Lajme Shqip Tuesday, 14 August 2012 11:16

Një koleksion me çanta klasike dhe elegante, me ngjyrat e duhura për t’ju bërë të jeni sa më fine. Kjo markë ka vendosur që të largohet pak nga stili i saj dhe të sjellë për ju çanta komode të cilat do t’i adhuroni. Shikoni modelet në foto dhe zgjidhni çantën  e duhur që përshtatet me gardërobën tuaj, që t’i dhuroni  pamjes tuaj një stil unik.

Marka ‘Yves Saint Laurent’ ndër vite ka sjellë dizajne të çantave më një stil të lartë elegance. Dizajne të veçanta të çantave, me ngjyra të ndryshme që do të jenë pika juaj më e fortë në një eveniment të rëndësishëm. Dizajne komode por jo të thjeshta, që do të thotë se çantat klasike do t’ju bëjnë të ndjeheni si një divë e vërtetë.

Zgjedhja e duhur e këtij koleksioni është e përqendruar kryesisht tek çantat komode dhe klasike të cilat mund t’i përdorni në evenimente të rëndësishme. Ngjyra metalike është elementi i duhur për të bërë stilin tuaj më të përshtatshëm si dhe shumë ngjyra të tjera me modele mjaft të veçanta, që do të plotësojnë dëshirat tuaja më së miri.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 14 August 2012 10:28

Oh, sa shumë që kemi pritur për këtë koleksion! Koleksioni i famshëm i markës nga Amsterdami,  frymëzuar nga Scotch & Soda, do të na mahnitë me setin fotografik të koleksionit Maison Scotch. Çdo veshje në këtë koleksion na bën të ëndërrojmë për ditët e ftohta, me më shumë optimizëm. Magjepsës  dhe shumë elegant, ky koleksion është padyshim një nga më të mirët në koleksionet dimërore.

Si zakonisht, Scotch & Soda ka prezantuar një koleksion mjaft komod dhe të ngrohtë për ditët e ftohta që do të vijnë. Dëshironi të keni një stil unik, rroba të veçanta edhe në ditët e ftohta të dimrit? Atëherë shikoni koleksionin më të fundit të kësaj marke, ku do të zbuloni gardërobën që ju gjithmonë keni ëndërruar, trendy dhe shumë të rehatshme për ju.

Për stinët e ardhshme vjeshtë/ dimër ky koleksion sugjeron një kombinim të copave me pëlhura, një përshtatje e disa elementëve të veçanta që do t’ju bëjnë unike në stilin tuaj. Prandaj, ne do t’ju sugjeronim ta bënit pjesë në gardërobën tuaj një pallto të gjatë me krahë lëkure, një triko të butë e të punuar me pëlhurë, një xhaketë të punuar me pe leshi dhe najlon argjendi. Mos harroni të kompletoni pamjen tuaj me çanta  lëkure, shall, doreza, varëse dhe unaza, të cilat janë aksesorët e domosdoshëm në stinën e ftohtë të dimrit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 13 August 2012 14:00

Ky koleksion ka hedhur një linjë të re në gamën e produkteve madhështore, produkte të cilat do t’ju bëjnë të dukeni e bukur dhe e freskët.

Kjo verë është pushtuar nga krijimi i produkteve të reja në botën e kozmetikës.

Sapo të  shikoni dhe të provoni produktet e këtij koleksioni kundër ujit, do të vërtetoni që kjo markë akoma ruan cilësinë dhe parimin e perfeksionit.

Makijazhi mund të bëhet elementi me i rëndësishëm për ju, pasi me tonet e reja do t’ju vijë në ndihmë të krijoni makijazhin që do t’ju mahnisë.

Tone nga më të ndryshmet, që variojnë nga ato të lehtat, si lejla e pakët, bezhë, duke shkuar tek ngjyrat koreale dhe ato me një theks më të rëndë, siç është ngjyra e zezë.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 13 August 2012 13:06

Qëndroni gjithnjë në stil dhe moderne duke rinovuar garderobën tuaj me koleksionin e “Vicotria Secret”. Biondja e mrekullueshme Candice Swanepoel e prezanton këtë koleksion mjaft denjësisht.

Të qenurit gjithmonë në mode si dhe të pasurit motivimin e duhur për të eksperimentuar me garderobën nuk ka qenë asnjëherë më e thjeshtë se sa tani. Ky koleksion ju ofron frymëzimin e duhur.

Shtojini pak ngjyra atraktive gardërobës për të qenë e veçantë dhe për të spikatur në një turmë njerëzish. Preokupimi dhe ideja për të bërë zgjedhjen e duhur, të rehatshme dhe me stil, kanë qenë motivi kryesor në të cilin ka punuar kjo markë e famshme.

Marka e njohur ka dizajne dhe materialet e duhura për t’i punuar ato në veshje fantastike. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 13 August 2012 12:30

Jemi shumë të sigurt që edhe ju po e prisnit verën që të paketonit rrobat tuaja dhe të bëheshit gati për aventura të reja. Por, nuk është herët që të shikoni se çfarë do të jetë në modë në stinët e freskëta që do të vijnë. Për të përgatitur këtë koleksion Frances ka bashkëpunuar me mikeshën e saj Sarah Adkins, duke sjellë disa dizajne të punuara më pëlhurë, të cilat do t’ju magjepsin. Një nga stilistët që do ta bëjë gardërobën tuaj unike.

“Sarah është super-talent në graphic designer, sidomos në koleksionin me motive të printuara.  Ideja se çdo rrobë është e punuar me dorë si: bluzat, fustanet, pantallonat, të cilat e bëjnë këtë koleksion edhe më të veçantë, më ka rritur dëshirën për të bashkëpunuar me mikeshën time”, tha Frances.

Në këtë koleksion qëllimi kryesor i Frances është të paraqesë rroba sa më praktike, të thjeshta dhe të rehatshme të cilat do të dëshironi t’i mbani veshur gjatë gjithë kohës. “Unë fillova të punoj për Frances Baker nga pasioni që kisha për veshjet. Më pëlqen shumë efekti që krijon stili i të veshurit tek të tjerët sepse lë mbresa të veçanta. Mundohem ta përshtas koleksionin e Frances Baker sipas pikëpamjeve të mija, ku rrobat e gjata duhet të reflektojnë një stil individual trendy dhe mjaft ekonomik për kuletën tuaj”, rrefen Josephine Frances.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 12 August 2012 13:00

Sezoni i ri ka sjellë dizajne elegante të cilat përshtaten fuqishëm me personalitetin femëror. Moda është më të vërtetë emocionuese, prandaj edhe këtë sezon dizenjuesi ka vendosur të sjellë në skenë rroba elegante të cilat përputhen në mënyrë perfekte me sensualitetin femëror.

Ashtu siç mund të vihet re edhe në këtë set fotografik, dizenjuesi ka preferuar më së shumti rrobat që vishen shpesh, rroba të rastit të kombinuara me elementë sportivë. Siç duket ky koleksion është vlerësuar shumë pasi ka ringritur vizionin e etikës së modës.

Relaksuese dhe shumë femërore, kështu ka vendosur ‘Tibi’ të prezantojë koleksionin pranverë 2013, në një ambient mjaft intim, të shoqëruar vetëm me fotografin dhe fotomodelen.

Karakteristikë e Tibit në koleksionin e tij ka qenë gjithmonë shumëllojshmëria e veshjes, rroba të përshtatshme në çdo rast, si psh. pulovra elegante, pantallona klasike, fundet dhe fustanet, të cilët dominojnë shumë në këtë koleksion. Ngjyrat e përdorura janë e kuqja, e bardha, e zeza dhe bluja, që do t’ju dhurojnë një pamje unike.

Dizenjuesi ka përfshirë në koleksionin e tij një variacion stilesh, si ajo klasikja, sportivja, elegantja dhe shik për kokteile.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 12 August 2012 10:00

Vajza, bëhuni gati të shikoni disa fustane të mrekullueshme nusërie! Është mëse e vërtetë që sapo shikojmë fustane nusërie, menjëherë fantazojmë për ditën madhështore të dasmës sonë. Koleksioni i Clair Pettibone është i duhuri për të marrë frymëzimin që ju duhet nëse po përgatiteni për të zgjedhur fustanin tuaj të nusërisë.

“Kur unë fillova të krijoj këtë koleksion, mendimi im kryesor ishte ta bëja një femër të ndihej e veçantë. Ta bëja të ndjehej si një princeshë e vërtetë. Në ditët e sotme  duhet të përfshihemi në botën magjepsëse të bukurisë”, është shprehur Clair.

Ky koleksion është fotografuar nga Elizabeth Messina, e cila ka arritur të shfaqë në setin fotografik thelbin e kësaj linjë mjaft bukur. Ajo çfarë e bën këtë fotografe kaq të aftë është mënyra se si ajo arrin të kapë momentin dhe të transmetojë në foto humor dhe ndjenja.

“Ajo shfaq bukurinë e përkryer të këtyre fustaneve në mënyrë perfekte, të cilën unë jam përpjekur ta ndajë me të gjithë botën. Siç duket, fustanet e mija kanë rënë në dashuri me aparatin fotografik të saj. Askush nuk mund t’i fotografojë më mirë se ajo”, tha Clair.

Clair Pettibone sjell edhe një herë romancën dhe elegancën femërore me format e saja seksuale, duke përdorur gurë magjik dhe pëlhura të rafinuara. Këto detaje e bëjnë ditën e martesës momentin më të veçantë në jetën e çdo femre.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 10 August 2012 15:36

Të zgjedhurit dizajnin e duhur për thonjtë tuaj mund të jetë e vështirë dhe e komplikuar pasi duhet t’i përshtatësh me veshjet, sikurse duhet edhe të bëjnë kontrast me lëkurën tuaj.

Nëse kohët e fundit ju ka humbur frymëzimi i duhur për dizenjon e thonjve, mos u bëni merak. Për këtë ju vjen në ndihmë seti fotografik që do t’ju paraqesim më poshtë.

Pamja perfekte e thonjve për një femër, që dëshiron të duket e përsosur në çdo moment, është një detaj i domosdoshëm. Ka disa modele dizenjimi ndër të cilat mund të zgjidhni dhe t’i realizoni në thonjtë tuaj, mjafton që të zgjidhni atë të duhurin, që ju bën të jeni gjithnjë në modë.

Dizenjo me bazë ngjyrë rozë e ndezur, e shoqëruar me gurë me shkëlqim; ngjyra portokalli, bojëqielli, ngjyra bezhë, rozë e pakët, janë këto ngjyrat më të pëlqyera në këtë verë. Ky koleksion përmban gjithashtu dizenjo me motive lulesh, kuadrate,  pika dhe kombinimi i tyre me gurë, e bën edhe me të veçantë pamjen tuaj.

Nëse jeni tipi i femrës moderne dhe po kërkoni dizenjo më të sofistikuara, dizenjimi i thonjve njëngjyrësh, duke i alternuar me vija të ngjyrave të ndryshme, si dhe duke e shoqëruar me llak vezullues, me xixa ose me dizenjo në formë yjesh, do t’ju dhurojë një dizajn të mrekullueshëm. Mos harroni se ngjyra e përdorur në dizenjo mund të zgjidhet sipas dëshirës tuaj personale.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 09 August 2012 08:07

Olimpiada është një eveniment shumë emocionues, por  kur brenda kësaj teme përfshihet edhe moda, gjithçka bëhet me e bukur dhe e pëlqyeshme për ne. Evenimenti “Olimpiada”, e organizuar sivjet në Londër, ka tërhequr vëmendjen e gjithë njerëzve në mbarë boten, ndër këto njerëz janë edhe dizenjuesit e modës,  të cilët janë frymëzuar shumë dhe kanë paraqitur dizenjo me motive të marra nga ky eveniment.

Me rastin e këtij evenimenti shumë dizenjues janë fokusuar në krijimin e aksesorëve të duhur për ta përshtatur dhe për ta bërë ambientin sa më emocionues. Një nga projektet më i pëlqyeshëm që po i kushtohet këtij evenimenti  me motive atdhetarie është koleksioni i atleteve ‘Chuck Taylor’.

Ky koleksion është frymëzuar nga vende të ndryshme si Brazili, Kina, Gjermania, Italia, Xhamaika, Anglia dhe Amerika. Atletet e portretizuara me motive shumëngjyrëshe sipas flamujve të vendeve të ndryshme, do ta bëjnë pamjen tuaj edhe më atraktive dhe patriotike.

Pavarësisht, nëse jeni patriote ose preferoni motive të thjeshta, dizajnet që ofrohen në këtë koleksion janë jashtëzakonisht tunduese dhe mjaft bindëse për t’ju dhënë ju dëshirën e madhe për t’i blerë ato.

Atlete të rehatshme, moderne dhe mjaft atraktive do të jenë elementi i duhur për ta bërë paraqitjen tuaj sa më perfekte.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 08 August 2012 11:02

Edhe pse është verë dhe ju e keni mendjen tek argëtimi, menduam që do t’ju pëlqente të shikoni setin e ri fotografik të Kasil, një set më të vërtet mahnitës.

Një koleksion i cili do t’ju mbajë trendy gjatë gjithë kohës, sepse këto dizajne janë realizuar nga materiale mjaft cilësore. Mjaftojnë një palë xhinse që të dukeni gjithë kohës trendy, duke e bërë veshjen tuaj me shumë stil.

Asnjëherë nuk është herët që të shikoni rrobat të cilat gardëroba juaj duhet t’i ketë me doemos në stinën e ftohtë të dimrit. Koleksioni ‘Kasil Workshop’ do t’ju dhurojë elegancë dhe një pamje klasike. Moderne, e përshtatshme për çdo rast dhe rinore, kjo linjë garanton një efekt tërheqës të jashtëzakonshëm.

Guxoni të ndryshoni stilin tuaj dhe shijoni modën në maksimum, pasi koleksioni ‘Kasil Workshop’ jua ofron këtë mundësi më së miri. Shikoni setin fotografik të paraqitur që të keni një ide fikse se çfarë duhet të posedojë gardëroba juaj për stinët e ftohta.

(LajmeShqip.com)