Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 12:33

New York – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e trazirave në Egjipt.

Në deklaratën e publikuar nga zëdhënësi i tij, Ban Ki-moon, ka kërkuar përfundimin e protestave të dhunshme dhe ka vlerësuar se është “përdorë forcë e tepruar” kundër tyre.

Sot në mëngjes, forcat e sigurisë së Egjiptit, i kanë larguar mbështetësit islamikë të presidentit të përmbysur Muhammad Morsi, nga një xhami në kryeqytetin Kajro.

Aksioni i forcave të rendit u bë pas trazirave, me ç’rast ka pasur edhe shkëmbime të të shtënave.

Më se 750 njerëz janë vrarë prej ditës së Mërkurë, kur në gjithë Egjiptin shpërthyen protesta dhe përleshje, pasi forcat e sigurisë i shkatërruar dy kampe të protestuesve në Kajro.

Vëllazëria Myslimane, lider i lartë i së cilës është Morsi, ka shprehur përkushtim për vazhdimin e protestave ditore.

Qeveria thotë se po e shqyrton mundësinë e shpërbërjes juridike të kësaj lëvizjeje.

BE: Rishqyrtohen raportet me Egjiptin

 

Bashkimi Evropian planifikon t’i rishqyrtoj marrëdhëniet e veta me Egjiptin, derisa dhuna në këtë vend po vazhdon.

Në deklaratën e publikuar sot nga zyrtarët e lartë, presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, të gjitha palëve në Egjipt u bëhet thirrje që të përmbahen nga dhuna.

Në këtë deklaratë, mëtutje theksohet se Bashkimi Evropian “në mënyrë urgjente do t’i rishqyrtoj” marrëdhëniet e veta me Egjiptitn, gjatë disa ditëve dhe do të miratoj “masa që synojnë” parandalimin e dhunës së mëtejshme.

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 23:26

 

Egjipti sot mbylli ditën me një masakër tjetër, ku anembanë vendit mbi 127 persona janë vrarë nga forcat e policisë.

Gjakderdhja u kthye kur forcat e sigurisë hapën zjarr duke kthyer dhunën në shkallë të lartë.

Një protestues i quajtur Muhamed Said, tha për Al Jazeera se turmat ishin qëlluar nga snajperët dhe nga helikopterët.

“Helikopterët filluar për të gjuajtur mbi ne përderisa ishim duke ecur. Miku im mori një plumb në qafë dhe vdiq,” tha ai. “Kishte njerëz që gjuanin nga dritaret.”, tha ai për Al Jazeera transmeton mesazhi.com

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press raportuan se persona të panjohur bllokuan rrugët dhe u përleshën me protestuesit, pasi ata u përpoqën të marshojnë permes rrugëve të Kajros. Ambulancat që transportojnë të plagosurit u detyruan të kthehen nga sheshi Ramses, pa e kryer punën e tyre.

Vëllazëria Myslimane dhe grupe të tjera, nën flamurin e Aleancës Kundër Grushtit të Shtetit, kishin bërë thirrje për protesta pas lutjeve të së premtes në mbështetje të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi dhe në kundërshtim të mësymjes ushtarake ndaj demonstratave paqësore

 

 
Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 10:26

Kajro – Bilanc lufte civile konsiderohet numri i të vrarëve në Egjipt nga protestat e djeshme në Kajro pasi forcat e sigurisë kanë shpërndarë kampet e protestuesve të ngritura nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi.
Vëllazëria Myslimane numëron mbi 4 500 të vrarë, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për 278 të vrarë, 43 prej të cilëve agjentë dhe ushtarakë.

Dëshmitarët dhe gazetarët njoftojnë se trupat e të vrarëve janë dërguar në mjedise të shndërruara në morg të përkohëshme dhe në spitale fushore. Islamistët organizuan protesta edhe në Aleksandri, Minia, Asiut dhe Suez ndërkohë që revoltimi po përhapet.

Egjipti shpalli dje gjendjen e emergjencës pas vrasjes së qindra personave të cilët mbeten të vdekur kur forcat e sigurisë sulmuan dy kampe proteste në Kajro. Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar nga pushteti Morsi dhe Vëllazëria Myslimane prej disa javësh vazhdojnë protestat në rrugët e qytteti.
Policia ka arrestuar anëtaret kryesorë të Vëllazerisë Myslimane dhe ka marrë kontrollin e kampeve, por Vëllazëria Myslimane mësohet se ka sulmuar 22 kisha.

Gjendja e emergjencës në mbare vendin dhe e shtetrrethimit në Kajro do të zgjasë për një muaj.

Zëvëndës presidenti i përkohshëm Muhammed ElBaradei ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëspresidentit të qeverisë së përkohshme. Dhuna është dënuar fuqishëm nga fuqitë rajonale, si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ministri i Brendshëm Mohamed Ibrahim thotë se policia përdori masa minimale force kundër kampeve të protestuesve, duke shfrytëzuar vetëm gazin lotsjellës. Ai fajëson Vëllazërinë Myslimane për atë që e cilësoi si status kaosi në të gjithë vendin. Ai akuzoi anëtarët e kësaj organizate se kishte qëlluar në drejtim të policisë, kishte sulmuar ndërtesat qeveritare dhe kishte djegur kisha. Operacioni ka lënë zonat të mbushura me mbeturina, gjak dhe organe.

Luftime janë raportuar edhe në qytetet e tjera: Aleksandri, Minya, Asiut, Fajoum, Suez e gjetkë, shkruan Ballkanweb. 

Mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane janë zotuar se do të vazhdojnë fushatën e tyre për rikthimin e Morsit, i cili është përmbysur nga ushtria më 3 korrik.

Por, ministri i Brendshëm, Muhammad Ibrahim, ka thënë se autoritetet nuk do të lejojnë më formimin e kampeve protestuese.

 
Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 09:34

Kajro – Presidenti i Egjiptit Mohammed Morsi ka paralajmëruar se vazhdimi i trazirave mund të “paralizojnë” shteti, ndërsa ka përsëritur kërkesën e tij për reforma.

Presidenti islamist iu ka drejtuar mbrëmë popullit, përmes televizionit në njëvjetorin e zgjedhjes së tij në këtë post.

Fjalimi i tij ndërkaq vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së një proteste masive gjithandej shtetit, që kanë thirr kundërshtarët e tij më 30 qershor.

Trupat ushtarake janë dislokuar më pranë qyteteve ku është lajmëruar se do të protestohet, ndërsa dy veta raportohet se janë vrarë në përleshjet e së mërkurës në qytetin Mansura.

Në fjalimin e tij televiziv, Morsi pranoi të ketë bërë disa gabime si president, dhe ka ftuar forcat politike për bisedime në procesin e reformave.