Lajme Shqip Wednesday, 20 November 2013 14:03

Londër- Gazeta britanike “Guardian” ka bërë një artikull të gjatë për Kosovën, duke e vlerësuar si vendin më të ndotur në Evropë. Ajo sjell rrëfimin e banorëve të Obiliqit që jetojnë në afërsi të tymtarëve të termocentraleve. Nuk ka qenë e lehtë që të gjendet balancë në mes të nevojës urgjente të Kosovës për të siguruar energji, dhe të efekteve helmuese të linjitit, të burimeve të saj që janë në dispozicion në natyrë. Kosova zë vendin e pestë sa i përket rezervave me linjit, nga e cila prodhohet 97% e energjisë, trasnmeton KTV. Vlerësohet se ai vlen 1 trilion dollarë, dhe në nivelet aktuale të konsumit mund të furnizojë edhe për të paktën për 1 mijë e 500 vjetët e ardhshme. Përkundër kësaj, Kosova akoma ballafaqohet me ndërprerje të energjisë elektrike dhe ka nivele jashtëzakonisht të varfra të energjisë“, shkruan Guardian. Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters i ka thënë gazetës ka thënë se Kosova ka vështirësi dhe komplikime sa i përket nevojë për energji.