Lajme Shqip Thursday, 16 January 2014 11:12

Mitrovicë – Këshilltari në Komunën e Mitrovicës Veriore, Dimitrije Janiqijeviq, është vrarë para shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës. 

Motivi dhe autori i sulmit tash për tash nuk dihen. Njofton B92. Vrasja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.
Autoritetet spitalore në veri i kanë konfirmuar se Janiqijeviq është sjellë në spital pa shenja jete.

Janiqijeviq ka qenë edhe kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës veriore në zgjedhjet e fundit lokale nga Lista e Partisë së Pavarur Liberale. Ai ka qenë 35 vjeç dhe baba i tre fëmijëve./koha/

 
Lajme Shqip Sunday, 03 November 2013 18:39

Zgjedhjet në Mitrovicën e veriut kanë kaluar në një atmosferë tejet të tendosur, pasi thuajse në të gjitha vendvotimet ka pasur prani të grupeve ekstremiste, të cilët kanë bërë presion për të penguar votimin te ata qytetarë që kanë shprehur këtë gatishmëri. 

Qytetarët serb të cilët kanë vendosur të dalin në zgjedhje, marrin nga më të ndryshmet si, “shifrari”, “tradhtar”, etj. 

Pjestarë të organizatave ekstremiste si “Obraz”, “Çetnikët nga Valjevo “, dhe mbështetës të partisë së ish kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica, kanë qëndruar në afërsi të vendvotimeve, ku gjithashtu kanë qenë të pranishëm edhe pjestarë të EULEX-it, por kjo nuk i ka penguar ata, që t’u bien në qafë, serbëve që kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje. 

Kjo atmosferë, gjithashtu ka pasur edhe një efekt tjetër, atë të pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje.