Lajme Shqip Tuesday, 18 June 2013 17:51

Uashington – Në mesin e kandidatëve me fat që janë pranuar në NASA, janë edhe katër femra. Njëra prej tyre, është astronautja e parë pilote që është pranuar në NASA për dy dekada me radhë.

NASA ka dhënë njoftimin se ka pranuar tetë astronautë të rinjë, në mesin e tyre, katër meshkuj dhe katër femra.

Njoftimi vjen në prag të shënimit të 30 vjetorit të femrës së parë amerikane që udhëtoi në hapësirë, Sally Ride, e cila vdiq verën e vitit të kaluar.

Administratori i NASA-s ka thënë se ekipi i ri, do të jetë i përzgjedhur për misionin e parë në asteroid, që do të ndodhë në vitin 2020, pastaj edhe në Mars që do ndodhë në dekadat e ardhshme, raporton Associated Press.