Lajme Shqip Monday, 20 January 2014 13:19

Agjencia e Pyjeve ka paditur kryetarin e Komisionit Parlamentar për Pylltari, Nait Hasanin. Hasani është paditur pasi që për shfrytëzimin e një prone në fshatin Brod të Dragashit ai nuk ka paguar qira, ashtu siç ishte paraparë me kontratë, shkruan “Zëri”.

Në vitin 2009 deputeti Hasani kishte kërkuar nga AKP që t’ia mundësojë dhënien në shfrytëzim të një prone dhe një objekti të Shoqatës së Gjahtarëve me sipërfaqe prej rreth 37 ari kundrejt një qiraje vjetore prej 735 eurosh, përkatësisht 0.20 cent për metër katror, apo rreth 60 euro në muaj, shkruan kjo gazetë.

AKP ia kishte pranuar kërkesën Hasanit, mirëpo pa dhënë detaje se në çfarë rrethana është nënshkruar marrëveshja. Agjencia nuk ka bërë të ditur nëse në atë kohë për shfrytëzimin e pronës së Shoqatës së Gjahtarëve, ka pasur  apo jo tender të hapur publik.