Lajme Shqip Sunday, 05 January 2014 15:08

Kohës së fundmit ka shpeshtuar udhëtimet drejtë Prishtinës. Dhe Rigels Rajku i njohur në publik si Noizy që në fillimvit ka nisë me mbrëmjet e tij në kryeqytetin e Kosovës. Por, duket se lidhja e tij me fansat kosovarë sa vjen e rritet, ashtu siç po shpeshtohen performanca e rep këngëtarit nga Shqipëria këtu.

Se do të vijë për çdo javë në Prishtinë ka premtuar vetë ai përmes rrjetit social ‘Twitter’, ndërsa ka shkruar “Prap, Per Cdo Jav mke midis Prishtines”. Por nuk e ka lënë me kaq.

Ai gjithashtu ka shtuar në status edhe një “përshëndetje” të cilën vetëm ai e di se kujt ia ka adresuar. “Gishtin e Mesit kur jam n’maj t’bines”. /zhurnal/

 
Lajme Shqip Tuesday, 12 November 2013 19:50

Lazarati është padiskutim një nga fshatrat më të famshëm jo vetëm në Shqipëri por i njohur edhe në botë. Madje së fundmi një shkrim nga Agjencia e lajmeve AFP  e ka krahasuar atë me Gazën për shkak të mureve të lartë dhe telave me gjemba që rrethojnë parcelat me kanabis.

 

Si duket Lazarati ka qenë frymëzim  për reperin e njohur Noizy, i cili i ka kushtuar këngë atij. ”Fletshat” titullohet kënga në bashkëpunim me reperat OverLord dhe Niil-B, ku Noizy shprehet pro hashashit.

 

“Duhet pak lazarat, du me i pa shkrepsat nalt, se na i kallim 3-fletshat”, janë disa nga vargjet e këngës. Menjëherë pas publikimit kënga ka marë klikime dhe komente të shumta në You Tube.

 
Lajme Shqip Saturday, 12 October 2013 18:15

Ka qëndruar disa ditë në Prishtinë pas pjesëmarrjes së tij, si dhe çmimit që fitoi në spektaklin “Zhurma Shoë Aëards”. Ne e kemi takuar Noizin në Preshevë ku, së bashku me shumë miq repera të njohur të Kosovës, ai ka qenë në një koncert bamirësie për të ndihmuar një vajzë të vogël që vuan nga një sëmundje problematike.

E, në fakt, njohëm një reper krejt ndyshe nga ajo që thuhet dhe duket, me plot humanitet brenda tij. Jo vetëm është pritur mirë në këtë koncert në Preshevë; Fansa të tij vinin e takonin, madje para koncertit në lokalin mikpritës, disa të rinjfansa të artistit i sollën një tortë për t’i uruar ditëlindjen që reperi kishte pasur para një jave. Ndërsa pas skenës, në Pallatin e Kulurës në Preshevë, reperin e takonin shumë të rinj dhe bënin foto me të, njëra prej të cilëve ishte një vajzë, e cila jo vetëm i dha disa dhurata shumë interesante edhe për vajzën e tij, por ajo shpërtheu në lot kur e takoi reperin.
Nga ky koncert janë përfituar 5 mijë euro, që kanë shkuar si ndihmë për vajzën e vogël, e cila quhet Tana./albeu/