Lajme Shqip Sunday, 01 December 2013 11:52

Beograd- Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Ivor Roberts, ka thënë se ndarja e Kosovës ose shkëmbimi iterritoreve është zgjidhje e përhershme. Në një intervistë për mediat serbe, ai ka thënë se do të ishte hipokrite që Serbisë t’i bllokohet rruga drejt Bashkimit Europian para se të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse atë nuk e kanë njohur as disa shtete të BE-së.
Roberts ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është një gjë e mirë, por se zgjidhja e përhershme është vetëm ajo që është e dhimbshme për të dyja palët.

“Zgjidhja, sipas mendimit tim, mund të arrihet me ndarjen e Kosovës, ndoshta edhe me shkëmbimin eterritoreve të caktuara”, ka thënë Roberts për gazetën serbe “Politika”.

Ai vlerëson se do të ishte logjike që pas ndryshimit të kufijve me Serbinë, Kosova të bashkohet me Shqipërinë.