë se 450 mijë dollarë në vit do të paguajnë më shumë taksa. Fale kompromisit, shkurtimet në shpenzimet e mbrojtjes do te shtyhen per dy muaj. Sipas  McConnell, ceshtja e te ardhurave u zgjidh dhe tani është koha për t’u marrë seriozisht me shpenzimet që kanë dalë jashtë kontrollit. (T.Ch)