Lajme Shqip Sunday, 30 March 2014 15:39

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki, filantropisti dhe ish-biznismeni Andrej Kiska, është mbështetës i pavarësisë së Kosovës.

Derisa, presidenti në largim, Robert Fico, njihet si kundërshtar i madh i pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i ri ka thënë se nuk e kupton si është e mundshme që Sllovakia të jetë një nga vetëm 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën./rtk/

 
Lajme Shqip Tuesday, 11 February 2014 15:46

Kosova është njohur sot nga Mbretëria e Lesotos. Vendimi për njohjen e Kosovës nga Lesoto, i është konfirmuar ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj, nga homologu i këtij shteti afrikan, raporton KTV.

“Nota verbale e njohjes pritet të arrijë brenda javës”, bën të ditur këshilltari për media i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.

Ndërkaq, edhe vet ministri Hoxhaj e ka konfirmuar një gjë të tillë përmes rrjetit social Facebook.

“Para pak minutash mu konfirmua njohja e radhës për Kosovën nga shteti i Lesotos. E falënderova Ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa për vendimin e marrë. Tani numërojmë 106 vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Urime!”, ka shkruar Hoxhaj.

Gëzimit për njohjen e 106-të për shtetin e Kosovës i është bashkëngjitur edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

“Sapo u informuam se Mbretëria e Lesotho, në Afrikën jugore, ka njohur Kosovën. U bënë 106 shtete që njohën Republikën tonë të pavarur dhe sovrane. Dhuratë e bukur në javën kur festohet ditëlindja e 6 e shtetit”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar në Facebook. 

 
Lajme Shqip Friday, 24 January 2014 11:20

(E plotësuar) Zyra e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli ka mohuar se Myanmari e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sic raporton Express, nga kjo zyrë është thënë se nuk ka kurrfarë njoftimi zyrtar për njohjen nga Myanmari.

Sot, të gjitha mediat online kanë raportuar për këtë njohje. 

 

Myanmari njeh Kosovën

 

Ministria e Punëve të Jashtme të  Unionit Myanmar (Birmani) përmes një note verbale ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur.Në notën e këtij vendi rikujtohet vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës në Myanmar në dhjetorin e vitit të kaluar, “i cili me bindje na prezantoi arsyet se pse Kosova duhet të jetë e pavarur e sovrane”, thuhet në notën, e cila nis me fjalinë “Ministria e Punëve të Jashtme e Unionit të Myanmarit ka nderin t;ju njoftojë se Qeveria e Republikës së Unionit të Myanmarit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës si shtetet sovran e të pavarur”, raporton Koha. 

Myanmari ndodhet në Azinë juglinore dhe ka një popullsi prej 60 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 676 mijë kilometrash katrorë.  

 
Lajme Shqip Friday, 17 January 2014 13:31

Në vazhdën e shteteve që kanë njohur Republikën e Kosovës, sot u shtua edhe Tonga, transmetojne indeksonline.  Kjo është njohja e parë e shtetit në këtë vit.

Tonga njihet si shtet sovran dhe është i përbërë nga 176 ishuj me sipërfaqe prej rreth 750 kolometra katrorë, si dhe me 103,036 banor 139km/2.

 
Lajme Shqip Thursday, 16 January 2014 17:00

Parlamenti Evropian ka votuar rezolutën për Kosovën, e cila ka dalë në bazë të raportit vjetor të raportueses Ulrike Lunacek. Parlamenti ka votuar me 485 vota për dhe 94 kundër.

Lunacek ka thënë se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian është duke penguar zhvillimin e Kosovës, ndërsa kosovarëve ua krijon ndjenjën se janë qytetarë të klasës së dytë, transmeton Rel.

Rezoluta bën ftesë që të bëhet më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga Kosova po ashtu kërkohet që sa më shpejt të miratojë reformën zgjedhore./koha/

 
Lajme Shqip Wednesday, 15 January 2014 12:10

Në dokumentin për Kosovën të Parlamentit Evropian, për të cilin debatohet sot, përshëndetet vendimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, duke e vlerësuar si nxitje të fuqishme për reforma dhe përforcim të lidhjeve me fqinjët, dhe marrëveshjen me Serbinë për telekomunikacion dhe energji.

Më tutje, në propozim – tekstin e rezolutës u rekomandohet pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha vendeve të BE-së që t’i forcojnë lidhjet ekonomike me Kosovën.

Mëtutje, në këtë dokument, që është përgatitur nga anëtarja e Parlamentit Evropian, Urlike Lunaçek, nga autoritetet e Kosovës kërkohet avancimi i efikasitit të gjyqësisë së pavarur dhe forcimi i sundimit të ligjit, veçanërisht për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim për mungesën e progresit të theksuar në këto fusha. 

Parashihet që për propozim – rezolutat për Kosovën dhe Serbinë do të votohet nesër./koha/

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 18:59

Prishtinë- Për ta listuar Kosovën si vend të pavarur në kuadër të rrjetit më të madh social në botë, “Facebook” janë angazhuar disa prej liderëve kryesor të Kosovës, por edhe zyrtarë të lartë amerikan.

Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi janë takuar disa herë më drejtor marketingu të kësaj kompanie, ndërsa një ndihmesë e madhe është dhënë edhe nga dërgimi i letrave nga anëtari i Komitetit për Politikë të Jashtme të kongresit amerikan, Eliot Engel.

Përpos kësaj, edhe shumë njerëz individualisht kanë punuar për ta arritur këtë njohje nga rrjeti social në të cilin janë të hapura më shumë se 1.5 miliard profile./Zëri/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 25 September 2013 19:52

Prishtinë- Grenada është shteti i fundit që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike. Kjo ka ndodhur në New York ku për vizitë zyrtare po qëndron Kryeministri Thaçi i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Këtë e bënë të ditur përmes rrjetit social Twiter, Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.

Pas kwtij lajmi, ministrja Çitaku ka konfirmuar edhe njohjen nga Libia.

Kjo është njohja e dytë brenda ditës që iu dha kryeministrit Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në New York. 

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 20:21

Kajro – Republika Arabe e Egjiptit e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi i është kumtuar në mëngjesin e sotëm ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ia ka konfirmuar portalit Koha.net se vendimin ia kanë bërë të ditur nëpërmjet telefonit zëvendëspresidenti egjiptian, por dhe zëvendësministri i këtij shteti.
Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe vendi me më ndikim në këtë pjesë.
Paralajmërimin për njohjen e pati dhënë në ditën e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës edhe e dërguara e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, dhe njëherësh zëvendëspresidente e Egjiptit, Pakinam El Sharkawy. Ajo pati marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të shënimit të përvjetorit të pavarësisë.
Lajmin për këtë njohje e ka publikuar Hoxhaj edhe në profilin e tij në Facebook. Aty ai shkruan: “Posa morra lajmin nga bashkëpunëtori i Presidentit Morsi të Republikës Arabe të Egjiptit se Egjipti ka njohur Republikën e Kosovës. Shteti më i vjetër në botë njohu shtetin më të ri në Evrope”.
Egjipti është shteti i 101-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.

 
Lajme Shqip Tuesday, 18 June 2013 08:42

Beograd – Shefja e diplomacisë italiane, Emma Bonino, në prag të vizitës në Serbi dhe në Kosovë, ka thënë se po të ishte në dorën e Romës, Serbia më 28 qershor do ta merrte datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Në një intervistë për “Veçernje Novosti”, ajo ka thënë se Italia e cila ka besuar më shumë se të tjerat në rikthimin e Serbisë në Evropë, maksimalisht do të angazhohet që ky rezultat të arrihet.

Bonino ka theksuar se Beogradi ka rol strategjik në kuadër të rajonit dhe se Italia mendon se Qeveria serbe është angazhuar konstant në forma. “Përparimi që është arritur muajt e fundit, veçanërisht rezultatet në dialogun me Prishtinën i ka ndihmuar edhe BE-së e cila ka qenë në dyshime vetëm një vit më herët”, ka deklaruar ajo, shkruan “Veçernje Novosti”.
Duke komentuar kushtin aq shumë të përfolur se njohja e Kosovës është pika kryesore e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, Bonino ka thënë se nga Beogradi askush nuk po kërkon ta njoh Kosovën. Diplomatja Emma Bonino të mërkurën do të qëndroj në Kosovë.