Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 23:49

 

Deputeti maqedonas i VMRO-DPMNE-së, Romeo Trenov, ka deklaruar se në Shqipëri jetojnë plot 200 mijë maqedonas, të cilët nuk janë deklaruar në Censusin e vitit 2011, për shkak të frikës.

“Unë kërkoj nga ambasadori i ri që të kontaktoje me të gjithë faktorët e rëndësishëm, që në regjistrimin e radhës, maqedonasit në Shqipëri të mund të deklarohen si të tillë pa probleme. Po ashtu, dua të them se nuk është e vërtetë se në Maqedoni, jetojnë mbi 30% shqiptarë. Për mua janë qesharake zërat se në Ballkan jetojnë 10 milion shqiptarë”, Trenov, gjatë prezantimit të platformës nga ana e ambasadorit maqedonas të sapo emëruar në Shqipëri, Stojan Karajanov.

Debate ka pasur edhe për emërimin e këtij të fundit si ambasador në Shqipëri, duke qenë se ai ka deklaruar që  “gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, për fat të keq u regjistruan vetëm 5 521 shtetas të Shqipërisë si maqedonas. Këtë problem e kishte edhe pakica greke dhe vllehe si më të mëdha, bashkë me minoritetin maqedonas”.

Deklaratat e Trenov kanë sjellë reagimin e deputetëve shqiptarë, të cilët i kanë cilësuar si skandaloze ato dhe kanë kërkuar rishikimin e emërimit të tij si ambasador në Shqipëri.