Lajme Shqip Monday, 03 February 2014 15:01

Policia e Korçës ka arrestuar një 44-vjeçar, i akuzuar për transport lëndësh narkotike. Sipas burimeve të policisë, në pranga është vënë shtetasi Çlirim Ymerali nga Poliçani, pasi ishte duke transportuar në kamionin e tij, 53.6 kilogramë kanabis sativa, raporton “Shqiptarja.com”.

Të njëjtat burime thanë se, aksioni është zhvilluar ditën e djeshme, kur gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kapshticës është kontrolluar trajleri me targa AA 141 BI. Lënda narkotike kanabis sativa prej 53.692 kilogramë është gjetur e fshehur në gomën rezervë të trajlerit. Pas arrestimit, policia ka sekuestruar si prova materiale, automjetin, një aparat celular dhe 95 euro.