Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 00:02

Pa dyshim është këngëtarja më linjat më të mira trupore. Nicole Scherzinger e cila ka deklaruar se trupi i saj është tempulli i saj, shfrytëzon çdo moment për të ushtruar në mënyrë që ta ruajë vijën e vet të përkryer.

Nicole në profilin vet të “Instagram” ka shpërndarë fotot për fansat e vet. Në foto ajo paraqitet duke pushuar në plazhin e Havajeve si dhe duke bërë ushtrime fizike.

Bukuroshja Nicole vërtet tërheq vëmendjen me dukjen e saj,

Thuhet se këngëtarja kohë më parë ka ripërtërirë lidhjen me ish të dashurin Louis Hamilton, por ende nuk ka pohim zyrtar se ata janë bashkë. 

 

 
Lajme Shqip Thursday, 31 May 2012 09:57

Piloti i Formulës 1, Lewis Hamilton dhe këngëtarja Nicole Scherzinger duket se kanë lënë pas kohët e vështira, pasi u dukën thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin, gjatë disa ditë pushimesh që po kalojnë në Itali.

Pas katër vitesh lidhje, çifti vendosi të ndahej në tetor 2011, por disa muaj distancë bënë që të zbuteshin mosmarrëveshjet dhe tashmë kanë nisur edhe një herë historinë e tyre nga fillimi.

Nga bregdeti italian, 33 vjeçarja, ish-liderja e “Pussycat Dolls”, tregoi një formë të admirueshme me bikini, ndërsa Hamilton dukej vazhdimisht i tërhequr pas partneres së tij, duke mos mundur të shkëpuste duart prej saj.

Përveç qëndrimit në pishinë, të dy u panë duke shijuar një darkë romantike në hotel, mbrëmjen e së martës, përpara se të argëtoheshin në lokalet e natës.

Zërat për një ribashkim të Hamilton dhe Scherzinger nisën të qarkullojnë që në shkurt të 2012-ës, pasi të dy u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por janë këto pushime së bashku ato që konfirmojnë përfundimisht rindezjen e ndjenjave mes tyre.

 
Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 15:28

Hollywood – Klipi i filmuar nga paparaci flet më shumë se çdo deklaratë e tyre.

Të dy personazhet e famshëm janë kapur mat teksa të kapur përdore dilnin nga një restorant i Hollivudit ku kishin darkuar.

Çifti i famshëm me keqardhje kishte shpallur ndarjen e tyre në tetor pas katër vitesh bashkë, dhe kjo për shkak të pamundësisë për t’u takuar bashkë nga axhenda e tyre e ngarkuar. Por duket se mbas kaq muajsh larg njëri-tjetrit ata kanë gjetur rrugën e përbashket për t’u takuar.

Lewis, njëshi i garave të ‘Formula 1’ dhe Nicole, këngëtarja, juriste në X-Factor Amerika, janë parë mjaft të lumtur dhe aspak të preokupuar për të fshehur duart e tyre të lidhura dhe buzëqeshjen në fytyrën e tyre. Urime të dyve! (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 09:50

Mbrëmë, Lewis Hamilton la të nënkuptonte se ai mund të rikthehet sërish me këngëtaren Nicole Scherzinger.

Ylli 26 vjeçar i Formula 1 tha, “Ne vazhdojmë ta ndejmë shumë njëri-tjetrin. Ju e dini që s’kemi shumë që jemi ndarë. Mbase në të ardhmen mund të jemi sërish bashkë, ku i dihet!”

Të ndarë muajin e kaluar, pas 4 vitesh bashkë, ata treguan se arsyeja e ndarjes së tyre ishte largësia që kishin me njëri-tjetrin për shkak të punës në vende të ndryshme nëpër botë. Por dje, i veshur me varësen me kryq (rozario) që Nicole 33 vjeçare i kishte dhuruar, Lewis i ka treguar gazetarëve të The Sun rreth takimit të tyre në parkimin në Los Angeles.

Ai tha: “Ju nuk na kapët në momentet më të mira dhe ajo çfarë ju nuk patë ishte se ne kaluam bashkë një javë shumë të mirë. Kemi drekuar bashkë disa herë dhe atë ditë që na keni fotografuar, ne sapo kishim dalë nga një drekë me atmosferë shumë të mirë. Megjithëse ishin pak ditë, ishin ditë mjaft pozitive dhe që më bënë të shoh më mirë perspektivën.” (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 13:00

Los Angeles – Ylli Formula 1, Lewuis Hamilton është fotografuar teksa diskutonte me ish të dashurën e tij Nicole Scherzinger në një vend parkimi në Los Anxhelos.

Një situatë mjaft e trishtë për Nicolën dhe e nderë për Lewis, i cili është dukur mjaft qartë që ka mbajtur një qëndrim të ftohtë ndaj ish të dashurës së tij.

Në asnjë moment Lewis, 26 vjeçar, nuk e ka parë në sy Nicolën, 33 vjeçare, dhe madje as duart nuk i ka nxjerrë nga xhepat kur ajo e ka përqafuar pothuajse e përlotur.

Çifti shpalli ndarjen në tetor, pas një periudhe 4 vjeçare sëbashku dhe mbas ndarjes ata ruajtën një heshtje, duke deklaruar vetëm me pak fjalë nga zëdhënësit e tyre, se ndarja ishte pasojë e axhendës së tyre aq të ngarkuar, që nuk i mundësonte dot takimin me njëri-tjetrin. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 23 October 2011 13:34

Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger janë ndarë përfundimisht. Sportisti 26 vjeçar, garues në Formula 1, i cili është 6 vjet më i vogël se Nicole, ka vendosur t’i jap fund lidhjes për shkak të ngarkesës së punës të të dyve, që i bënte të takoheshin gjithnjë e më rrallë.
Garuesi i famshëm dhe zonjusha Scherzinger, e cila korri famë si pjesëtare e grupit

‘Pussycat Dolls’, janë frekuentuar bashkë që prej katër vitesh.

Një reporter për DailyMail ka thënë: “Po, ata janë ndarë! Është vërtetë turp pasi Nicole u mundua vërtetë shumë që gjërat të funksiononin. Ata vazhdojnë të jenë miq dhe ndarja e tyre ka qenë mjaft miqësore. Vendosën që t’i jepnin fund pasi ishte e vështirë të ecje përpara me aq shumë mospërputhje të orareve të punës.”

Këngëtarja hawaiane është gjykatëse në programin televiziv të famshëm “X Factor USA”, përkrah Simon Cowell.

Ndërkohë, Hamilton udhëton përreth botës si një nga liderët e Formula 1 dhe me banim është në Zvicër. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 09:58

Këngëtarja bukuroshe që prej vitesh ishte pjesë e trupës së jurisë në X-Factor Amerika është përjashtuar nga trupa e jurisë.

Kjo për shkak të theksit të anglishtes së saj e cila është e vështirë për t’u kuptuar nga audienca amerikane. Të paktën ky ka qënë informacioni zyrtar që ka marrë TMZ për këtë rast.

Ka patur edhe arsye të tjera gjithashtu. Thuhet se Cheryl nuk e duronte dot kolegen e saj të jurisë, Paula Abdul…

Personi që kanë zgjedhur për të zëvëndësuar këtë divë të këtij spektakli është ish-këngëtarja e grupit “Pussycat Doll”, Nicole Scherzinger.

Producentët e këtij programi duan që ajo të kthehet në versionin anglez të spektaklit. Por sipas burimeve për TMZ Cheryl është aq shumë e inatosur me këtë ngjarje sa mundet që edhe të heqë dorë përfundimisht nga “X-Factor”!

Me Cheryl Cole të përjashtuar nga ky eveniment, në panelin e gjykatësve në edicionin e ardhshëm në shtatot, Steve Jones do të jetë i vetmi i ftuar në spektakël së bashku me Nicole Scherzinger që do të zërë karrigen e Cole-s.

Ndërsa Simon Cowell nuk i është përgjigjur ende ftesës së tyre.