Lajme Shqip Wednesday, 07 November 2012 09:38

SHBA – Barack Obama është rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë jo me shumicën e votave popullore, por me shumicën e votave elektorale. Obama fitoi 303 vota elektorale, ndërsa Romney 203 vota, përsa i përket votave popullore kandidati republikan për president, Romney mori 51% të votave ndaj 48% të Obamës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka shënuar fitore në disa shtete kyçe, ku gara për Shtëpinë e Bardhë me kandidatin republikan, Mitt Romney, ka qenë mjaft e ngushtë. Fitorja e Obamës ka ardhur nga shtetet e “lëkundura” si Ajova, Miçigen, Pensilvani dhe Uiskonsin. 

OBAMA: KTHEHEM MË I FORTË NË SHTËPINË E BARDHË
Presidenti Obama e nisi fjalimin duke falënderuar votuesit dhe duke ia atribuar fitoren mbështetësve të tij. “Detyra për ta bërë të përsosur SHBA, ka shkuar përpara dhe arsyeja jeni ju”- u shpreh Obama.

“Ju kam dëgjuar dhe prej jush jam bërë një president më i mirë. Përpjekjet tuaja më bëjnë të kthehem në Shtëpinë e Bardhë më i fortë dhe më i frymëzuar se më parë.”- theksoi presidenti.

Ndërsa bëri të ditur se kishte folur me rivalin e tij dhe e kishte përgëzuar për fushatën e fortë, Obama theksoi se do të gjejë mundësitë për të punuar më Mitt Romney, për të çuar përpara vendin.

“Ne e duam shumë këtë vend dhe kujdesemi për të. Shpresoj që ta takoj Romneyn, që të flas me të dhe të kuptoj më shumë se si mund të punojmë së bashku’- tha Presidenti amerikan.

OBAMA PERPARA MBESHTETESVE ME FAMILJEN
Presidenti i rizgjedhur Barack Obama doli përpara mbështetësve të tij në Chicago, bashkë me familjen e tij. Me një kostum blu dhe i buzëqeshur, presidenti amerikan mbajti fjalimin e fitores, duke shprehur bindjen se më e mira për amerikanët duhet ende të vijë.

ROMNEY: I UROJ GJITHË TË MIRAT PRESIDENTIT DHE ZONJËS SË PARË
“Dua të falënderoj Pol Ryan, gruan Ann, do të kishte qenë një zonjë e parë e mrekullueshme, falënderoj djemtë e mi për sakrificën që kanë bërë, falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët për përpjekjet e tyre. Të gjithë vullnetarët edhe jashtë vendit. Vendi është në një moment kritik, liderët të bëjnë detyrën e tyre sa më mirë. Unë besoj tek njerëzit dhe tek Amerika vetë. Garova për president sepse jam i shqetësuar për Amerikën, besoj për një zgjidhje ekonomike, dëshiroja të përmbushja dëshirën tuaj, por vendi zgjodhi një drejtues tjetër. Zoti e bekoftë Amerikën”, – u shpreh në fjalën e tij ish-kandidati për president të Shtëpisë së Bardhë.

OBAMA NË “TWITTER”: I FALENDEROJ TË GJITHË PËR FITOREN

Presidenti i SHBA, Barack Obama mesazhin e parë për fitoren e ka dhënë në Twitter. “I falënderoj të gjithë për fitoren. Faleminderit. Katër vjet më shumë”, u shpreh Obama, duke postuar edhe një foto me gruan e tij Michelle.

SHBA, NJË ZGJEDHËS FILMON VOTEN, APARATI ELEKTRONIK ZGJEDH ROMNEYN NË VEND TË OBAMËS

PENSILVANI- Padyshim që ishte një rast i izoluar, por bëri shumë zhurmë në faqet e internetit.

Një zgjedhës amerikan filmoi votimin e tij në një qendër votimi në Pensilvani. Në aparatin elektronik ai zgjidhte Obamën, por aparati seleksiononte Romneyn. Para se të konfirmonte votën ai provoi sërish, por i njëjti rezultat.

Sipas NBC News, aparati i elektronik i votimit kishte dalë jashtë funksionit. Një zëdhënës konfirmoi në faqen e internetit ”Mother Jones” se aparati i elektronik i votimit ishte riparuar dhe mund të përdorej sërish nga zgjedhësit.

BOB DILAN: PRESIDENTI OBAMA DO TË FITOJË NJË ‘LUMË VOTASH’
Këngëtari i famshëm Bob Dilan ka uruar ditën e sotme që fitoren ta marrë Obama. “Presidenti Obama do të fitojë lumë votash”, deklaroi Dilan gjatë një koncerti në Wiscons.

VIJON VOTIMI, OBAMA NË CIKAGO LUAN BASKETBOLL ME YJË TË NBA
Edhe pse vijon ankthi i votimeve për presidencialet në SHBA, Presidenti Barack Obama zgjedh të vizitojë Cikagon dhe të luajë një lojë basketboll. Mediat amerikane pohojnë se Obama duket i qetë teksa luan me 2 ish-lojtarët të famshëm të NBA.
Për të kaluar kohën, në pritje të rezultateve të zgjedhjeve, Barack Obama zhvilloi një lojë basketbolli me të afërmit dhe disa anëtarë të qeverisë në kompleksin sportiv “Attack Athletics”, në bastionin e tij, Çikago.
Kjo është një traditë për presidentin në ikje, i cili kishte organizuar një lojë të ngjashme dhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.
Ndërkohë që në orën tonë në 24:00 pritet të mbyllet votimi për zgjedhjet.

OBAMA: MENDOJ SE I KAM VOTAT

Por edhe kandidati tjetër për presidencën e SHBA, Barack Obama duke folur para vullnetarëve në një komitet të vogël të tij tha se “besim se i kam votat për fitore. Mezi po pres momentin që do lexohen votat dhe më pas rezultati. Më pret një mbrëmje e mbarë. Më tej ai ka shtuar se “Cfarëdo gjëje që mund të ndodhë, unë dëshiroj të përshëndes vullnetarët. Përtej spoteve, duelit, ata që vlejnë janë njerëzit”.

ROMNEY: SOT ËSHTË NJË DITË E MADHE PËR NJË NDRYSHIM TË MADH
Në drekë duke iu drejtuar vullnetarëve të një prej komiteteve të Republikanëve, Romney nënvizoi se “ Kjo është një ditë e madhe për një ndryshim të madh”.

OBAMA: UROJ ROMNEY PËR FUSHATËN E FORTË, MEZI PO PRES REZULTATIN

Presidenti amerikan Barack Obama në ditën e zgjedhjeve e ka uruar sfiduesin e tij republikan, Mitt Romney për “fushatën e forte”.

Gjatë vizitës në zyrën e fushatës së Partisë Demokratike në Çikago, Obama i falenderoi vullnetarët dhe mbështetësit dhe shfaqi besimin se do të fitojë, por, i dërgoi një sinjal ekipit të kundërshtarit të tij. “Dua ta uroj guvernatorin Romney për fushatën e tij”, ka thënë Obama.

“E di që mbështetësit e tij janë po aq të zënë dhe entuziastë dhe se po punojnë shumë në ditën e sotme”, ka thënë ai.

ROMNEY VOTON
Kandidati republikan, Mitt Romney ka hedhur votën e tij në shtetin e Masaçusets në zgjedhjet presidenciale të Shteteve te Bashkuara. Cifti Romney votoi në orën 9:00 të mëngjesit me orën lokale ndërkohë që menjëherë pas kësaj ai u nis drejt Bostonit për të takuar mbështetësit e tij.
Miliona zgjedhës në mbarë vendin kanë hedhur votat e tyre në votimet e hershme. Por shumica dërrmuese e elektoratit do të shkojë në qendrat e votimit sot të ngritura në shkolla, stacionet e zjarrfiksave, apo në kisha. 

SONDAZHET FAVORIZOJNË OBAMËN

Në ditët e fundit të fushatës së ngjeshur për të dyja ekipet elektorale, projeksionet kanë treguar se Presidenti Obama ka përparësi të lehtë, por asnjëri prej dy kandidatëve nuk e ka të sigurt fitoren. Gjithçka varet nga shtetet e lëkundura. Që një kandidat të fitojë Presidencën, duhet të marrë të paktën 270 kolegje elektorale. Kolegjet elektorale kanë numër të ndryshëm në shtete të ndryshme dhe janë në varësi të numrit të popullsisë.

VOTAT E PARA

Fletët e para të votimit të këtyre zgjedhjeve u hodhën mëngjesin e së martës në qytetin e vogël të New Hampshire, në Dixville Notch, ku secili nga kandidatët mori nga pesë vota.

Gara e ngushtë presidenciale ngre shqetësime të diskutueshme gjithnjë e në rritje, dhe ngjan me zgjedhjet e vitit 2000 mes republikanit Xhorxh W.Bush dhe demokratit Al Gore, rezultatet e së cilës u vendosën nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara. Në të dyja fushtatat janë grumbulluar ekipe ligjore për t´u marrë me probleme të mundshme gjatë votimeve, sfida apo rinumërime.

Multimilioneri Romney, ish-drejtues i një fondi kapital privat, do të ishte presidenti i parë mormon dhe një nga amerikanët më të pasur që do të drejtonte Shtëpinë e Bardhë. Obama, presidenti i parë më ngjyrë, po konkurron për një mandat të dytë.

Në komunitetin tjetër, Hart’s Lokation që numëroi 33 vota në pesë minuta e 42 sekonda, Obama fitoi 23 vota ndërsa Romney 9 vota.
Këto dy fshatra gjithmonë kanë votuar të parat pasi gëëzojnë një status special që nga viti 1948.
Edhe pse në dukje nuk është shumë, këto vota janë vendimtare. Pikërisht nga ky shtet e pësoi Al Gore në vitin 2000 kur fitoi votat popullore, por humbi në Kolegjin Zgjedhor përballë Xhorxh Ë. Bush. Nëse do të kishte fituar në Nju Hemsher, AL Gore do të ishte shpallur president.

OBAMA APO ROMNEY?

Pas një fushate që ka zgjatur më shumë se një vit, populli amerikan tani do të vendosë se kush do të shërbejë si president dhe zv/president i ardhshëm i vendit.

Votimi është një nga të drejtat dhe detyrat më të rëndësishme të qytetarit. Kushtetuta amerikane u rezervon 50 qeverive shtetërore autoritetin për të përcaktuar kualifikimet e votuesve dhe mënyrat e votimit në shtetin e tyre. Kur u miratua Kushtetuta dy shekuj më parë, votimi ishte i kufizuar mes burrave të bardhë dhe në shumë shtete njerëzve u kërkohej të kishin një pronë me vlerë të caktuar për të patur të drejtë për të votuar.

Por ndërsa amerikanët gjithnjë e më shumë filluan të kërkonin të drejtën e votës, qeveritë shtetërore i ndryshuan këto dispozita. Kushtetuta u përditësua në vitin 1870 për të mbrojtur të drejtat e skllevërve të sapo çliruar, duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për të votuar. Shtojca e 15-të e Kushtetutës thekson se e drejta për të votuar nuk duhet të mohohet për shkak të racës apo ngjyrës së lëkurës.

Në vitin 1920, qeveritë shtetërore ratifikuan amendamentin apo shtojcën e 19-të për garantimin e votës për gratë. Sepse disa shtete përdornin padrejtësisht listat e taksave, provimet e alfabetizmit dhe kufizime të tjera për të përjashtuar nga votimet pakicat. Kongresi amerikan miratoi aktin e së drejtës së votës në vitin 1965. Ky akt fuqizoi zyrtarët federalë për të marrë përsipër regjistrimin e votuesve në disa juridiksione ku zyrtarët vendorë kishin diskriminuar votuesit e pakicave.

E drejta e votës u zgjerua më tej në vitet 1970. Mosha ligjore për të votuar në shumicën e shteteve ka qenë 21 vjeç. Amendamenti i 26-të vendosi që mosha ligjore për të votuar në të gjithë vendin të jetë 18 vjeç.

Sot shumica e amerikanëve të cilët mund të votojnë, e të bëjnë këtë. Për shumë njerëz, votimi është një akt i rëndësishëm e gjithashtu i thjeshtë i detyrës qytetare, që merret si e dhënë, por kryhet me krenari dhe seriozitetin e qëllimit. Edhe pse tani të njohura për amerikanët, zgjedhjet demokratike sot ende mungojnë në shumë pjesë të botës.

Demokracitë si kjo e Amerikës, janë themeluar në besimin se njerëzit kanë të drejtë dhe urtësi të vendosin se kush do t’i qeverisë ata. Siç e kanë treguar zgjedhjet e kaluara, pasi vendimi është marrë, amerikanët e respektojnë atë. Zgjedhjet e vitit 2012 pritet të jenë me rezultat nga më të ngushtët deri më sot, dhe me sfida e probleme të mundshme si ato në votimet e vitit 2000, mund të duhen ditë para se të dalë se kush ka fituar. Por siç ka thënë Presidenti Abraham Linkoln, nuk mund të ketë ankesa të suksesshme ndaj një zgjedhjeje të drejtë, përveçse në zgjedhjet e ardhshme.(BW)

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 November 2012 09:59

SHBA –(PLOTESUAR 06 NENTOR 17:00)- Amerika voton sot për të zgjedhur mes Barack Obamës dhe Mitt Romney se cili do ta drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. 
Vendimi i sotëm i popullit amerikan do t’i japë një mandat të dytë presidentit Barack Obama ose do të sjellë në krye të Shtëpisë së Bardhë rivalin e tij republikan, Mitt Romney.

Mësohet se janë hapur tashmë qendrat e votimit në shtetet kyce të Amerikës. Mediat vendase raportojnë se qendrat e votimit janë hapur tashmë në Virxhinian Perëndimore, në Karolinën e Veriut dhe në Ohajo. Qendrat e para të votimeve u hapën pak më parë në rajonet e brigjeve lindore të SHBA-së, ndër të cilat në Nju Jork dhe Nju Xhersi, ku ende është e pranishme emergjenca e shkaktuar nga uragani ”Sandy”.

Gjatë ditës së sotme parashikohet të votojnë mbi 200 milionë zgjedhës në të gjithë SHBA-në. Përveç presidentit, sot votohet edhe për rinovimin e Dhomës së përfaqësuesve dhe një të tretës së Senatit, në disa shtete zgjidhen edhe guvernatorët.

ROMNEY VOTON
Kandidati republikan, Mitt Romney ka hedhur votën e tij në shtetin e Masaçusets në zgjedhjet presidenciale të Shteteve te Bashkuara. Cifti Romney votoi në orën 9:00 të mëngjesit me orën lokale ndërkohë që menjëherë pas kësaj ai u nis drejt Bostonit për të takuar mbështetësit e tij.
Miliona zgjedhës në mbarë vendin kanë hedhur votat e tyre në votimet e hershme. Por shumica dërrmuese e elektoratit do të shkojë në qendrat e votimit sot të ngritura në shkolla, stacionet e zjarrfiksave, apo në kisha.

VOTAT E PARA
Fletët e para të votimit të këtyre zgjedhjeve u hodhën mëngjesin e së martës në qytetin e vogël të New Hampshire, në Dixville Notch, ku secili nga kandidatët mori nga pesë vota.

Gara e ngushtë presidenciale ngre shqetësime të diskutueshme gjithnjë e në rritje, dhe ngjan me zgjedhjet e vitit 2000 mes republikanit Xhorxh W.Bush dhe demokratit Al Gore, rezultatet e së cilës u vendosën nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara. Në të dyja fushtatat janë grumbulluar ekipe ligjore për t´u marrë me probleme të mundshme gjatë votimeve, sfida apo rinumërime.

Multimilioneri Romney, ish-drejtues i një fondi kapital privat, do të ishte presidenti i parë mormon dhe një nga amerikanët më të pasur që do të drejtonte Shtëpinë e Bardhë. Obama, presidenti i parë më ngjyrë, po konkurron për një mandat të dytë.

Në komunitetin tjetër, Hart’s Lokation që numëroi 33 vota në pesë minuta e 42 sekonda, Obama fitoi 23 vota ndërsa Romney 9 vota.
Këto dy fshatra gjithmonë kanë votuar të parat pasi gëëzojnë një status special që nga viti 1948.
Edhe pse në dukje nuk është shumë, këto vota janë vendimtare. Pikërisht nga ky shtet e pësoi Al Gore në vitin 2000 kur fitoi votat popullore, por humbi në Kolegjin Zgjedhor përballë Xhorxh Ë. Bush. Nëse do të kishte fituar në Nju Hemsher, AL Gore do të ishte shpallur president.(LajmeShqip.com)

**********************************************************

SHBA – Pas një fushate që ka zgjatur më shumë se një vit, populli amerikan tani do të vendosë se kush do të shërbejë si president dhe nënpresident i ardhshëm i vendit.

Votimi është një nga të drejtat dhe detyrat më të rëndësishme të qytetarit. Kushtetuta amerikane u rezervon 50 qeverive shtetërore autoritetin për të përcaktuar kualifikimet e votuesve dhe mënyrat e votimit në shtetin e tyre. Kur u miratua Kushtetuta dy shekuj më parë, votimi ishte i kufizuar mes burrave të bardhë dhe në shumë shtete njerëzve u kërkohej të kishin një pronë me vlerë të caktuar për të patur të drejtë për të votuar.

Por ndërsa amerikanët gjithnjë e më shumë filluan të kërkonin të drejtën e votës, qeveritë shtetërore i ndryshuan këto dispozita. Kushtetuta u përditësua në vitin 1870 për të mbrojtur të drejtat e skllevërve të sapo çliruar, duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për të votuar. Shtojca e 15-të e Kushtetutës thekson se e drejta për të votuar nuk duhet të mohohet për shkak të racës apo ngjyrës së lëkurës.

Në vitin 1920, qeveritë shtetërore ratifikuan amendamentin apo shtojcën e 19-të për garantimin e votës për gratë. Sepse disa shtete përdornin padrejtësisht listat e taksave, provimet e alfabetizmit dhe kufizime të tjera për të përjashtuar nga votimet pakicat. Kongresi amerikan miratoi aktin e së drejtës së votës në vitin 1965. Ky akt fuqizoi zyrtarët federalë për të marrë përsipër regjistrimin e votuesve në disa juridiksione ku zyrtarët vendorë kishin diskriminuar votuesit e pakicave.

E drejta e votës u zgjerua më tej në vitet 1970. Mosha ligjore për të votuar në shumicën e shteteve ka qenë 21 vjeç. Amendamenti i 26-të vendosi që mosha ligjore për të votuar në të gjithë vendin të jetë 18 vjeç.

Sot shumica e amerikanëve të cilët mund të votojnë, e të bëjnë këtë. Për shumë njerëz, votimi është një akt i rëndësishëm e gjithashtu i thjeshtë i detyrës qytetare, që merret si e dhënë, por kryhet me krenari dhe seriozitetin e qëllimit. Edhe pse tani të njohura për amerikanët, zgjedhjet demokratike sot ende mungojnë në shumë pjesë të botës.

Demokracitë si kjo e Amerikës, janë themeluar në besimin se njerëzit kanë të drejtë dhe urtësi të vendosin se kush do t’i qeverisë ata. Siç e kanë treguar zgjedhjet e kaluara, pasi vendimi është marrë, amerikanët e respektojnë atë. Zgjedhjet e vitit 2012 pritet të jenë me rezultat nga më të ngushtët deri më sot, dhe me sfida e probleme të mundshme si ato në votimet e vitit 2000, mund të duhen ditë para se të dalë se kush ka fituar. Por siç ka thënë Presidenti Abraham Linkoln, nuk mund të ketë ankesa të suksesshme ndaj një zgjedhjeje të drejtë, përveçse në zgjedhjet e ardhshme.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 04 November 2012 19:56

SHBA – Ethet e fushatës janë më të forta se kurrë dy ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Gara është aq e fortë mes dy kandidatëve në pozita thuajse të barabarta sa i takon mbështetjes së elektoratit, sa askush nuk nxiton të bëjë parashikime.

Si presidenti Barak Obama, ashtu edhe sfidanti i tij republikan të shtunën ishin të zënë me tubime në shtetet kyçe. Sondazhi më i fundit i ABC News dhe Washington Post tregon një nivel mbështetjeje prej 48% për secilin prej tyre. Të dy kandidatët shfaqën shenja lodhjeje, ndërsa vazhdojnë vizitat e përditshme nëpër shtete me qëllimin të tërheqin sa më shumë votues të pavendosur, sidomos në fushëbetejat që mendohet se do të përcaktojnë fituesin e garës.

Obama e rinisi maratonën e fushatës me një ndalesë në qendrën e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), e cila bashkërendon përpjekjet e ndihmës në zonat lindore të Shteteve të Bashkuara, të goditura nga uragani Sendi. Presidenti u tha këshilltarëve të tij të lartë, zyrtarëve vendas dhe gazetarëve se do të vërë në dispozicion të gjitha burimet federale, përfshirë ushtrinë, për të dërguar furnizime në zonat e prekura.

Ai premtoi se përpjekjet do të jenë 120% nga kushdo që është i angazhar në këtë përpjekje.

Ish-guvernatori i shtetiti Masaçusets, Mit Romni, e bëri ndalesën e parë dje në qytetin verilindor Portsmouth, në Nju Hampshër. Ai kritikoi presidentin që u tha njerëzve të mos e fërshëllenin, por të dilnin në votime. Nju Hampshëri është shteti më i vogël me peshë në rezultatin e zgjedhjeve, ku ka të ngjarë të përcaktohet përfundimi i tyre. Por ndërkohë që sondazhet tregojnë se gara është pothujse në barazim, asnjë prej kandidatëve nuk po e konsideron atë të fituar.

Romnei të shtunën u ndal dhe në shtetin e Ajovës dhe atë perëndimor të Kolorados. Obama ka në plan të rikthehet në Ohajo pas vizitës që bëri atje të premten.

Anketat tregojnë se presidenti gëzon një avantazh të lehtë në këtë shtet, të cilin të dy kandidatët po përpiqen ta fitojnë me çdo kusht.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 04 November 2012 11:28

UASHINGTON- Zgjedhja e presidentit të SHBA-së kryhet me votim universal indirekt.

Amerikanët do të zgjedhin në fakt më 6 nëntor një grup kolegjesh zgjedhore, të përmbledhur në një ”Kolegj zgjedhor”.

Ky Kolegj, krijuar nga amendamenti i 12-të në Kushtetutën e vitit 1804, numëron 538 anëtarë që do të zgjedhin presidentin dhe zëvendëspresidentin. Fituesit e zgjedhjeve presidenciale, qoftë demokrati Barack Obama dhe Joe Biden, apo republikani Mitt Romney dhe Paul Ryan, do të jenë ata që do të marrin maxhorancën absolute prej 270 votash.

Çdo shtet është i përfaqësuar nga kolegjet zgjedhore, të barabartë në numër me numrin e senatorëve dhe zyrtarëve të zgjedhur, që i përfaqësojnë në Kongres.
Distrikti i Kolumbias, që përfshin kryeqytetin, Uashingtonin, nuk ka asnjë përfaqësues të pajisur me një të drejtë vote në Kongres, por numëron tre kolegje zgjedhore.
Shteti më i populluar i SHBA-së, Kalifornia numëron 55 kolegje zgjedhore. Teksasi 38 kolegje zgjedhore, Florida 29 kolegje zgjedhore.
Shtetet më pak të populluara kanë të paktën tre kolegje zgjedhore.
Në rast barazimi, është Dhoma e re e përfaqësuesve, zgjedhur në po të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale, që zgjedh presidentin e ardhshëm. Senati zgjedh në këtë rast zëvendëspresidentin.

Me këtë sistem, është e mundur zgjedhja e presidentit pa marrë maxhorancën absolute nga votat e popullit. Kjo është ajo që ndodhi në vitin 2000, por gjithashtu dhe tre herë të tjera më parë në historinë e SHBA-së.

Kjo anomali është e mundur sepse në pothuajse të gjitha shtetet, me përjashtim të Maine dhe Nebraskas, që inspirojnë një dozë proporcianale, kandidati që merr më shumë vota përfaqësohet nga të gjithë kolegjet zgjedhore të këtij shteti në Kolegjin zgjedhor.

Kështu, në Kaliforni, do të mjaftonte për një kandidat të merrte një votë më shumë se kundërshtari për të ruajtur 55 kolegjet zgjedhore me një goditje.

Për shkak të këtij sistemi, Obama et Romney favorizojnë 10 shtete kyçe nga 50 duke përfshirë Ohion, Floridan, Iowa dhe Koloradon, të pranueshme për të kaluar nga një kamp në tjetrin dhe për të vendosur gjithashtu për zgjedhjet.

Kolegjet zgjedhore, shpeshherë të zgjedhurit lokalë, mblidhen në kryeqytetin e çdo shteti për të zgjedhur presidentin dhe zëvendëspresidentin, të hënën e parë, që pasohet nga e mërkura e dytë e dhjetorit, më 17 dhjetor.

Çuditërisht, asgjë nuk detyron kolegjet zgjedhore të respektojnë votën popullore. Rreth 700 propozime amendamentesh që parashikojnë modifikimin apo heqjen e kolegjit zgjedhor për vendosjen e një votimi universal të drejtpërdrejtë janë dorëzuar në Kongres gjatë 200 viteve të fundit.

Presidenti i zgjedhur, si Obama apo Romeny do të bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së dhe do të bëjë betimin më 20 janar.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 03 November 2012 15:13

Uashington – Kandidati republikan për president të SHBA-së Mit Romni po merr shkas nga rritja prej 0.1 për qind e papunësisë për të kritikuar rivalin e tij, presidentin Barak Obama, ndërsa kandidatët bëjnë fushatë në ditët e fundit para zgjedhjeve të së martës.

Ish-guvernatori i Masaçusetsit e quajti shifrën prej 7.9 për qind të papunësisë për tetorin si një “kujtesë për frenimin e ekonomisë”. Ai vuri në pah se kjo shifër është më e lartë sesa ajo 7.8 për qind e janarit 2009 kur presidenti Obama mori detyrën.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë president amerikan nuk është rizgjedhur nëse papunësia ka qenë më e lartë se 7.4 për qind.

Por presidenti Obama e vuri theksin tek ana pozitive e shifrave të papunësisë, duke u thënë përkrahësve në Ohajo sot se raporti tregonte se numri i vendeve të punës është rritur në tetor. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 17 October 2012 11:00

Presidenti amerikan Barack Obama dhe kundërshtari i tij republikan Mitt Romney zhvilluan mbrëmë debatin e dytë presidencial në Universitetin Hofstra të New Yorkut. Ndaj dy kandidatëve u drejtuan pyetje nga votues të pavendosur se për kë do të votojnë.

Presidenti Obama i tha kundërshtarit republikan Mitt Romney se plani i tij për mbajtur shkurtimin e taksave për të pasurit do të shtonte defiçitin dhe barrën mbi amerikanët.  

“Nëse dikush vjen tek ju guvernator, me një plan për shpenzimin e 7 apo 8 trilion dollarëve por pa treguar se si do t’i gjejë këto para deri pas zgjedhjeve, nuk duhet  ta pranosh një marrëveshje  të tillë, as populli amerikan. ” 
 
Gjatë debatit të dytë presidencial në Universitetin Hofstra në New York, zoti Romney akuzoi presidentin se dëshironte të rriste taksat për të pasurit. Ai tha se plani i tij do të çonte në rritjen e vendeve të punës dhe një buxhet të balancuar.  
 
“Unë kam drejtuar biznese për 25 vite dhe kam balancuar buxhetet. Kam patur Lojërat Olimpike dhe e kam balancuar buxhetin. Kam drejtuar shtetin Massachussetts dhe nga pozita e guvernatorit kam balancuar buxhetin për katër vjet.”

Kandidatët u pyetën  nga votues ende të pavendosur se për kë do të votojnë.
Pyetja e parë erdhi nga një student i cili u kërkoi kandidatëve të dinte se çfarë do bënin që ai të gjente punë dhe të mbështeste veten financiarisht pas mbarimit të shkollës.

Zoti Romney tha se ishte e papranueshme që studentët mbarojnë shkollën me shumë borxhe dhe me shanse të vogla për të gjetur punë. Ai tha se studentët e meritojnë shansin për punësim. Pa dhënë detaje ai tha se e dinte se çfarë duhej bërë që ekonomia të rritej përsëri.

Nga ana e tij, presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për sistemin arsimor më të mirë në botë. Ai tha se do të krijonte më shumë vende pune duke ringjallur prodhimtarinë në Shtetet e Bashkura dhe ritrajnimi i punonjësve për industri të tjera, duke përdorur paratë e kursyera nga dhënia fund e luftërave në Irak dhe Afganistan.

Pas pyetjeve mbi energjinë, ekonominë, vendet e punës dhe pagës së barabartë për gratë, një pjestare e audiencës e pyeti zotin Romney mbi imigracionin. Guvernatori tha se nuk do të jepte amnisti për imigratët e paligjshëm. Ai tha se donte një sistem efikas imigracioni duke bërë thirrje për dhënien e më shumë Kartave të Gjelbra/Green Card për punonjësit e kualifikuar. Ai akuzoi presidentin Obama se kishte dështuar në mbajtjen e premtimit për të realizuar reformën për imigracionin.

Presidenti tha se kishte bërë gjithçka të mundur për të rregulluar sistemin e imigracionit. Një tjetër pjestar në audiencë donte të dinte se kush kishte mohuar shtimin e sigurisë për konsullatën amerikane në Benghazi, Libya dhe pse. 
Zoti Romney e akuzoi presidentin se ju deshën dy javë për t’i treguar popullit amerikan se sulmi ndaj konsullatës dhe vrasja e ambasadorit amerikan dhe tre të tjerëve, ishte një akt terrorist.

Nga ana e tij, presidenti tha se e kishte quajtur sulmin në Benghazi një akt terrorist ditën që pasoi. Ai tha se sygjerimi që kushdo në qeverinë e tij do të përdorte dhunën në Libi për përfitime politike apo hedhur hi syve popullit amerikan është fyes. Debati i tretë dhe i fundit presidencial do të zhvillohet javën që vjen në Florida. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 12 October 2012 10:03

SHBA – Kandidati republikan për zëvendës president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paul Ryan dhe zëvendës presidenti Joe Biden kanë debatuar mbrëmë në shtetin jugor të Kentucky-it për politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA-ve, në debatin e tyre të parë dhe të vetëm televiziv deri më tani.

Ryan tha se sulmi në konsulatën amerikan në Libi dhe vrasja e ambasadorit amerikan atje ishte dëshmi e një politike të jashtme të “shturur” të presidentit Obama.

Biden nga ana tjetër tha se Obama i ka ringjallur aleancat e SHBA-së dhe theksoi se sanksionet kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor janë një sukses i presidentit Obama.

Ryan vazhdoi më tutje duke thënë se Irani nuk mund të shkojë përpara me armë bërthamore dhe se “rivendosja” e marrëdhënieve me Rusinë nuk është duke funksionuar.

Zëvendës presidenti Biden shpjegoi se është caktuar një afat kohor deri në vitin 2014 për të tërhequr trupat ushtarake nga Afganistani, duke shtuar se një gjë e tillë do ta nxitë Afganistanin që të kujdeset vetë për sigurinë e vendit.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 04 October 2012 11:27

SHBA – Në debatin e parë presidencial, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama tha se Amerika është më mirë, kur shtresa e mesme është në gjendje më të mirë.

Ai hapi debatin e parë të fushatës presidenciale me rivalin e tij republikan Mit Romni duke thënë se ekonomia e rënduar amerikane që ai trashëgoi katër vjet më parë po mëkëmbet. Por ai tha gjithashtu se mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Obama tha se investimi në arsim dhe trajnimi, si dhe shkurtimi i taksave janë rruga më e mirë që duhet ndjekur.

Debati i mbrëmshëm në Universitetin e Kolorados është i parë ndër tri debaret që janë caktuar deri ditën e zgjedhjeve. Debati i mbrëmshëm u përqendrua kryesisht në ekonominë amerikane, kujdesin shëndetësor dhe rolin e qeverisë në jetën e përditëshme të amerikanëve.

Shumë analistë mendojnë se Romni u paraqit më mirë se rivali i tij Obama, i cili ishte kryesisht në pozita mbrojtëse. Të njëjtën gjë tregojnë edhe disa anketa të zhvilluara menjëherë pas debatit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 10:05

Uashington – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe sfiduesi i tij, Mit Romni, do të përballen sonte në debatin e tyre të parë, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Pas fushatës individuale për disa muaj, dy zyrtarët do të takohen në Denver të Kolorados për një debat prej 90 minutash.

Sipas sondazheve, Obama ndodhet në epërsi ndaj Romnit, por analistët thonë se ish-guvernatori i Masaçusetsit mund të fillojë mbylljen e hendekut, nëse bën performancë të mirë sonte.

Debati pritet të ndiqet nga rreth 50 milionë njerëz dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.

Debati ndërmjet nënpresidentit Josef Biden dhe kandidatit të Romnit për nënpresident, Paul Rajan, do të zhvillohet më 11 tetor.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 6 nëntor.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 19 September 2012 12:30

SBA -Mitt Romney dëgjohet t`u thotë donatorëve se Lindja e Mesme do të mbetet një problem i pazgjidhur, dhe se palestinezët janë të angazhuar për shkatërrimin e Izraelit.

“Ata nuk e duan paqen, nuk kanë asnjë interes në arritjen e saj. Dhe ndjekja e së njëjtës rrugë drejt një stabilizimi të zonës, është thuajse e pakonceptueshme”,  janë fjalët e tij që bashke me komentet e mëhershme ku simpatizantët e Obamës përshkruheshin si viktima, e thellojnë akoma më shumë shqetësimin e ish-guvernatorit të Massachusets-it për situatën delikate.  

Komentet e Romney-t në videon e publikuar nga revista e pavarur investigative  “Mother Jones” lënë gjithashtu të kuptohet se në këndvështrimin e tij, rifillimi i procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe objektivi “Dy shtete, dy popuj”, pak gjasa kanë të vihen në jetë.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë për pjesën e parë të filmimit, erdhi nëpërmjet zëdhënësit Jay Carney. “Kur je President i Shteteve të Bashkuara, je president i të gjithë popullit”, u shpreh ai, e jo vetëm i njerëzve që votuan për ty”.

Romney i kish përshkruar në takim 47% të amerikanëve që janë me Obamën si njerëz të varur nga qeveria, që besojnë se administrata duhet të kujdeset për ta, që mendojnë se kanë të drejtën e sigurimeve shëndetësore e nuk paguajnë taksa.

“Këta amerikanë unë nuk do t`i bind kurrë të marrin përgjegjësitë që u takojnë”, dëgjohet të thotë Romney.

Publikimi i videos së fshehtë vjen vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, ku rivali i tij demokrat kërkon një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë. (LajmeShqip.com)