Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 15:54

Këngëtarja Nora Istrefi ja ka ëndja që të vallëzojë edhe kur është në pushim.
Këtë gjë ajo e ka bërë në një pishinë, ku nuk dihet në të cilin vend, përderisa këngëtarja ka vallëzuar bashkë me motrën e saj.
Ndryshe, Nora sivjet ka pasur një sukses të konsiderueshëm me këngën “La Mama”, përderisa këngëtarja ka paralajmëruar edhe një këngë hit në muajt në vijim, shkruan express.
Se si vallëzon Nora në “kohën e lirë” mund ta shikoni në videon më poshtë që vet këngëtarja e ka postuar në Instagram.

 

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=Jsp767qEwos

 
Lajme Shqip Friday, 17 May 2013 23:15

Prishtinë – Me 4 qershor, në sallën 1 Tetori, do të mbahet cermonia e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve Videofesti Muzikor 2013, ku nominimet veçse janë shpallur.

Organizatorët e kësaj cermonie të ndarjes së çmimeve të videoklipeve më të mira, kanë bërë publike nominimet për kategoritë kryesore, me konkurrencë të lartë mes këngëtarëve, në të cilat vërehen edhe mungesa të shumëta.

 

Videokipet e prodhuara nga produksioni Max Production, dominojnë dukshëm nominimet. Bashkëpunimi i Elvana Gjatës me 2po2 dhe videoklipi i jashtëzakonshëm i tyre “Beso”, kanë marrë disa nominime, duke përfshirë edhe çmimin kryesor si videospoti më i mirë.

Në fakt është pikërisht kjo këngë që pritet të përballet kokë më kokë me videoklipin tjetër fantastik të Florit, “Pa Jetë”, pa përjashtuar as videoklipin “Bloodah” të Dafina Zeqirit, “Cok Guzel” të Mc Kreshës dhe të Kaos, “Ngoje Zemrën Tem”.

Garë e ashpër është edhe në konkurrencën e femrave. Vesa Luma, Kaltrina Selimi, Dafina Zeqiri dhe Tuna me “I Asaj” do të jenë ballë për ballë për këtë kategori ku qartë favoritja kryesore është bukuroshja bjonde, Tuna.

Parakalimi i yjeve të muzikës, artit dhe kulturës për këtë gala mbrëmje, ashtu sikurse ceremonia e madhe mbahen më datë 4 qershor në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Më poshtë janë disa prej kategorive me të nominuarit për Videofest 2013:

Videospoti më i mirë 
Mc Kresha – Cok Guzel
Kaos – Ngoje Zemrën Tem
Flori – Pa jetë
Dafina Zeqiri – Bloodah
Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso

Videospoti më i mirë në konkurrencën e femrave
Vesa Luma – 24 orë
Kaltrina Selimi – Gjithmonë me ty
Dafina Zeqiri – Bloodah
Jehona Sopi – Unë do t’i laj këmishat e tua
Tuna – I Asaj

Videospoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve 
Lyrical Son – Qëllimi
Mc Kresha – Cok Guzel
Alban Skënderaj – Mirëmengjes
Flori – Pa Jetë
Besart Halimi – Dhimbje

Videospoti me regjinë më të mirë
Mc Kresha – Cok Guzel
Flori – Pa Jetë
Kaos – Ngoje Zemrën Tem
Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso
Nora ft. Bim Bimma – Gangsta

Videospoti më i mirë në kategorinë Best Neë Artist
Robb Daddy ft. Xhinxha – Ëe Party
Yll Limani – Lart Mbi Yje
Dessa – Zjarr, Zjarr
Neki Emra – Të vdes apo të pres
Klepto – Klepto in this Bitch

 

 
Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 09:35

Një detaj që i ka ikur këngëtares seksi, Nora Istrefi, tregon një anë të saj që është pak për të qeshur. Këngëtarja kosovare, voton për vetën e saj nëpër top listat e këngëve në televizionet tona.

Një kërkim shumë i thjesht në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, tregon se si Nora Istrefi ka votuar në dy top lista për këngën e saj “Ski me ik”.

Dy herë gjatë muajit shkurt dhe mars ajo ka votuar për këngën e saj në emisionin “Top Koha Music”. Ndërsa një herë tjetër ajo ka votuar për veten e saj në top listën e postuar nga faqja “Vipat Shqiptar”.

Nuk është ndonjë gjë e keqe që të votosh, por të votosh për veten kur je figurë publike dhe një këngëtare që ke mjaft fansa, duket si një veprim paksa i tepruar.

Në foto shihet qartë historiku i veprimtarisë së saj në Facebook. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 12 February 2012 11:25

Këngëtari pejan, Ramadan Krasniqi-Dani, është shpallur i pafajshëm nga akuza për vjedhje rryme, por ka rënë në një gënjeshtër të madhe këto ditë kur ka thënë se vetëm atij i është lejuar që të xhirojë në njërin nga hotelet më lukzose në Prishtinë. Disa ditë më herët, Dani kishte thënë për gazetën “Zëri” se vetëm atij iu lejua që të xhirojë në ambientet e hotelit të zëvendës kryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, “Swiss Diamond Hotel”.

“‘Swiss Diamond Hotel Prishtina’ është një hotel me një model evropian dhe gjithkush do ta kishte dëshirë të realizojë videoklipe në të. Kam dëgjuar se ka pasur kërkesa nga kolegët e mi për të realizuar klipe në ambientin e këtij hoteli, mirëpo vetëm unë kam pasur fat të realizoj. Unë nuk kam asnjë shoqëri me menaxherët e hotelit, madje as nuk i kam njohur kur kam bërë kërkesën, mirëpo si duket kam qenë me fat që stafi menaxhues pranoi të realizojë një klip në këtë hotel”, kishte thënë ai për “Zëri”.

Por Dani ka gënjyer në këtë rast. Videoklipi i këngës më të re të Nora Istrefit “Ski ku ikë”, ka skena të xhiruara në këtë hotel. Burimet e sigurta të portalit “LajmeShqip” e pohojnë këtë gjë dhe se kjo argumentohet edhe në pamjet e klipit ku shihet 100 përqind se videoklipi i Norës është xhiruar në “Swiss Diamond Hotel”.

Ndryshe, ky videoklip i Nora Istrefit është duke bërë një bum të madh. Për vetëm tre ditë që është hedhur në kanalin e internetit “YouTube” ka fituar rreth 180 mijë shikime në kanalin “NoraIstrefiOficcial” dhe rreth 40 mijë shikime në kanalin “Entermedia”, ku kjo e fundit i ka realizuar edhe klipin këngëtares. Për më shumë ndiqni vetë kripin e Norës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 13:30

Nora Istrefi është njëra prej seks simboleve të muzikës kosovare, por megjithëse natyrës së saj të pavarur në art, në jetën private ajo ndryshon mjaft. Vetë ajo ka pranuar se kur bëhet fjalë për të marrë vendime madhore, fjalën e fundit ja lë burrit të saj, Robertit.

E intervistuar nga Alba Morina për emisionin “Top Koha Music”, ajo ka dhënë një intervistë të shkurtër por me përgjigje shumë të qarta.

E pyetur se kur do të martohej me Robertin, me të cilin prej disa vitesh është në një lidhje, ajo është përgjigjur shkurt, “Nuk e di çka me than, vendos Roberti e jo unë!” duke sqaruar se është e gatshme t’i thotë po nëse i ulet në gjunjë dhe i ofron një unazë të shtrenjtë.

Ndër të tjera, “Top Koha Music” në KTV, ka përcjellë premierën e klipit e këngës së saj “S’ki ku ikë”, që sipas saj është një këngë e zhanrit dupstep. Për këtë klip portali ynë ju ka shkruar edhe më herët, ku  i kemi dëshmuar Norës dhe gjithë lexuesve tanë se kënga e saj nuk ka lidhje me dupstep.

Megjithatë, Norës i urojmë që Roberti të vendos t’i ulet në gjunjë për t’i propozuar martesë sa më shpejtë, që vajza të mos mërzitet duke pritur! (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 06 January 2012 12:00

DJ i famshëm John Peel, që njihet si muzikanti i parë që ka krijuar muzikën dubstep, po të dëgjonte këngën e re të këngëtares kosovare Nora Istrefi, do ta quante gjithçka tjetër përveçse dubstep. Megjithatë, Nora Istrefi e njohur për skandalet e shumta vitin e kaluar, e ka nisur këtë vit me publikimin e një këngë që sipas saj është Dubstep.

Në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” ajo e ka prezantuar këtë këngë si një dubstep.

“My new dubstep single produced by Zzap&chrisS and Enis Presheva, videospoti shumë shpejttt ..ka me qenë ndryshe prej krejt klipeve deri tash..stay tunned its gonna be sickk ! LOVE N ps. shpresoj që ka me ju pëlqy”, ka shkruar Nora.

Duke marrë parasysh se muzika Dubstep në Kosovë nuk është aq e famshme, kjo ka bërë që fansat e këngëtares kosovare të mos e hetojnë këtë gjë. Kënga e Nora Istrefit ka pak tingujt e muzikës Dubstep, por mënyra se si ajo e këndon dhe vija melodike nuk ka të ngjarë aspak me Dubstep.

Këngëtarja tjetër kosovare që jeton në Londër, Rita Ora, ka bërë së fundmi një këngë që është më shumë se dubstep. Megjithatë Rita nuk ka marrë guximin që ta quaj dubstep këngën e saj. Ja se si është në zhanrin dubstep kënga e Ritës: http://www.youtube.com/watch?v=YUgbT0srFXQ

Nora, me qëllim apo pa dije, e ka ngatërruar zhanrin e muzikës. Nëse vetëm dëshironi të dini se çfarë është Dubstep, portali LajmeShqip ju sjellë edhe këngën e Norës edhe një set të vitit të kaluar.

Nora, ja çfarë është muzika Dubstep: http://www.youtube.com/watch?v=TY_jl-PiiHM

Ja dhe linku i këngës se Nora Istrefit : http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=jt9CNt_uA3o (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 14 August 2011 19:36

Prishtinë – Nora Istrefi kurrsesi ta kalojë të nxehtit e kësaj vere. Pas lagies së “zogut” të saj (që paparacët e Portalit LajmeShqip.com e kishte zënë në mat) në një lokal nate në Kamenicë, ajo ka mbledhur mend dhe në koncertet tjera ka veshur pantollona. Por nuk ka mundur të shpëtojë pa u lagur e djersitur në gjoksin e saj.

Në një koncert të saj që e ka mbajtur të marten, me 9 gusht, në Prizren, ajo është lagur e bërë qull në gjokset e saj, gjë që e ka detyruar t’i ndërrojë jelekët. Fotot flasin për këtë.

Portali LajmeShqip.com jua sjellë fotografitë ekskluzive. Në këto fotografi, Nora Istrefi shihet e lagur teksa ka veshur jelek shumë provokues, duke e bërë të tejdukshëm gjoksin e saj në të.

Megjithatë, në një fotografi Nora në fytyrë nuk duket fare ashtu. Në fotografinë që ka dalë së bashku me një kamerier (e që ne e kemi hequr nga fotoja për shkak të privatësisë) Nora duket si mos më keq. E djersitur skajshmërisht, grimi i saj ka rrjedhur nga fytyra, duke shpalosur fytyrën e vërtetë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 17:43

Prishtinë – Një ditë pas daljes së lajmit dhe publikimit të fotografive të “zogut” të Nora Istrefit në një koncert, në Portalin Lajmeshqip.com, këngëtarja ka shkruar në rrjetin social “Facebook,” në faqen e saj zyrtare “The Real Nora Istrefi Fan Page”.

Që në mëngjesin e sotëm, kohë kjo kur ajo duket se ka parë “zogun” e saj të shpalosur në shumë sajte të cilat kanë i janë referuar Portalit Lajmeshqip.com, ajo ka shkruar “ahahahhaha gazetart sjon normal! lemni rahat o vlla”.

Pas këtij statusi kanë pësuar shumë komente ku Norës i është shkruar se ajo ka pasur faj që është ekspozuar në atë mënyrë.

“Duhet me pas kujdes…”, ka qenë njëri nga komentet e njerëzve. Nora Istrefi ia ka kthyer komentin duke  shkruar : “e vërtetë! Duhet me pas kujdes. thnx”. Kësisoj Nora Istrefit duket se i ka ngelur pakëz hatri për publikimin e fotografive, mirëpo duket sikur edhe i ka bërë mirë publikimi i tyre, pasi premton se ka mbledhur mend.

Faqja zyrtare e Nora Istrefit në Facebook: http://www.facebook.com/pages/The-Real-Nora-Istrefi-fan-page/182083378501085

 
Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 16:06

Prishtinë – Duket se Nora Istrefi ka kaluar në ekstazë, në një koncert që ka mbajtur në njërin prej lokaleve të natës në Kamenicë, qytezë në Lindje të Kosovës.

Siç shihet edhe në fotografitë ekskluzive të portalit LajmeShqip.com, këngëtarja derisa ka kënduar në klubin “Sugarfree”, ka pasur të veshura të brendshme prej të cilave vagina e saj ka qenë gati e “demaskuar” dhe i ka provokuar të vazhdimisht pranishmit, sikur t’ua bënte me sy.

“Zogu” i është lagur dukshëm në skenë, derisa ajo s’është ndalur së kënduari. Të pranishmit në klub kanë qenë të “mahnitur” nga kjo performancë e Nora Istrefit, e cila kësaj radhe s’i ka kursyer për ta as pjesët e saj më intime… (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 13:38

Prishtinë – Ka kërcyer tërë natën dhe, gjithashtu, tërë natën ka pirë alkool. Sipas burimeve të Portalit Lajmeshqip.com këngëtarja, e cila së fundmi ka lansuar këngën “Unë e di” në bashkëpunim me këngëtarin tjetër Erman Fejzullahun, është dehur skajmërisht të premten në lokalin e natës “Full House”.

Dehjen e saj e dëshmon edhe fotografia në të cilën Nora Istrefi shihet e trullosur. Ajo ka qenë në lokalin “Full House” të premten mbrëma nën shoqërinë e motrës, mirëpo me të nuk ka qenë i dashuri i saj, Roberti.

Nora ka qëndruar në club deri në orët e vona të natës dhe ka shijuar muzikën elektronike që ka shumë dallim nga muzika që ajo e bënë në karrierë.

Megjithatë, Nora Istrefi ka qenë njëra nga VIP-at, të cilat të premten mbrëma kanë bërë qejf në këtë diskotekë.

Siç shihet në fotografi, në këtë party kanë qenë edhe këngëtari Andos, aktori Besfort Daka e Ylber Bardhi. Gjithashtu, në të njëjtën ndej ishte edhe këngëtari Shpat Deda. Shumica e tyre kanë qenë të dehur atë mbrëmje.