12
 
Lajme Shqip Monday, 07 October 2013 14:49

Dy amerikanë, James Rothman dhe Randy Schekman, si dhe gjermani Tomas Suedhof kanë fituar Çmimin Nobel për Mjekësi për vitin 2013.

Çmimet janë shpallur sot në Akademinë Suedeze në Stokholm.
Tre hulumtuesit janë shpërblyer për zbulimin se si qeliza organizon sistemin e vet të transportit.
Rothman është profesor në Universitetin Yale, Schekman në Universitetin e Kalifornisë, ndërsa Suedhof në Universitetin Stanford.
Çmimi Nobel për Paqe, i cili është edhe më i shumëprituri, do të bëhet publik të premten./REL/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 November 2012 16:09

Bruksel – Bashkimi Evropian ka thënë se paratë e Çmimit Nobel për Paqe do t’i japë për fëmijët e prekur nga luftërat. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Bashkimi Evropian ka fituar muajin e kaluar Çmimin Nobel për Paqe, i cili kap vlerën e 1.2 milion dollarëve.

BE-ja nuk ka vendosur ende se cilat projekte do t’i financojë me paratë.

Komisioni Evropian po ashtu ka nisur një garë për të zgjedhur katër evropianë të rinj që do të ndjekin ceremoninë e ndarjes së çmimit në Oslo, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm.

Evropianët e rinj do të shoqërojnë presidentin e BE-së, Herman van Rompuy, dhe presidentit e Parlamentit Evropian, Martin Schulz. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 12 October 2012 11:41

Oslo – Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2012 e ka fituar Bashkimi Evropian, për rolin e tij afatgjatë në bashkimin e kontinentit.

Komiteti Norvegjez i Paqes tha sot se BE-së i është ndarë ky çmim për kontributin që ka dhënë për gjashtë dekada në “avansimin e paqes dhe pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë”.

Në arsyetim thuhet se “në vitet e pasluftës, Komiteti Norvegjez i Nobelit ka shpërblyer disa persona, të cilët ishin në kërkim ta pajtimit midis Gjermanisë dhe Francës. Që nga viti 1945, ky pajtim është bërë realitet”.

“Vuajtjet e tmerrshme nga Lufta e Dytë Botërore demonstruan domsdonë e një Evrope të re. Për një periudhë mbi 70 vjeçare, Gjermania dhe Franca kishin luftuar tre herë. Sot, lufta midis këtyre dy vendeve është e paminagjinueshme”.

“Në vitet 1980, Greqia, Spanja dhe Portugalia iu bashkuan BE-së. Rrënia e Murit të Berlinit e bëri të mundur gjithashtu anëtarësimin e disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke hapur kësisoji një kapitull të ri në historinë evropiane”, thuhet në arsyetimin me shkrim të Komitetit.

“Pranimi i Kroacisë vitin që vjen, nisja e bisedimeve për anëtarësim me Malin e Zi dhe kurorëzimi i Serbisë me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, janë procese që ndihmojnë pajtimin në Ballkan”. 

BE-ja aktualisht është duke përjetuar vështirësi të rënda ekonomike dhe trazira të konsiderueshme sociale. Komiteti është  përqëndruar në atë që “e sheh si rezultatin më të suksesshëm të BE-së: betejën e suksesshme për paqe, pajtim, demokraci dhe të drejtat njerëzore”.

Me këto arritje, BE-ja ka ndihmuar në transformimin e Evropës nga një kontinent lufte në një kontinent paqeje, thuhet mes tjerash në arsyetimin që Komiteti Norvegjez i Nobelit i ka bërë çmimit të sivjemë të paqes.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 11 October 2012 14:34

Geteborg –  Shkrimtari kinez, Mo Jan është fituesi i këtij viti i çmimit Nobel për Letërsi.

Këtë lajm e bëri të ditur sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, Peter Englund, gjatë ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi, në Stokholm. “Çmimi Nobel për Letërsi, për vitin 2012, i ndahet shkrimtarit kinez Mo Jan, realizmi i të cilit ndërthurë tregimet e folklorit, historisë dhe ato bashkëkohore”, ka thënë Englund.

Mo Jan ka lindur ne 1955 ne Gaomi ne Kine dhe eshte vleresuar per nderthurjen me realizem te  folkut me bashkekohoren. Faqja e basteve “Ladbrokes”, jepte si pretendentin kryesor shkrimtarin japonez Haruki Murakami, pasi ka koeficientin më të ulët nëse do të vinit bast për atë.

Kandidat per cmimin Nobel ishte edhe shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 13:50

Stokholm – Komiteti i Nobelit ka vlerësuar lart hulumtimin novator të pjesëve optike të Serzh Aroshit nga Franca dhe Dejvid Vajlendit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar punën e tyre si diçka që “fizika e ka ëndërruar për shumë gjenerata”.

Këta dy persona i “kanë hapur dyert një epoke të re të eksperimentimit, duke demonstruar vëzhgimin direkt të sasisë së grimcave, pa i shkatërruar ato”, thuhet në deklaratën e këtij Komiteti.

Më tutje në këtë deklaratë thuhet se kjo metodë e re u lejon atyre që të ekzaminojnë, kontrollojnë dhe numërojnë grimcat.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 08 October 2012 14:13

Stokholm – Studiuesi britanik, John Gurdon, dhe japonezi Shinya Yamanaka kanë fituar Çmimin Nobel për mjekësi. Komiteti i Nobelit për Fiziologji dhe Mjekësi në Institutin Karlonska në Stokholm ka sqaruar vendimin.

“Asambleja e Nobelit në Institutin Karolinska ka vendosur të ndajë Çmimin Nobel për Mjekësi për John Gurdonin dhe Shinya Yamanakan. Ata kanë zbuluar se qelizat e pjekura mund riprogramohen për t’u bërë pluripotente”, ka thënë anëtari i Komitetit të Nobelit, Goeran Hansson.

Sipas tij, zbulimi ka “revolucionarizuar të kuptuarit tonë se si zhvillohen qelizat dhe organizmi”. Çmimi për mjekësi ka qenë i pari që është ndarë nga Nobeli për vitin 2012. Çmimi për fizikë do të shpallet të martën, për t’u pasuar nga ai për kiminë të mërkurën, për letërsinë të enjten dhe për paqe të premten.

Çmimi për ekonomi, i cili nuk është në mesin e çmimeve origjinale, por është themeluar nga Banka Qendrore e Suedisë në vitin 1968, do të jepet më 15 tetor. Ditë më parë, grupi përgjegjës për ndarjen e çmimeve Nobel ka thënë se është detyruar të zvogëlojë shumën e parave për laureatët.

Fondacioni Nobel do të ulë të gjashtë shumat nga 10 milionë korona suedeze në 8 milionë sosh – një rënie kjo nga 1.5 milion dollarë në 1.2 milion. Fondacioni ka thënë se shkurtimi është i nevojshëm në mënyrë që të sigurohen paratë edhe për çmimet e viteve të ardhshme. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 06 October 2012 20:50

TIRANË – Çmimi “Nobel” për letërsinë, ku është kandidat edhe shkrimtari Ismail Kadare, pritet të ndahet në datën 11 tetor, pas publikimit të datave të ndarjes së këtij çmimi, sipas fushave përkatëse.

Sipas parashikimeve, vendi i parë ‘luhet’ mes shkrimtarit kinez Mo Yan dhe atij japonez Haruki Murakami. Në këtë renditje paraprake, shkrimtari Ismail Kadare mbante vendin e katërt. Akademia Suedeze si çdo vit e shpall më vonë datën, por duke iu referuar traditës, gazetat kanë shkruar se ceremonia do të zhvillohet ditën e enjte, që i takon data 11 tetor. 

Për të disatën herë, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është kandidat për këtë çmim që këtë vit ka vënë në garë 46 emra shkrimtarësh. Vitin e kaluar, fituesi i çmimit më të madh në letërsi ka qenë poeti suedez Tomas Transtromer.

Ndarje e çmimeve “Nobël” do të fillojë në datën 8 tetor, kur do të ndahet çmimi për mjekësinë dhe do të përfundojnë në 15 tetor me çmimin për ekonominë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 24 August 2012 18:25

Tiranë – Ismail Kadare është renditur i katërti në listën e kandidatëve të mundshëm për të marrë Nobelin në Letërsi këtë vit. Në fakt, gara është shumë e fortë.

Listën e autorëve e kryeson shkrimtari japonez Haruki Murakami. Britanikja “Guardian” vë në dukje se shkrimtari japonez është një nga kandidatët e denjë për të fituar këtë çmim këtë vit.

Në fillim të vitit, kreu i Akademisë Suedeze, Peter Englund, zbuloi se 46 nga 210 autorët të dominuar për Nobelin në Letërsi, janë zgjedhur për herë të parë. Këta kandidatë janë përzjedhur nga një grup anëtarësh të Akademisë Suedeze, por edhe nga figura të letërsisë botërore.

Në vend të dytë pozicionohen autori kinez Mo Yan dhe shkrimtari holandez Cees Nooteboom dhe pastaj vjen Ismail Kadare. Urojmë që shkrimtari ynë i madh të jetë fituesi i Nobelit të Letërsisë 2012 që këtë vit përkon dhe me 100-vjetorin e Pavarësisë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 01 June 2012 19:59

Tetovë – Nobelisti shqiptar Ferid Murad u shpall sot “Doctor Honoris Causa” i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Me këtë vendim të Senatit të USHT-së, nobelisti Ferid Murat vlerësohet lartë për punën kërkimore.

“Senati i USHT-së në mbledhjen e mbajtur më 31 maj të vitit 2012 mori këtë vendim. Profesor doktor Ferid Muradit i jepet Titulli ‘Doctor honoris causa’ i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ky titull i jepet për meritat e jashtëzakonshme për krijimin e kushteve në fushën e arsimit dhe shkencës, ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzor për ngritjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe akademik”, tha Vullnet Ameti, prorektor për shkencë i USHT-së. 

Për nobelistin shqiptar Ferid Murad, i cili numëron deri tani 16 tituj “Doctor Honoris Causa”, titulli i sotëm do të zërë një vend të veçantë, pasi i jepet nga universitetit shqiptar i Tetovës.

“Të marrësh këtë titull nderi nga i vetmi universitet shtetëror shqiptar  që ndodhet kaq afër vendlindjes së babait tim Llakavicës është gjë e veçantë për mua! Unë e dua kërkimin shkencor, mësimin dhe kujdesin për pacientin dhe kam dhënë maksimumin tim për të bërë të mundshme këto gjera, dhe mendoj se shumë njerëz nuk kënaqen me punën si kënaqem unë, dhe diçka, nuk e kam në plan të dalë në pension, do punojë gjithmonë. Shpresoj që të ndihmoj edhe këtë universitet, Universitetin Shtetëror të Tetovës që Maqedonia t’i ketë këto gjëra në të ardhmen”, tha prof.dr.Ferid Murad.

Paraprakisht nobelisti Ferid Murad është takuar edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, i cili i ka dhuruar ikonën e nobelistes tjetër shqiptare Nënë Tereza. “Është kënaqësi që nobelistit tonë t’i dhurojmë këtë skulpturë që simbolizon nobelisten tjetër, e që reflekton një unitet shpirtëror të vlerave për çka ne si shqiptarë jemi krenarë”, tha Ylber Hysa, ambasador i Kosovës në Maqedoni. Në këtë manifestim, përveç figurave politike nga Maqedonia, morën pjesë edhe përfaqësues universitetesh nga të gjitha trojet shqiptare. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 10:30

Liderja e opozitës birmaneze Aung San Suu Kyi ka përshëndetur nëpërmjet një komunikate “fitoren e popullit” dhe i ka kërkuar partisë së saj dhe mbështetësve që të përmbajnë gëzimin në këto momente.

“Është fillimi i një ere të re”, është shprehur fituesja e çmimit Nobel për Paqen, e cila ka fituar 43 nga 44 vendvotimet në zgjedhjet elektorale.

“Nuk është triumfi ynë, por i atyre që vendosën të merrnin pjesë në këtë proces politik. Nuk ka rëndësi numri i votave të fituara, edhe pse jemi të kënaqur për numrin e lartë, por entuziazmi me të cilin kanë marrë pjesë njerëzit në këtë proces votimi demokratik”, theksoi Suu Kyi.

“Kemi fituar 43 nga 44 vendvotimet dhe po presim rezultatet e fundit tashmë nga shteti Shan”, shtoi një zëdhënës i partisë.

San Suu Kyi, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit në arrest shtëpie, u lejua të merrte pjesë në zgjedhjet elektorale për herë të parë.

12