Lajme Shqip Friday, 12 July 2013 10:58

Tiranë- Ka mbërritur në Tiranë, grupi i katërt i muxhahedinëve, pjesë e marrëveshjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qeverinë shqiptare. Mesnatën e së enjtes, kanë mbërritur 17 muxhahedinë nga kampet e Irakut, të cilët janë dërguar në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Babrru, Tiranë.

Grupi i së enjtes është i katërti, duke e çuar numrin e të mbërriturve deri tani në 88, nga 210 që pritet të strehohen në vendin tonë, si pjesë e marrëveshjes.

Shqipëria u tregua e gatshme t’u afronte azil, ndërkohë që kostot e jetesës së tyre, si qira për banesat ku do të strehohen dhe ushqimi, do të përballohen nga UNHR-ja, ndërsa pala shqiptare do të kujdeset për strehimin e tyre.