Lajme Shqip Monday, 13 January 2014 11:21

Falja e Nazime Vishës për krimin e kryer shikohet si një “mision i pamundur” për ministrin e Drejtësisë Nasip Naço i cili shprehet se ligji i faljes lë hapësirë vetëm për faljen e të dënuarve për kundërvajtje apo vjedhje.

“Në rastin e Nazime Vishës, një rast specifik për shkak të disa kërkesave publike të njerëzve të nderuar, intelektualë të letrave, të historisë, deputetë, të cilët e shikonin si një rast që duhet ndërhyrë dhe e vetmja mundësi ishte e drejta e faljes, në kërkesën që i kam drejtuar Presidentit i kam kërkuar që të shfrytëzojë drejtpërdrejt nenin 92 të Kushtetutës së Shqipërisë, pasi vetëligji, neni 5 dhe 6, ka kufizime të tilla që nuk e lejojnë as ministrin dhe as Presidentin që të ndërmarrë një vendim të tillë. Prandaj e kam parashikuar në programin analitik, si pjesë e reformave që duhen bërë do të jetë edhe ligji përfaljen”- thote ministri në një intervistë për gazetën Panorama.

Në lidhje me amnistinë e dërguar në Kuvend, ministri nuk jep një numër në lidhje me të dënuarit që do të përfitojnë lirinë.