Lajme Shqip Saturday, 21 June 2014 19:00

Poezitë u gjetën gjatë katalogimit të disa prej dorëshkrimeve të poetit, ndërsa vërtetimin e tyre e kanë bërë ekspertëtFondacioni Pablo Neruda në Kili ka gjetur më shumë se 20 poezi të panjohura më parë nga fituesi i Çmimit Nobel.

Ato u gjetën ndërsa katalogoheshin disa prej dorëshkrimeve të poetit ndërsa vërtetimin e tyre e kanë bërë ekspertët.

Neruda i cili njihet për veprën e tij “Njëzet poezi dashurie” vdiq në vitin 1973.

Poezitë e sapogjetura shumica prej të cilave janë shkruar pas vitit 1956 do të publikohet më vonë këtë vit në Amerikën Larine dhe në vitin 2015 në Spanjë.Gjashtë prej këtyre poezive i referohen dashurisë, ndërsa të tjerat bartin tjera tema.

Në vitin 1971, fitoi çmimin Nobel për letërsi ndërsa ishte vlerësuar nga i ndjeri, Gabriel Garcia Marquez, si poeti më i madh i shekullit të 20-të.