Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 10:09

LA Leikërs janë kthyer në një skuadër me dy fytyra, pasi në fushën e tyre janë të jashtëzakonshëm, ndërsa jashtë nuk arrijnë të paraqitin të njëjtën formë. Këtë radhë, skuadra e Brajant ka mundur në shtëpi Sharlot me rezultatin 106-73. Por heroi i takimit ka qenë Andreu Bynum me 20 pikë e 11 topa në tabelë, si për të treguar se për këtë ekip ka ardhur koha e ndryshimeve të mëdha të gjeneratave. Tani LA Leikërs bëhen gati për një seri prej 6 ndeshjesh jashtë fushës së tyre, ku deri tani kanë fituar vetëm 2 takime dhe humbur 7. (LajmeShqip.com) 

Rezultatet

31.01.2012

Nju Xhersi-Indiana       99-106

Boston-Kliveland          93-90

Atlanta-Toronto            100-77

Detroit-Nju Jork           86-113

Denver-Memfis            97-100

Sakramento-G. Steit     90-93

Sharlot-LA Leikërs       73-106

Renditjet

Konferenca e Lindjes

Çikago               18-5

Majemi             16-5

Atlanta             16-6

Filadelfia           15-6

Indiana             14-6

Orlando            12-9

Boston              10-10

Miluoki            9-11

Kliveland         8-12

Nju Jork          8-13

Nju Xhersi       7-15

Toronto           7-15

Uashington     4-17

Detroit            4-19

Sharlot            3-19

Konferenca e Perëndimit

Oklahoma       16-4

LA Klipërs      12-6

Denver            14-7

Dallas              14-8

Utah                12-7

LA Leikërs      13-9

San Antonio    13-9

Hjuston           12-9

Portland          12-9

Memfis           11-10

Minesota         10-11

G. Steit            7-12

Feniks             7-13

Sakramento    6-15

Nju Orlins       4-17

 
Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 09:31

LA Klipërs kanë marrë nofkën “banda e ajrit” për shkak të lojës spektakolare që bëjnë, pavarësisht emrit të kundërshtarëve që kanë përballë. Këtë radhë, magjinë e tyre e kanë provuar kryesuesit e NBA, Oklahoma Siti Thandër, të cilët pavarësisht 36 pikëve të Kevin Durant dhe 31 pikëve të Rasëll Uestbruk, nuk kanë mundur të ndalin kombinimet spektakolare të Kris Pol (22 pikë, 14 pasime) me Bleik Grifin (22 pikë, 7 topa në tabelë). Ky i fundit ka dhuruar edhe një nga zhytjet më spektakolare të sezonit, duke kaluar mbi Kendrik Përkins, një nga mbrojtësit më të fortë në NBA, ndërsa video është kthyer menjëherë ndër më të komentuarat në Twitter.

Ndërkohë, në takimet e tjera, Majemi ka vazhduar serinë e fitoreve, duke regjistruar të 5-tën radhazi, falë fitores 109-95 ndaj Nju Orlins. Edhe Dallas merr një fitore të rëndësishme në Feniks, duke ngjitur shkallët e klasifikimit në Konferencën e Perëndimit. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

30.01.2012

Orlando-Filadelfia         69-74

Çikago-Uashington       98-88

Nju Orlins-Majemi       95-109

San Antonio-Memfis     83-73

Detroit-Miluoki             82-103

Minesota-Hjuston         120-108

Dallas-Feniks                122-99

Portland-Utah               89-93

Oklahoma-LA Klipërs  100-112

 
Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 09:04

Majemi dhe Çikago kanë dhuruar një nga ndeshjet më emocionuese të sezonit në përballjen e parë mes tyre, duke treguar qartë se presin me padurim që të vihen përballë njëri-tjetrit në playoff. Skuadra e LeBron Xhejms (35 pikë, 11 topa në tabelë, 5 pasime) ka fituar mes drithërimave 97-93, ndërsa Derrik Rouz (34 pikë, 6 topa në tabelë, 6 pasime) ka humbur mundësinë t’i jepte suksesin ekipit të tij duke gabuar dy gjuajtje të lira në sekondat e fundit të takimit.

Në ndeshjet e tjera, regjistrohen suksese të rëndësishme për të dy skuadrat e Los Anxhelos, të cilat e marrin veten nga humbje të njëpasnjëshme dhe kthehen mes pretendentëve. Për LA Klipërs, suksesi 109-105 ndaj Denver ka qenë më domethënës pasi Denver është aktualisht ndër skuadrat më në formë në Konferencën e Perëndimit. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

29.01.2010

Çikago-Majemi             93-97

Toronto-Nju Xhersi      94-73

Kliveland-Boston          88-87

Indiana-Orlando           106-85

San Antonio-Dallas       100-101

LA Leikërs-Minesota   106-101

Atlanta-Nju Orlins        94-72

LA Klipërs-Denver       109-105

 
Lajme Shqip Sunday, 29 January 2012 09:03

LA Leikërs vazhdojnë të dhurojnë paraqitje me dritë-hije, duke kombinuar ndeshje të shkëlqyera me ato ku duket se gjithçka ecën në mënyrën gabuar. Kjo e fundi ka qenë mënyra se si kalifornianët janë paraqitur përballë Miluoki, duke u mundur 100-89 dhe duke dalë nga 8-shja e më të mirëve në Konferencën e Perëndimit.

Si zakonisht, kjo Konferencë është përfshirë në një garë të ethshme, pasi mes pretendentëve tani figurojnë ekipe surprizë si Denver, Hjuston e Utah që kanë kaluar çdo parashikim në këtë pjesë të parë të sezonit. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

28.01.2012

Uashington-Sharlot       102-99

Detroit-Filadelfia           74-95

Nju Jork-Hjuston          84-97

LA Leikërs-Miluoki      89-100

Sakramento-Utah         93-96

Memfis-Feniks               84-86

 
Lajme Shqip Saturday, 28 January 2012 09:01

Duejn Uejd ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer më në formë se kurrë, duke ndihmuar Majemin të triumfojë ndaj Nju Jork. Ndonëse Majemi ka fituar pjesën më të madhe të ndeshjeve kur Uejd ka munguar, dueti që ai ka rikthyer me LeBron Xhejms ka qenë spektakolar dhe Nju Jork është dorëzuar 99-89 përballë superfuqisë së këtyre dy lojtarëve, duke tentuar pa sukses që të fitonte me gjuajtjet nga distanca. 

Në ndeshjet e tjera të natës, bien në sy fitoret e dy skuadrave që aktualisht kryesojnë Konferencat, Çikago dhe Oklahoma. Për këtë të fundit, është dashur një paraqitje e jashtëzakonshme e të gjithë repartit ofensiv për të fituar 120-109 ndaj Golden Steit pasi këta të fundit kërkonin të ndalnin një tjetër pretendent, pas fitoreve të regjistruara kundër Majemi e Çikago. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

27.01.2012

Sharlot-Filadelfia         72-89

Indiana-Boston            87-94

Atlanta-Detroit            107-101

Nju Xhersi-Kliveland   99-96

Orlando-Nju Orlins      67-93

Uashington-Hjuston     76-103

Miluoki-Çikago             100-107

Nju Jork-Majemi           89-99

San Antonio-Minesota  79-87

Utah-Dallas                    101-116

Toronto-Denver            81-96

Feniks-Portland             71-109

Oklahoma-G. Steit         120-109

 
Lajme Shqip Friday, 27 January 2012 10:29

Boston Sëlltiks mund të jenë “plakur”, por nuk janë të mbaruar. Ky është sinjali që kanë dhënë veteranët e kësaj skuadre, duke mundur një nga ekipet pretendente të Konferencës së Lindjes, Orlando, me rezultatin 91-83. Pol Pirs ka qenë vendimtar me lojën e tij duke kujtuar kohët më të mira me 24 pikë, 6 topa në tabelë dhe 10 pasime. Ndërkohë, Kevin Garnet ka shtuar 12 pikë e 10 topa në tabelë, duke kontribuar njëkohësisht për të ndalur atë që cilësohet si qendra më e mirë në NBA, Duajt Hauard. Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, LA Klipërs kanë rigjetur buzëqeshjen pas humbjes në derbi, duke mundur Memfis 98-91. (LajmeShqip.com)  

 
Lajme Shqip Thursday, 26 January 2012 09:02

LA Leikërs janë kthyer përsëri “pronarë” të derbit, duke arritur të mposhtin 96-91 LA Klipërs për dominimin në qytet.  Nëse në ndeshjen e para të sezonit historia foli për Klipërs, këtë radhë Leikërs kanë përfituar nga kontributi i Pau Gasol, i cili përveç 23 pikëve dhe 10 topave në tabelë, shërbeu si arma kryesore për të ndalur Bleik Grifin, që gjithsesi arriti të shënonte 26 pikë dhe 9 topa në tabelë.

 

 

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera për t’u regjistruar është humbja e Çikago në fushën e saj përballë Indiana me rezultatin 95-90. Bulls vazhdojnë të mbeten skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes por kanë humbur vendin e parë në renditjen e përgjithshme të NBA që tashmë mbahet nga Oklahoma Siti Thandër. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

25.01.2012

Nju Jork-Kliveland           81-91

Sharlot-Uashington          75-92

Nju Xhersi-Filadelfia        97-90

Majemi-Detroit                 101-98

Indiana-Çikago                 95-90

Miluoki-Hjuston               105-99

Nju Orlins-Oklahoma Siti   91-101

Atlanta-San Antonio        83-105

Minesota-Dallas                105-90

Toronto-Utah                    111-106

Denver-Sakramento         122-93

Portland-G. Steit               93-101

LA Klipërs-LA Leikërs     91-96

 
Lajme Shqip Sunday, 22 January 2012 09:12

Është përvijuar tashmë lista e pretendentëve për titullin e NBA në këtë sezon. Në të dy konferencat, janë shfaqur qartë kush janë skuadrat më të forta, pasi ata kanë arritur të shkëputen ndjeshëm nga pjesa tjetër e ekipeve. 

 

Konferenca e Lindjes po dominohet nga Çikago, e cila pavarësisht mungesave të Rouz e Noah ka mundur Sharlot me rezultatin 93-89. Pas saj vijnë Orlando dhe Majemi, ku kjo e fundit ka triumfuar 113-92 ndaj Filadelfia, një tjetër ekip që shfaqet mes pretendentëve këtë sezon.

Konferenca e Perëndimit duket se tashmë është dorëzuar përballë fuqisë së Oklahoma Siti Thandër, të cilët kanë treguar se janë të aftë edhe të mbrojnë me efikasitet duke mundur Nju Xhersin me rezultatin 84-74. Skuadra e dytë në renditje tashmë është Denver, që ka mundur Nju Jorkun 119-114 pas dy kohëve shtesë dhe ka çuar në 6 numrin e fitoreve radhazi. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

21.01.2012

Kliveland-Atlanta          94-121

Filadelfia-Majemi          92-113

Portland-Detroit           91-94

Denver-Nju Jork          119-114

Sakramento-Memfis    95-128

Sharlot-Çikago              89-93

San Antonio-Hjuston   102-105

Oklahoma-Nju Xhersi  84-74

Dallas-Nju Orlins          83-81

Minesota-Utah             98-108