Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 16:00

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka përuruar shtatoren e Millosh Kopiliqit, në qendër të Graçanicës. Për nder të Nikoliçit në qendrën e Graçanicës janë tubuar qindra qytetarë të cilët e duartrokisnin presidentin serb.

E kosovarëve, Tomislav Nikoliç u tha se gjithë këto ndërtime që po i bëjnë, po bëhen në tokën e Serbisë.

 
Lajme Shqip Monday, 29 April 2013 19:10

Beograd – Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se në mes të vendit të tij dhe Izraelit mund të tërhiqen “shumë paralele historike”, pasi të dy popujt “kanë përjetuar rënien e territoreve të tyre historike nën pushtimin e huaj, si dhe kanë qenë në shënjestër të dëbimit dhe persekutimit”.

“Mund të mësojmë shumë nga Izraeli – jo vetëm atë se si duhet dashur vendi, por edhe si duhet ndërtuar vendi nga rëra, si të zhvillohet teknologjia e lartë dhe si të ushqehet populli”, ka thënë Nikolliq për gazetën The Jerusalim Post, transmetojnë mediat serbe.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës, me gjithë
“presionin e tmerrshëm” me të cilin përballet.

Nikolliq ka udhëtuar sot për vizitë treditore në Izrael dhe territoret palestineze. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 17:35

Prishtinë – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, që pasi i kërkoi falje Bosnjës për krime, të kërkojë falje edhe për krimet serbe të bëra në Kosovë.

Ai përmes Twitter ka thënë se “Kërkimfalja e presidentit serb për krime lufte nga Bosnja është shumë e rëndësishme. Ai do të duhej të kërkojë falje edhe për krimet e luftës në Kosovë, që i sponsori shteti serb”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 12:07

Beograd – Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, gjatë një interviste për TV të Bisnjës (TV BHT) ka kërkuar falje për të gjitha krimet e bëra nga cilido individ në Bosnjë e Hercegovinë në emër të shtetit dhe popullit serb.

Nga fragmente të emicionit “Intervju 20”, të transmetuar edhe përmes You Toobe dhe portalit Klix.ba, Tomisllav Nikoliq i pyetur nga gazetarja rreth gjenocidit në Srebrenicë, fillimisht tha se ai duhet të argumentohet, por ka shtuar se “përulet dhe kërkon mëshirë për të gjithë serbët për këtë krim”, transmeton Koha.net.

Në ndërhyrjen se gjithë çka ndodhur rreth  Srebrenicës flet se me të vërtetë ka ndodhur gjenocidi, ai është përgjigjur se edhe gjithë çfarë ka ndodhur gjatë luftërave në ish-Jugosllavinë ka karakter gjenocidi. 

 Në insistimin e gazetares se Srebrenica megjithatë ka një peshë, presidenti i Serbisë është përgjigjur: “Unë gjunjëzohem për këtë. Ja po gjunjëzohem. Dhe kërkoj falje për Serbinë për krimet që janë bërë në Srebrenicë… Kërkoj falje për krimet e bëra nga cilido individ nga populli ynë  në emër të shtetit tonë dhe të popullit tonë”,  ka thënë.  

Ndër të tjera portali Klix.ba thekson se Nikoliq deklaroi se për të “Serbët nga Republika Serbska janë Boshnjakë, sado që disa sish nuk e pëlqejnë të quhen ashtu”

Transmetimi i kësaj interviste në TV BHT është paralajmëruar për datën 7 maj të këtij viti.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 11:10

Beograd – Kryetari i Serbisë  thotë se pa Serbinë s’ka pavarësi të Kosovës. Ai shton se mosnjohja e pavarësisë është atu që Prishtina në dialog të pranojë atë që është e arsyeshme e normale.

Nikoliq thotë se ekzistojnë kufij që Serbia nuk do të kalojë e ata janë mos shtrirja e plotë e institucioneve të Prishtinës në gjithë territorin e Kosovës.

Kryetari serb në intervistën  për Happy TV se “ashtu siç ekzistojnë shtete që nuk do ta njohin kurrë pavarësinë (e Kosovës) ekzistojnë edhe ato që e kanë njohur atë dhe kanë të drejta të njëjta të vetos dhe këtu është bllokadë e totale”.

Nikolqi ka thënë se supozohet se nga Brukseli ka një “presion të qetë” kundër ekipit  negociues serbe, por ekziston kufiri deri ku mund të durohet ai presion…” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 March 2013 14:37

Prinshtinë – Kryeministri Hashim Thaçi është takuar me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, në margjina të ceremonisë së inaugurimit të Papës së ri, Françeskut I, thonë burime të Gazetës Express.

Takimi duket se është mundësuar nga diplomacia amerikane, pasi që si Thaçi ashtu edhe Nikolic takuan mbrëmë në Romë Zëvendëspresidentin e SHBA’së, Joe Biden.

Në këtë takim, Biden inkurajojë palët që të arrijnë marrëveshje për çështjet e mbetura në tavolinën e bisedimeve që po ndërmjetësohen nga Shefja e diplomacisë europiane, Baronesha Catherine Ashton.

Burime të Gazetës Express thonë se takimi nuk ka zgjatur shumë.

“Ai më shumë ka qenë një shtrëngim duarsh, një akt simbolik dhe i vullnetit të mirë të dy liderëve”, ka thënë një zyrtar i afërt me Kryeministrin, në kushte anonimiteti.

Kryeministri Thaçi, ashtu sikurse shumë liderë nga e gjithë bota, ishte i pranishëm sot në ceremoninë e inaugurimit të Papës së ri.

Zyra e tij njoftoi se Kryeministri u prit në një audiencë private nga Papa Françesku I.

Kryeministri Hashim Thaçi ka informuar Papën për progresin e arritur në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Gjatë kësaj audience, Kryeministri Thaçi i kërkoi Papës njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani.

Në margjinat e ceremonisë së inaugurimit të Papës Françesku I, mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit, kryeministri Hashim Thaçi është takuar edhe me liderë të ndryshëm botëror, që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.

Kryeministri Thaçi është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Baroso, presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, presidentin slloven Borut Pahor, presidentin bullgar Rosen Plevneliev, kryeministrin e Francës Jean-Marc Ayrault, kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip, kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, kryyeminsitrin e Bosnjë dhe Hercegovinës Vjekoslav Bevanda, ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit Dipu Moni, ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitris Avaramopulos, kongresisten Nancy Pelosi.(GE/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 February 2013 13:39

Bograd  – Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka dekoruar 12 liderë të ish-republikave të Bashkimit Sovjetik, nga të cilat asnjëra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

Në krye të listës është presidenti rus Vladimir Putin, por edhe shefi i shteti të Bjellorusisë Aleksadar Lukashenko, gjë që është posaçërisht interesant për faktin se Beogradi vitin e kaluar vendosi sanksione ndaj Miniskit. Në listën e të dekoruarve janë edhe dy gazetarë të huaj, të clët kanë nderuar shemnëlltyrën dhe veprën e Slobodan Milosheviqit, shkruan “Blic”.

Një nga laureatatët, gazetarja greke Liana Kaneli, ka qenë dëshmitare e mbrojtjes së Milosheviqit në Hagë. Ajo vitin e kaluar ishte në qendër të vemendjes së opiniont grek pas incidentit kur atë zëdhënësi i “Agimit të Artë” në programin e TV Antena, sulmoi fizikisht, e pastaj tri herë i ra shpullë.

Gazetari italian Fulvio Grimaldi nga fundi i viteve 20 u bë i njohur me tekstet e tii lavdëruese mbi Milosheviqin, e posaçërisht në vitin 2000 kur shkroi: “Kësaj vjeshtei, me vjedhjen e votave, ndodhi rënia e njeriut të cilin një ditë historia do ta shpallë burrë shtetasin më demokratik dhe më human evropian”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 05 February 2013 14:37

Beograd – Pjesëtarë të Partisë Radikale serbe, sot në Beograd, te ndërtesa e kryetarit të Serbisë,  kanë mbajtur protesta kundër takimit të paralajmëruar me kryetaren e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kanë thënë se Tomislav Nikoliq me këtë takim e shkel kushtetutën e Serbisë, njoftojnë medie të Beogradit .

Me transparent “E tradhtove Sheshelin, tash po e tradhton edhe shtetin”, dhjetëra pjesëtarët të PRS-së kanë thënë se Nikoliq kur betua ishte obliguar se do të punonte në ruajtjen e integritetit territorial të vendit.

Funksionari radikal Nemanja Sharoviq ka thënë se janë përralla se “ai (Nikoliq) kurrë nuk do ta njohë Kosovën”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 01 February 2013 18:27

PRISHTINE – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologu i Serbisë, Tomislav Nikoliç do të takohen më 6 shkurt në Bruksel, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta, duke cituar burime brenda Bashkimit Evropian.

Takimi do të zhvillohet nën praninë e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ndërsa në takim do të diskutohet prespektiva dhe normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Bogradit.

Ndërkaq, Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk do të takohen në Mynih ka konfirmuar Presidenca serbe.

Disa media kanë spekuluar se dy zyrtarët mund të takohen në Gjermani, pasi të dy ata janë të ftuar në konferencën për siguri, që mbahet atje.

Ndërsa, kabineti serb ka thënë se Nikolliç nuk merr pjesë në atë konferencë dhe se takimi me Jahjagën pritet të ndodhë në Bruksel, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Konferenca për siguri në Mynih nis punimet sot, për t’i vazhduar deri më 3 shkurt.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 28 January 2013 17:35

Prishtine – Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton po punon në organizimin e takimit të parë të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Qëllimi është krijimi i kontakteve në nivel presidencial duke e forcuar dhe intensifikuar dialogun i cili momentalisht po zhvillohet ndërmjet dy kryeministrave dhe në nivel të ekspertëve”, ka thënë sot për agjencinë serbe Tanjug një zyrtar i Komisionit Evropian në kushte anonimiteti, citon ORAinfo.

Ai, megjithatë, nuk ka mundur të saktësoj datën dhe rendin e ditës të takimit, përveç që ka thënë se takimi po planifikohet në gjysmën e parë të muajit shkurt.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë, Maja Kocijancic nuk ka konfirmuar por as nuk ka demantuar këtë informatë.

“Ajo çfarë mund të them është se të gjitha iniciativat të cilat kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për ne janë të mirëseardhura dhe jemi të gatshëm t’i mbështesim”, ka thënë Kocijancic. (ORA/LajmeShqip.com)