Lajme Shqip Saturday, 21 January 2012 10:49

Kejsi Stoner do të fillojë sezonin e ri të Moto GP me Hondën me numrin 1, pasi është kampioni në fuqi i kësaj kategorie. “Me zor po pres të zbres në pistë me numrin e ri. E shoh si një sfidë dhe kjo gjë më pëlqen”, tha australiani.

Motori që do të përdorë ai është ende në fazën e zhvillimit, për shkak të ndryshimeve sezonale. “Ky sezon do të jetë shumë i komplikuar pasi po debutojmë me një kategori të re. Tani testet na duhen që të marrim të dhëna të reja dhe t’i krahasojmë me ata të edicionit të kaluar, për të parë sa janë diferencat”.

“Dukati? Thuhet se kanë rindërtuar 90% të motorit dhe e kanë bërë që në edicionin e kaluar. Megjithatë, nuk ka patur diferencë në garat e vjetshme. Shpresoj për të mirën e kampionatit që Dukati të kthehet konkurrues dhe të ketë një motor sa më të fortë”, u shpreh piloti që fitoi titullin etj të parë pikërisht me skuadrën italiane në vitin 2007.

“Rivali im kryesor është Horge Lorenco, por besoj se çdo pilot me një motor zyrtar do të jetë në gjendje të krijojë vështirësi. Unë pretendent? Duhet të kem shumë kujdes dhe të nisem fort që në fillim, pasi nuk dua ta gjej veten mes ndjekësve”, ishte deklarata e Stoner. (LajmeShqip.com)