Lajme Shqip Monday, 06 January 2014 13:22

Ministria e Punëve të Brendshme ia ndaloi Vulinit shkuarjen në Gjakovë, njofton nëpërmjet një komunikate kjo ministri. “Me qëllim të sqarimit te opinionit lidhur me kërkesën e Aleksander Vulin për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graçanicës, dëshirojmë t’i informojmë se ministri i MPB-së,  Bajram Rexhepi, më datë 3 janar 2014, ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulinit në Komunën e Gjakovës, e paraparë për datë 6 dhe 7 janar 2014”, thotë komunikata  e MPB-së, ndërsa bashkëngjit letrën e ministrit Rexhepi drejtuar shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zbogar”.

“MPB-ja siguron gjithë qytetarët e vendit se çdo vendim për lejimin apo moslejimin e vizitave të tilla merret me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke respektuar legjislacionin në fuçi dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit. Në këtë drejtim, MPB-ja fton autoritetet komunale në Gjakovë të mos krijojnë shqetësime dhe brenga për qytetarët, para se të njihen me realitetin, i cili është se Vulinit i është refuzuar kërkesa dhe nuk do të lejohet të vizitojë Komunën e Gjakovës”, mbyllet komunikata e MPB-së.

Gjakovarët kundërshtojnë vizitën e Vulinit, tërhiqet leja e vizitës  

Gjakovë, 6 janar (e plotësuar) – Qindra qytetarë të Gjakovës janë mbledhur afër objektit të Kishës ortodokse serbe në Gjakovë për të kundërshtuar ardhjen e  paralajmëruar të ministrit të Serbisë pa portofol për Kosovën, Aleksandër Vulin. Aty janë grumbulluar edhe forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. 
Në protestë kanë dalë edhe nënat që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë luftës së fundit, por janë parë edhe pjesëtarë të partive  lokale politike,  si nga lëvizja “Vetëvendosje” ashtu edhe nga PDK-ja.
Qytetarët, edhe një herë i ka garantuar kryetarja, Mimoza Kusari-Lila, se vizita e ministrit Vulin është anuluar.
“E kuptoj edhe shqetësimin dhe ngarkesën tuaj me rastin e paralajmërimit të ardhjes së Vulinit, por pas insistimit tonë, atij i është tërhequr leja për ta vizituar Gjakovën, kështu që në Kishën ortodokse do të jenë vetëm pelegrinët, që vijnë si zakonisht”, tha Kusari-Lila.
Sipas saj, vizita e ministrit serb ka qenë e paralajmëruar  për orën 15:00 dhe e veçuar nga vizita e pelegrinëve.
”Tash, sipas informatave të fundit që kam, leja  për vizitë Gjakovës i është tërhequr Vulinit. Pra, i është ndaluar vizita në Gjakovë”, tha Kusari Lila për Koha.net.

Kusari-Lila: Kam garanci nga Qeveria  se Vulin nuk do të vijë në Gjakovë 

Gjakovë, 6 janar (e  plotësuar) –   Kreu i Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, i ka thënë Kohës Ditore sot se ka marrë garanci  nga Qeveria e Kosovës se ministri i Serbisë pa portofol për Kosovën, Aleksandër Vulin,   nuk do të lejohet të shkojë në Gjakovë.
“Mbrëmë me të marrë lajmin, kam kontaktuar  me zv. kryeministrin Hajredin Kuçi, të cilit i kam dërguar një letër, një porosi  me kërkesën që Vulin të mos lejohet të vijë në Gjakovë. Gjithashtu, sot në mëngjes kam biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe kam informacion nga ai se Vulin nuk është lejuar të vijë në Gjakovë. Ai do të bëjë vizitë në Kosovë, por nuk do të vizitojë Komunën e Gjakovës”, tha Kusari-Lila.
Kusari-Lila, të hënën në mëngjes, ka qëndruar edhe para Kishës ortodokse serbe në rrugën “Mbretëresha Teutë”, rreth së cilës janë stacionuar forca të policisë lokale dhe ato speciale. 
Ndërkohë, Koha.net merr vesh nga Gjakova  për grumbullimin e qindra qytetarëve rreth Kishës ortodokse serbe, të cilët duan ta pengojnë një vizitë të tillë. Po ashtu, bëhet e ditur se janë shtuar edhe forcat policore. 

Vulin nuk heq dorë nga vizita në Gjakovë 

Prishtinë, 6 janar (e plotësuar)  –  Ndonëse nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, është paralajmëruar se nuk do të kalojë mirë në vizitën që po pretendon t’ia bëjë Gjakovës sot, pa një kërkimfalje zyrtare për krimet e bëra gjatë luftës, ministri serb pa portofol në Qeverinë e Serbisë për  Kosovën, Aleksandër Vulin, sipas medieve serbe, është i vendosur që të marrë pjesë në Krishtlindjet ortodokse në Manastirin e Bogodoricës në Gjakovë. 

Kusari-Lila, Vulinit: Në Gjakovë eja vetëm me kërkimfaljen zyrtare nga shteti  

Gjakovë, 6 janar – Kryetarja e re e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së paralajmëruar të ministrit serb, Aleksander Vulin, në Gjakovë për Krishtlindjen ortodokse.

Kusari-Lila, përmes një reagimi publik në rrjetin socialë Facebook, ka thënë se para se Vulin të shkelë në territorin e Gajakovës, le të ndalet e të mendojë mirë, pasi po shkelë në një prej komunave më të lënduara nga lufta dhe masakrat. 

Kryetarja e Gjakovës ia ka përkujtuar ministrit serb të bëmat e shtetit të tij ndaj popullatës civile kosovare gjatë luftës së vitit 1998, si dhe ekspozitën e fundit të familjes Bogujevci që mbajtur në Beograd. “Nga viti 1998 e deri tek masakrat e vitit 1999 shumë familje gjakovare përjetuan terrorin e familjes Bogujevci të cilin ju tani e patë në Beograd”, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila. 

Në fund, ajo ka kërkuar nga ministri serb që të mos lodhet fare që ta realizojë këtë vizitë, pasi që askush nuk e trazon kishën, ndërsa, siç u shpreh ajo, “ardhja jote do të ndikojë keq edhe në qetësinë e kishës ortodokse”. “I bëj apel Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe Bruksel, Misionit të EULEX dhe KFOR-it, nëse misioni juaj është qetësia dhe siguria, mos e lejoni këtë ardhje, nuk është koha, nuk është vendi”, ka bërë thirrje e para e Komunës së Gjakovës, Kusari-Lila. 

Në vijim, ju ftojmë ta lexoni të plotë letrën publike që Kryetarja e Gjakovës ia ka drejtuar ministrit serb, Vulin: 

Para se të nisesh për në Gjakovë Duke dashur të gjej kuptim të (pakuptimtë) ardhjes së ministrit pa portofol të Serbisë në Gjakovë, i propozoj së pari, të ri-mendojë ardhjen e tij në komunën e lënduar nga lufta dhe nga masakrat. 

Në Beograd kohë më parë keni dëgjuar dhe keni parë materiale nga terrori të cilin e kanë përjetuar të mbijetuarit e familjes Bogujevci. Kryeministri juaj u mundua disi të gjej mënyrat të barazojë krimet dhe deklaroi se në të dy anët ka pasur viktima. Nuk ka ekuacion i cili mund të nxjerr barazimin në mes të viktimës dhe agresorit. 

Ende pa shkelur këmba juaj në territorin e Komunës së Gjakovës deklaroni se në Gjakovë kanë jetuar 12,000 serb dhe më nuk janë. Në Gjakovë kurrë nuk kanë jetuar 12,000 serb, me siguri as 10,000 nuk kanë qenë. Ata serb nuk kanë ikur nga shqiptarët, por nga krimet e bashkëkombasve të vet. Nga viti 1998 e deri tek masakrat e vitit 1999 shumë familje gjakovare përjetuan terrorin e familjes Bogujevci të cilin ju tani e patë në Beograd.

Nëse e kërkon arsyen pse nuk janë më Serbët në Gjakovë, vizitoji varrezat në fshatin Mejë, shiqoji mirë ditëlindjet dhe emrat e të vrarëve dhe masakruarve me 27 Prill. Aty do gjesh 12 vjeqar, 13 dhe 14 por edhe 80 vjeqar të vrarë dhe të masakruar. 

Ndalu në fshatin Korenicë dhe takoji jetimet e këtyre familjeve, tani disa janë rritur dhe nuk do kuptojnë asgjë nga ajo çfarë thua, por do të urrejnë këmishën tënde të zezë se do të ju kujtohen ngjarjet e treguara nga familjarët për këmishëzinjët.

Kur të kalosh pranë varrezave të qytetit, mbaje kokën ulur se dëshmorët janë varrosur aty dhe mund të ndiejne erën nga Çabrati ku pushojnë eshtrat e atyre që njëherë u zhduken e pastaj u kthyen. Ngjitu në Çabrat dhe pyet çfarë ju ndodhi me 7 Maj, tregoju nëse mundesh ndonjë lajm, a ka të tjerë në Rashkë të pakten eshtrat të jenë bashkë. Ka shumë dhimje në atë kodër, shumë gjak dhe lot u derdh në atë vend. Shikoji fëtyrat në panon e vendosur në hyrje dhe mundohu të mos barazosh asgjë se nuk ka ekuacion që do funksionojë.

Tregoji Nënës Ferdane a po i kthehen edhe dy djem a jo nga katër të vrarë dhe bashkëshorti? Njërin e pat vetëm 14 vjeq, në pixhama ia morrën nga gjiri, ajo ende po e pret kthimin e eshtrave të tyre. Para se të nisesh, mundohu të gjesh përgjigje për vrasjet e grave dhe fëmijëve të familjes Vejsa dhe Caka. Ndalu tek ura e Taliqit, në rrugicën në të majte, ka mure ende me gjurmë pëlumbash nga pushkatimet të cilat ndodhën para syve të familjarëve. Disa të mbijetuar do të tregojnë edhe emrate vrasësve të më të dashurve të tyre.

Nëse nuk je gati të flasësh për kriminelët disa prej të cilëve janë ende të lirë, mos u nisë fare. Nëse ke ndonjë dëshirë për të nderuar duhet të mbushesh një kamion me kurora dhe të vizitosh varre dhe varreza në Mejë, Korenicë, Rracaj, Sheremet, Ramoc, Çabrat, Cërmjan, Rogovë, Skivjan, e çdo kund në komunën tonë. Në Gjakovë ka ende plagë, ende derdhen lot dhe ka mllef. Nëse mendon të nisesh, unë e para e Komunës të them Mos U Nis. Mos eja për hir të plagëve dhe mundësisë së trazimit të këtyre plagëve. Mos eja se asgjë nuk e arsyeton ardhjen tënde. 

Mos eja se nuk ka forcë qe e ndal mllefin dhe hidhërimin e familjeve të cilat ende presin lajm për më të dashurit e tyre. Mos eja nëse nuk je gati të thuash Më falni për krimet dhe gjenocidin. Në Gjakovë mund të vish vetëm me kërkim faljen zyrtare nga shteti. Mos eja se askush nuk e trazon kishën, ndërsa ardhja jote do të ndikojë keq edhe në qetësinë e kishës ortodokëse. 

Mos eja, nëse mendon se procesi i dialogut duhet të ketë sukses. Ardhja jote e rrezikon vijinësinë e dialogut për arsye se do të ju jap të dyja palëve arsye të distancoheni nga njera tjetra. Mos eja nëse mendon se shteti juaj është në rrugë drejt BE-së dhe nëse synon respektimin e standardeve të BE-së. 

Unë do të kërkoj zyrtarisht mos lejimin e ardhjes tënde në Gjakovë, nuk je gati për këtë ardhje dhe nuk jemi gati të presim. Ne shqiptarët mikpritjen e kemi atributin kryesor, por me ty, me ju, ende nuk mundemi, nuk është koha, nuk janë kushtet, nuk jeni gati. 

Mysafirët nderojnë shtëpinë tonë, me ty ndihemi të ofenduar, të lënduar dhe të poshtëruar. I bëj apel Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe Bruksel, Misionit të EULEX dhe KFOR-it, nëse misioni juaj është qetësia dhe siguria, mos e lejoni këtë ardhje, nuk është koha, nuk është vendi. Na leni të vazhdojmë përpjekjet tona për rimëkëmbje dhe ngritje të kualitetit të standardit të jetës në komunën tonë, mos na ngarkoni, shqetësoni dhe trazoni me këtë ardhje të panevojshme, kafshatë që nuk kapërdihet nga Gjakova. Ju faleminderit për mirëkuptim!/Koha/