12
 
Lajme Shqip Monday, 15 April 2013 17:09

Kairo – Gjykata e Apelit ne Egjipt vendosi lirimin e ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak nga akuza per vrasjen e protestuesve gjate perleshjeve te dhunshme, qe sollen rrezimin e tij nga pushteti.

Vendimi per lirimin ka te beje vetem me kete akuze, por mesohet se ai do te qendroje ne paraburgim per akuzat e tjera qe rendojne mbi te, për korrupsion dhe abuzim me pushtetin dhe fondet shtetërore.

Gjykata e Apelit në Kajro urdhëroi lirimin e tij pas skadimit të afatit maksimal të prej dy vjetësh të qëndrimit në burg. Qershorin e kaluar, Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm për mos mbrojtjen e protestuesve paqësorë gjatë revolucionit të janarit 2011.

Lajmin e kane dhene televizionet vendase e me pas gjithe mediat e huaja, qe i referohen vendimit te gjykates se Apelit.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 18 February 2013 18:31

TIRANE- Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe familjarët e tij nuk kanë para në Shqipëri. Ky është rezultati i verifikimeve të Prokurorisë shqiptare, që nisën pas mbërritjes së një letërporosie nga autoritetet egjiptiane.

Nëpërmjet kësaj letër-porosie drejtësia egjiptiane kërkonte nga autoritetet shqiptare që të zhvillohej një hetim pasuror për ish-presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, bashkëshorten e tij Suzan Saleh Sabet, dy djemtë e tyre, por edhe të afërmve.

Kjo vinte në kuadër të hetimeve të nisura në Kajro për dyshime korrupsioni dhe përvetësim pasurie.

Pasuria e ish-presidentit egjiptian është vlerësuar në nivele mjaft të larta, ndërsa ka patur dyshime të forta se ai ka larguar nga Egjipti mes viteve 2000-2008 një shumë prej 57 miliardë dollarësh, të cilat mund të jenë në bankat e Zvicrës apo të investuara në disa vende perëndimore.

Mubarak, presidenti i katërt i Egjiptit, e mori pushtetin më 14 tetor 1981 dhe e la duke u dorëhequr më 11 shkurt 2011 pas protestave popullore kundër regjimit të tij.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 25 January 2013 18:36

Opozita politike po bën thirrje për protesta sot kundër presidentit Mohamed Morsi dhe partisë islamiste, Vëllazëria Muslimane. Udhëheqësi i opozitës, Mohamed ElBaradei përdori faqen e tij në Twitter për t’u bërë thirrje protestuesve që “më në fund të arrijnë objektivat e revolucionit”.

Dje, Presidenti Morsi i bëri thirrje popullit që të ruajë qetësinë dhe ta shënojë përvjetorin në mënyrë paqësore. Vëllazëria Muslimane njoftoi se nuk do të marrë pjesë as në festimet dhe as në protesta, por do të fillojë një fushatë donatore.

Por policia u përlesh gjatë natës me disa protestues afër sheshit Tahrir, të cilët qëlluan me mjete zjarrvënëse. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, madje u vuri zjarrin disa prej tendave të protestuesve.

Manifestime priten gjithashtu në Aleksandri dhe në disa qytete të mëdha të Egjiptit.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 19:34

Kajro – Gjykata egjiptiane sot e refuzoi kërkesën e djemve të Hosni Mubarakut, Gamal dhe Ala, për lirim me arsyetimin se duhet të mbeten në burg deri në shtator, deri në vazhdimin e gjykimit për korrupsion.

Gamal dhe Ala Mubarak, dikur simbole të fuqisë dhe pasurisë në Egjipt, janë akuzuar së bashku me shtatë bashkëpunëtorë për shkelje të rregullave në punën e bursës dhe rregullave të bankës qendrore duke prëfituar dobi pronësore të kundërligjshme me tregtimin me aksionet e bankës egjiptiane Al Vatani.

Agjencitë theksojnë se djali më i vjetër i Mubarakut, Ala, është biznesmen, prëderisa më i riu Gamal është ish-bankier të cilin e shihnin si trashëgimtar të funksionit presidencial para se babai i tij Hosni Mubarak të rrëzohej nag pushteti në Egjipt, në shkurt të vitit 2011.

Të veshur në rroba të bardha të të burgosurve, të dy rrinin ulur në kafazin e hekurt në sallën e gjxkatës, në akademinë policore, përderisa prokurori e lexonte aktakuzën. Të akuzuarit e tjerë mbanin kostume. Dy vëllezërit e hodhën poshtë aktakuzën si “gënjeshtra dhe shpifje”, transmetojnë mediumet britanike.

Hosni Mubarak në fillim të qershorit u dënua me dënim të përjetshëm, prëderisa njëkohësisht me vendimine  gjykatësit si të vjetëruara u hodhën poshtë dëshmitë e aktakuzës për korrupsion kundër tij dhe dy djemve të tij. Djemtë, megjithatë, mbetën në paraburgim për shkak të hetimit për rast të ri të korrupsionit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 09:40

Kairo – Burime të autoriteteve egjiptiane të sigurisë thonë se ish-presidenti Hosni Mubarak është pa ndjenja dhe duke përdorur aparaturë për frymëmarrje, pasi u çua në mënyrë urgjente nga burgu në një spital ushtarak pas një goditjeje në tru. 

Njoftime të mëparshme të agjencisë shtetërore të lajmeve MENA thanë se mjekët e zotit Mubarak e kishin deklaruar ish-udhëheqësin “klinikisht të vdekur”, kur ai mbërriti në spitalin Maadi, në jug të Kajros, pasi u transferua nga burgu Torah, aty pranë. Agjencia tha se mjekët nuk ishin në gjendje të risillnin në vete zotin Mubarak, pasi ai kishte pësuar ndalim të rrahjeve të zemrës.

Zyrtarë ushtarakë pranuan sot në mëngjes me orën lokale se ish-presidenti Mubarak kishte pësuar goditje, por thanë se ai është aktualisht “duke përdorur frymëmarrje artificiale” dhe se “është ende herët për të thënë se është klinikisht i vdekur.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 02 June 2012 12:20

Kajro (PLOTESUAR 15:00)- Ekipi mbrojtës i ish presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, njoftoi se do të apelojë dënimin me burgim të përjetshëm, që iu shqiptua sot ish kreut egjiptian.

Nën akuzat për vrasjen e protestuesve Mubarak, si dhe ish ministri i brendshëm i Egjiptit Habib al-Adli u dënuan me burgim të përjetshëm. Gjyqtari, Ahmed Refat, ndërkaq, tha se rasti për korrupsion kundër dy djemve të Mubarakut, Ala dhe Gamal, është rrëzuar, derisa gjashtë ish-shefat e policisë u liruan.

Pas vendimit që është dhënë direkt në televizion,  ka shpërthyer kaosi dhe përleshjet brenda sallës së gjyqit. Mubarak, që është mbajtur nën mbikëyrjen e policisë në një spital, është dërguar në një burg jashtë Kajros.

Kanalet televizive arabe raportojnë se Mubarak është dërguar me helikopter nga gjykata në burgun Tora. Mubarak është udhëheqësi i parë arab që të gjykohet nga populli i tij në një gjykatë. (LajmeShqip.com)

***********************************

Kairo- Ish presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë revoltës popullore vitin e kaluar, ku humbën jetën 840 njerëz. Në sallë ka shpërthyer zemërimi dhe ka pasur skena kaotike si pasojë e reagimit të publikut.

Mubarak është akuzuar për korrupsion, keqpërdorim të fondeve dhe dhënien e urdhrit për vrasjen e demostruesve pranverën e kaluar ku mbetën të vrarë 840 persona dhe u plagosën më shumë se 6000 mijë të tjerë, sipas Amnesty International. Edhe ish ministri i Brendshëm i Mubarak, Habib al-Adly është dënuar me burgim të përjetshëm në lidhje me vrasjen e protestuesve.

Mubarak dhe dy djemtë e tij ndodheshin në sallën e gjyqit në momentin e deklarimit të dënimit, por ata janë liruar nga akuzat për korrupsion megjithëse do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg në lidhje me akuza të tjera më të vogla.

Njerëzit në sallë kanë reaguar gjatë dhënies së dënimit duke kërkuar dënim më të rëndë. Një pjesë janë ngritur mbi karriket e tyre dhe kanë tundur grushtet. Mes kaosit të krijuar, Mubarak dhe gjyqtari i seancës janë nxjerrë nga salla. Valë zemërimi kanë shpërthyer edhe kur u konfirmua rënia e akuzave për katër oficerë të lartë të policisë që, sipas turmës duhej të ishin dënuar lidhur me vrasjet e protestuesve. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 23 January 2012 08:30

Kajro- Avokati i Hosni Mubarakut e ka përfunduar mbrojtjen e tij, duke argumentuar se udhëheqësi i rrëzuar duhet të lirohet nga akuzat penale, sepse teknikisht ai është ende president i Egjiptit.

Mubarak, i cili u rrëzua nga pushteti gati një vit më parë, është akuzuar bashkë me shefin e tij të sigurisë dhe katër komandantët e policisë për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve, gjatë një kryengritjeje 18 ditore në janar dhe shkurt të vitit 2011.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me dënimin me vdekje.

Në argumentin e tij të mbylljes, avokati Farid el-Deeb tha sot në gjykatë se Mubaraku duhet të ketë imunitet nga ndjekja penale, për shkak se ai formalisht nuk ka dhënë dorëheqje. Ndërsa avokatët e viktimave të vrara janë përgjigjur me fjalët e këngës, “Ekzekutimi, ekzekutimi”.

 
Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 12:40

Kajro – Proçesi gjyqësor ndaj liderit të rrëzuar të Egjiptit, Hosni Mubarak vazhdon sot në Kajro pas një ndërprerjeje prej pothuaj tre-mujore.

Mubaraku ka arritur me një ambulancë dhe është bartur në dhomën e gjyqit me një barelë me rrota.

Ai akuzohet për përfshirjen në vrasjen e 850 protestuesve gjatë protestave që e rrëzuan atë nga pushteti, në shkurt të këtij viti.

Mubaraku po i nënshtrohet proçesit gjyqësor bashkë me bijtë e tij, Alan dhe Gamalin, ish-ministrin e brendshëm Habib al-Adlin, dhe 6 ish shefa të sigurisë. Të gjithë këta janë paraqitur sot në gjykatë.

Mubaraku, 83 vjeçar po mbahet nën arrest në një spital ushtarak për shkak të problemeve me zemrën.

 
Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 10:50

Kajro-Zhduket Hosni Mubarak. Kështu raportojnë mediat lokale në Kajro sipas të cilave nuk dihet vendodhja e ish presidentit të Egjiptit. Mubarak nuk ndodhet më në klinikën e shtruar prej disa ditësh. Sipas të përditshmes egjiptjane Al-Wadf, ish presidenti nuk gjendet më në qendrën mjekësore ndërkombëtare në të cilën ishte shtruar me urdhër të gjykatës.

Sipas gazetës, në ditët që sheshi Tahrir në Kajro u përfshi nga dhuna, Mubarak arriti të përfitojë nga kaosi dhe mungesa e forcave të sigurisë për tu arratisur nga klinika.Po kjo gazetë thekson se që kur ky lajm nisi të qarkullojë nëpër rrjetet sociale në Egjipt, nuk ka patur asnjë konfirmim apo përgënjeshtrim nga ana e institucioneve.

Për të sqaruar çështjen, një gazetare e al-Wafd ka vizituar personalisht klinikën “International Medical Center” dhe kontrolloi të gjitha repartet e spitalit por pa mundur të gjejë gjurmë të Mubarak dhe asnjë nga punonjësit nuk ka ditur të japë përgjigje lidhur me vendodhjen e tij. Në ditët e kaluara shtypi egjiptjan pati raportuar përgrupe të rinjsh që gjatë përleshjeve në sheshin Tahrir kishin sulmuar burgun e Tores, ku ndodhen fëmijët e Mubarakut, Ala dhe Gamal, në përpjekje për ti liruar. (LajmeShqip.com) 

 
Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 16:56

Moskë – Presidenti i mposhtur egjiptian Hosni Mubarak, i cilit gjykohet me akuzë se ka urdhëruar vrasje të civilëve dhe për korruopsion, ka përjetuar sulm në zemër, e ndoshta është edhe i vdekur në burg, njoftoi televizioni satelitor rus në gjuhën angleze “Rusia Today”.

Burimet pohojnë se gjendja shëndetësore e Mubarakut, të cilin në seancat gjyqësore e dërgojnë me barelë për shkak të shëndetit të keq, iu keqësua pasi dje i ka parë inçizmet televizive për vrasjen e ish-liderit libian Moamer Gadafi.

Sipas televizionit rus, Mubaraku ka përjetuar sulm në zemër kur e ka parë trupin e palëvizshëm dhe të përgjakur të mikut të tij shumëvjeçar.

Në lajmet e para u kumtua se sulmi në zemër ka qenë fatal, por më vonë burimet deklaruan se Mubaraku është në gjendje kritike dhe mund të vdes në çdo moment.

Ushtria egjiptiane, megjithatë, ka vendosur t’i rrisë masat e sigurisë në spital, ku gjendet Mubaraku i arrestuar.

12