Lajme Shqip Saturday, 30 November 2013 21:34

Tiranë- Partia Demokristiane, nuk mund te behet paterice e nje mazhorance qe ka marre revansh ndaj shtetit ligjor. Kjo eshte pergjigjia e kryetarit të PD-së Nard Ndoka, mbi aludimet se kjo force politike mund te kaloje drejt qeverise.

Në një intervistë për Oranews,Ndoka tha se nuk kane munguar tentativat per blerje te mandateve per te fuqizuar me tej numrat ne mazhorance, por sipas tij demokristianetjane votur per te qene ne opozite, gje qe sipas tij do te behet me shumë perkushtim.

Ndoka, tha se me mbeshtetjen e Partise Socialiste ne zgjedhjet e pjeseshme ne Korçe, demokristianet respektuan nje marrveshje te 2011-es, ndonese sipas tij kjo marrveshje u be pis me blerjen e votave.

Gjithashtu ne gjykimin e kreut te demokristianeve, opozita kerkon kohe per tu organizuar, ndonese sipas tij ajo u eshte pergjigjur me mjaft profesionalitet vendimeve te paligjshme te qeverise. /albeu/