Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 09:12

Majemi ka fituar në fushën e vështirë të Filadelfias 99-79, por rezultati është siguruar vetëm në periodën e fundit pasi ekipi vendas po rezistonte me mjaft sukses. Megjithatë, ofensiva e frikshme e Majemit bëri diferencën me Xhejms (19 pikë, 12 topa në tabelë, 8 pasime) e Uejd (24 pikë, 5 topa në tabelë, 4 pasime) që nënshtruan një nga rivalët e kësaj skuadre për titullin në Konferencë e Lindjes. Ndërkohë, Oklahoma ka fituar mes drithërmave ndaj Memfis me rezultatin 101-94, falë paraqitjes së jashtëzakonshme të Kevin Durant (36 pikë, 10 topa në tabelë). Ai shënoi 7 pikë radhazi në minutën e fundit duke mbyllur i vetëm ndeshjen për të duke siguruar këtë sukses të rëndësishëm. Oklahoma kryeson jo vetëm Konferencën e Perëndimit, por të gjithë NBA  me 18 fitore e 4 humbje. (LajmeShqip.com) 

Rezultatet

03.02.2012

Majemi-Filadelfia         99-79

Uashington-Torornto  89-106

Kliveland-Orlando       94-102

Minesota-Nju Xhersi   108-105

Miluoki-Detroit            80-88

Nju Jork-Boston           89-91

Feniks-Hjuston             81-99

Memfis-Oklahoma       94-101

Indiana-Dallas              98-87

LA Leikërs-Denver      93-89

 
Lajme Shqip Friday, 03 February 2012 08:31

Çikago Bulls kanë lënë pas humbjen e një dite më parë në Filadelfia, duke fituar në fushën e Nju Jork Niks 105-102. Dueli i ethshëm mes Derrik Rouz (32 pikë, 13 pasime) dhe Amari Stjudemair (34 pikë, 11 topa në tabelë) u fitua nga i pari që dëshiron të rifitojë titullin MVP edhe këtë sezon. Ndërkohë, LA Klipërs i kanë lënë vendin e dytë në renditjen e Konferencës së Perëndimit skuadrës së Denver. Ekipi i drejtuar nga Xhorxh Karl ka fituar qetësisht 112-91 falë saktësisë në gjuajtjet për 3 pikë të Danilo Galinarit (21 pikë, 6 topa në tabelë, 4 pasime) dhe një mbrojtje të fortë që kufizoi me sukses Bleik Grifin (18 pikë, 5 topa në tabelë) dhe Kris Pol (15 pikë, 9 pasime). (LajmeShqip.com) 

 

 

Rezultatet

02.02.2012

Memfis-Atlanta                 98-77

Çikago-Nju Jork                105-102

Nju Orlins-San Antonio    81-93

Portland-Sakramento       92-95

Utah-G.Steit                       101-119

Denver-LA Klipërs            112-91

 
Lajme Shqip Thursday, 02 February 2012 09:36

Konferenca e Lindjes, zakonisht më e thjeshta në NBA, këtë sezon ka një garë të ethshme jo vetëm për të formuar listën e 8 skuadrave që do të shkojnë në playoff, por edhe për të përcaktuar fituesin. Këtë e tregojnë më së miri humbjet e Çikago ndaj Filadelfias si dhe ajo e Majemi ndaj Miluokit. Kjo ka bërë që gara për vendin e parë në këtë Konferencë të hapet për 5 skuadra ku përveç Majemi e Çikago, pretendentë janë edhe Filadelfia, Atlanta dhe Indiana. Ndryshe duken gjërat në Konferencën e Perëndimit ku pas thuajse 1/3 të këtij sezoni të shkurtuar, Oklahoma ka vendosur diktatin dhe është shkëputur nga të gjithë ndjekësit e saj, duke regjistruar deri tani 17 fitore e vetëm 4 humbje. (LajmeShqip.com)

 

Rezultatet

01.02.2012

Uashington-Orlando     103-109

Çikago-Filadelfia          82-98

Detroit-Nju Xhersi        96-99

Toronto-Boston            64-100

Indiana-Minesota         109-99

Majemi-Miluoki            97-105

Oklahoma-Dallas          95-86

Feniks-Nju Orlins         120-103

Hjuston-San Antonio    91-99

Sharlot-Portland           68-112

LA Klipërs-Utah           107-105