Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 16:19

Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho është i etur për t’i kënaqur tifozët me pasion dhe me formën mbresëlënëse para-sezonale.

Duke marrë përsipër skuadrën e Portos, në mes të rrugës në sezonin 2001-02, që në vitin e parë e fitoi ligën, ndërsa vitin e ardhshëm shtoi një titull në Ligën e Kampionëve dhe më pas u nis për në Chelsea, ku edhe aty fitoi dy herë radhazi Barclays Premier League.
“Futbolli nuk është matematikë dhe askush nuk mund të garantojë se kjo do të ndodhë këtë sezon, por sezoni im i dytë është gjithmonë më i mirë se i pari,” tha Mourinho. Ai ka deklaruar se rezultatet e para-sezonit nuk janë gjëja më e rëndësishme për të. “Gjë e mirë është se ne po marrim formë. Ndeshjet para-sezonale gjithmonë janë të mira, sepse kur fitoni ndjeheni shumë të lumtur. Ndeshjet e luajtura deri më tani ishin një trajnim i mirë për ne, sepse së shpejti fillon edhe liga dhe ne jemi mbledhur me një ritëm dhe intensitet”, ka thënë Mourinho.