Lajme Shqip Wednesday, 27 February 2013 15:13

Nicki Minaj ka treguar se ajo do të dëshironte një rol në ndonjë film.

Ylli 30 vjeçar tashmë është treguar mjaft e suksesshme sa i përket karrierës muzikore, mirëpo ka shfaqur dëshirën të jetë një yll edhe në ekranin e madh.

“Do të dëshiroja të aktroja nëse do të kishte një projekt të mirë, një film të mirë” ka thënë Minaj për New York Post’s Page Six.

Madje Nicki ka zbuluar se ajo ka angazhuar një agjent që po shikon se ku mund të marrë ndonjë rol filmik.

“Jemi duke shikuar një sërë skriptash, të shohim…”, citohet të ketë thënë Minaj.

E derisa Nicki dëshiron të zë vendin e ndonjë aktoreje, në anën tjetër aktorja Scarlett Johansson ka zbuluar se ajo do të formojë një grup muzikor.

Ylli i Hollywoodit ka thënë se “është në proces të formimit të një grupi ku do të jenë të gjitha vajza”, raporton E!Online.

Grupi sipas aktores do të ketë emrin “The One and only singles”.