Lajme Shqip Wednesday, 30 April 2014 14:04

Diego Simeone me siguri nuk i përket partisë, “armiqtë e Mourinhos”. Në vigjilje të gjysmëfinales së kthimit në shtëpinë e Chelsea, trajneri argjentinasi foli me respekt për kolegun portugez, që si gjithmonë është në shenjstër të kritikave për futbollin që aplikon.

“ Unë e respektoj futbollin në përgjithësi si dhe mënyrën me të cilën një skuadër kërkon të fitojë. Unë them se një skuadër që mbrohet dhe di ta bëjë këtë mirë, meriton komplimente. Mund të fitosh në shumë mënyra, me 10 lojtarë pas, 10 para apo 10 në mes të fushës. Ai që ka rëndësi në fund është rezultati”. Kundër Chelseat Atletico duhet të fitojë, ose dhe të barazojë duke shënuar të paktën 1 gol, një avantazh i vogël që mund të bëhet shumë i madh në një ndeshje si kjo. “ Në këtë ndeshje mund të mbledhim frytet e punës së dy viteve të fundit. Nëse luajmë në nivelin tonë, mund të shkojmë në finale. Pres një Chelsea të ngjashëm me atë të sfidës së parë, shumë të kujdeshëshëm për të mos pësuar gol, edhe pse ju duhet të shënojnë. Ne duhet të japim 100% , duhet një sforco e jashtëzakonmshme. Duhet të shënojmë një gol duke shfrytëzuar mundësitë tona”. Atletico i ngjan Chelseat në shumë gjëra, për shembull për forcën e grupit. “Është e vërtetë, kjo është një ndër karaktersitikat tona. Për ne ndeshja e Londrës është një finale para finales. Vetëbesimi është i rëndësishëm në një takim si ky, por unë e ndiej këtë në skuadër. Krahasime historike? Nuk mund të bëj krahasime mes një skuadër që fitoi finalen e Champions vetëm dy vjet më parë me një që nuk shkon në finale prej 40 vjetësh. Gjëja më e rëndësishme është shpirti me të cilin përballemi ne. dhe besoj se në fund do të fitojë skuadra më e mirë”. Mourinho shpreson të rikuperojë Terrin dhe Hazard, por në ditët e kaluara u ankua për problemet që ka, një strategji kjo ndoshta për ti ngatërruar idetë Simeones? “Unë besoj se trajneri kundërshtar kërkon gjithmonë të rreshtojë formacionin më të mirë të mundshëm. Chelsea është një skuadër jashtëzakonisht kompetitive edhe me linjat e dyta. E demonstroi këtë në Liverpool.” Courtois është i Chelseat por do të luajë në Stamford Bridge si kundërshtar, në planin emotiv është një situatë delikate, por Simeone beson në forcën psikologjike të portierit belg. “ Besoj se do të dijë ti menaxhojë mirë emocionet dhe në perspektivë mund të bëhet portieri më i mirë në botë”.

 
Lajme Shqip Sunday, 19 January 2014 16:24

 

Është menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho trajneri i radhës që ka thurur elozhe për super talentin shqiptar të Manchester United-it, Adnan Januzajn.

Chelsea dhe United do të ndeshen sonte në ‘Stamford Bridge’ në kuadër të Premier Ligës angleze. Tekniku portugez në prag të përballjes me “Djajtë e Kuq”, ka thënë se Janzuaj i bën përshtypje, madje strategu portugez dyshon se 18 vjeçari duket më i rritur në fushë krahas moshës që ka.

“Ai në fushë nuk është 18 vjeç. Në fushë duket sikur të ishte 25 vjeç. Ndoshta ka ndonjë gabim në çertifikatën e lindjes së tij”, ka thënë Mourinho, shkruan almakos.

Ish trajneri i Portos, Interit e Real Madridit, mendon se Januzaj do të jetë një lojtar i famshëm i Manchester United-it.

“Januzaj duke futbollist shumë i pjekur në fushë. Ai i ka të gjitha kushtet për të qenë lojtar i famshëm te Manchester United. Nuk e njoh personalisht atë, por duket se është i kompletuar”, ka theksuar Mourinho.

Januzaj sot pritet të jetë titullar në sfidën e skuadrës së tij kundër Chelseas.

 
Lajme Shqip Sunday, 05 January 2014 13:57

Jose Mourinho nuk do ti shpëtojë nga duart WayneRooney dhe kërkon të marrë nga rivalët e ManchesterUnited liderin e sulmit. Siç shkruan “Daily Mail”, menaxheri i Chelseat është gati të përfitojë nga ngërçi në bisedimet e rinovimit të kontratës (skadon në 2015) mes 28-vjeçarit dhe klubit nga “Old Trafford”, shkruan albeu.

“Special One” ka gati një ofertë më shumë se 35 milionë euro për t’ia paraqitur zyrtarisht Manchester United dhe dëshira e Mourinhos është që të ketë në skuadër ish sulmuesin e Everton që në janar, pasi pas Botërorit “Brazil 2014” vlera e tij mund të rritet.

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 October 2013 16:03

Momente emocionuese në përfundim të ndeshjes Arsenal-Chelsea. Mesut Ozil dhe Jose Mourinho janë takuar mbrëmë në Emirates Stadium, gjatëndeshjes së vlefshme për çerekfinalet e “Capital One Cup”, ku “Blutë” mundën të fitonin pastër 0-2.

Në mbyllje të sfidës, tekniku portugez e festoi suksesin e skuadrës së tij me fanellën e yllit gjerman, me të cilin kishte punoi për tri sezone te RealMadrid, ndërsa gjatë merkatossë verës u larguan të dy nga “Santiago Bernabeu”.

Turko-gjermani ishte një prej lojtarëve më të preferuar të “The Special One”, i cili u habit kur mori vesh se Ozil u shit te Arsenal.

Gjithësesi, dje u pa shumë qartë se dashuria dhe respekti mes të dyve vazhdon ende…/albeu./

 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 10:29

Jose Mourinho ia ka bërë të qartë Manchester Unitedit se ai do të bëjë edhe përpjekjen e tretë për të sjellur në Chelsea, Wayne Rooneyn.
Mirëpo Mourinho ka thënë se këtë nuk do ta bëjë derisa të zhvillohet ndeshja mes të dy skuadrave të hënën, raporton The Telegraph.
“Ne sërish do të provojmë përpjekjet për ta sjellur Rooneyn këtu. Është koha të veprojmë dhe të provojmë gjërat që i kemi provuar edhe më parë, mirëpo këtë do ta bëjmë më vonë. Tani është koha të fokusohemi në lojën e ardhshme dhe (tendenca për të mos kërkuar Rooneyn në këto momente) është çështje etike”, ka thënë Mourinho

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 12:57

Zhoze Murinjo ka pranuar se të gjithë trajnerët gënjejnë kur pyeten për emrat e rinj që mund të marrin si përforcime. 

“Unë jam trajner i Chelsea-t dhe si të gjithë trajnerët dua të forcoj ekipin tim. Të gjithëthemi “jo” kur pyetemi për përforcimet, por gënjejmë. Deri në ditën e fundit të merkatos të gjithë presim të ndodhë diçka. Edhe tani që themi se jemi të kënaqur me ekipin, gënjejmë, sepse duam që ekipi ynë të jetë edhe më i mirë”, tha portugezi, transmeton albeu.