12
 
Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 16:36

Gjiganti italian, Milan nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mesfushori shqiptar i Napolit, Blerim Xhemaili. Mediat italiane shkruajnë se ‘Rossonerët’ janë duke punuar intesivisht rreth blerjes së mesfushorit shqiptar të Zvicrës, i cili po kalon formë të mirë me helvetikët në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’.

Raportohet se Milani janë të gatshëm të paguajnë 4 milionë euro për Xhemailin, por napolitanët kërkojnë më shumë para për mesfushorin shqiptar nga Maqedonia.

Thuhet se Milani do t’i ofrojë lojtarit një kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej 1.5 milionë euro.

Xhemaili me Napolin ka kontratë deri në verën e vitit 2015, por sipas mediave italiane, lojtari gjatë kësaj verë do të ikën nga ‘Sao Paulo’.

Përveç Milanit, shqiptari kërkohet edhe nga disa klube të Premier League-s. 

 
Lajme Shqip Saturday, 18 January 2014 18:45

Trajneri i ri i ekipit të Milanit, Clarence Seedorf pas prezantimit te kuqezinjtë ka deklaruar se shumë shpejt ekipi do të rigjejë harmonin për t’u kthyer më i fortë se kurrë në Itali dhe në Evropë.

“Me presidentin Berlusconi kam një marrëdhënie të veçantë. Ka bërë shumë për futbollin italian dhe atë botëror. Jam shumë krenar që kam besimin e tij. Kam një marrëdhënie të mirë edhe me Adriano Gallianin pasi kemi kaluar momente të paharrueshme bashkë.

Po përgatitesha prej kohësh për momentin kur do të lija futbollin. Tani duhet të njoh skuadrën sa më shpejt. Momentet e vështira të ndihmojnë të rritesh. Jemi në një pozicion të keq në klasifikim dhe tani duhet të rigjejmë harmoninë.

Na nevojitet shumë edhe një marrëdhënie e mirë me tifozët pasi skuadra do të luftojë për të ringjitur Milanin në vendin që i takon” deklaroi ai.

Në fund nuk kishin si të mungonin edhe dy fjalë për Balotelin. “Mario është një djalë shumë i ëmbël. Të gjithë i dimë cilësitë që ai ka dhe unë jam këtu për ta ndihmuar të rritet edhe më shumë” përfundoi ai. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 November 2013 15:53

“Milani ka një nevojë të jashtëzakonshme dhe të padiskutueshme të interesimit tim”. Janë këto fjalët e shprehura nga SilvioBerlusconi, presidenti i skuadrës kuqezi, që thekson se “në gjykimin tim, këtë nuk e them vetëm unë, por edhe shumë të tjerë”.

Padroni i “Djallit” duket i qartë dhe i drejtpërdrejtë, gjatë një diskutimi politik në selinë e Forza Italia-s, ku ka gjetur kohë të flasë edhe për kuqezinjtë.

Berlusconi ka kujtuar faktikisht edhe se Milani “është hobi që e persekuton prej vitesh”. Fjalë këto që vijnë në një moment tejet delikat në historinë e klubit, e menjëherë pas kontestimeve të tifozerisë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe Galliani duket se sheh “ëndrra të çuditshme”, të cilat nuk dëshiron t’i tregojë ndaj publikut.

I ndodhur në Malpensa, dhe jo në Milanello, administratori i deleguar kuqeziështë shprehur se humori i tij është “i shkëlqyer dhe i bollshëm, si ushqimi i ushtrisë”. Por, çfarë ka dashur të thotë me këtë?

Plani i tij te Milan është ky: Mes një krize evidente tashmë që ka prekur ekipin, zërave për largimin e tij në fund të sezonit, madje edhe për Krishtlindje, që vardisen pas, ekziston një Milan që sot, në të mirë apo në të keq, mbi të gjitha në të keq, duhet të menaxhohet me nevojën urgjente që, në Glasgou, të ringrejë krye.

Pasi ka folur mbi “vonesën” e Balotelli-t në stërvitje, pasi ka konfirmuar qëndrimin e tij dhe të De Sciglio-s te Milan, si dhe ‘jo’-së së thënë ndaj një ekipi të interesuar për El Shaarawy-n, Galliani ka hedhur fajin te mungesat e 3 lojtarëve kryesorë, përfshi edhe Pazzini-n, për këtë situatë ku gjendet sotMilan.

Megjithatë në fund është shprehur: “Shoh ëndrra të çuditshme këto kohë, por nuk ua tregoj juve. Gjithsesi, nuk janë makthe. Merkatoja e Milanit? I kemi idetë e qarta. Do të vijë një mbrojtës dhe një gjysmë-sulmues, apo sulmues krahu”. /albeu/

 
Lajme Shqip Monday, 25 November 2013 17:13

E ardhmja Allegrit në krye të stolit të Milanit mesa duket ka mbërritur në finish. Clarence Seedorf nga Brazili duket se ka lëshuar sinjale të qarta se do të jetë pikërisht ai trajneri i ri i kuqezinjve, aq sa ka pranuar se është pranë fillimit të një karriere të re.

“Së shpejti do të bëhem trajner dhe dua të shndërrohem në teknikun më të mirë në botë, duke nisur nga zero e duke ndërtuar një karrierë. Cili është modeli im? Phil Jackson edhe pse nuk ka asnjë të përbashkët me futbollin”, ka thënë futbollisti i Botafogos, shkruan albeu.

Madje Seedorf pranoi se në prag të marrjes së detyrës së re ka lënë dhe një takim me ish-trajnerin e Lakers dhe Bulls: “Kam një takim me të, pranoi kërkesën time për të më takuar e për të më folur”.

Seedorf gjithashtu u shpreh i bindur se i ka prirjet e duhura për të drejtuar një skuadër, duke ftuar Berlusconin që ta zyrtarizojë tashmë në krye të Milanit, pas rezultateve zhgënjyese të Allegrit. Ndërkohë që vetë kuqezinjtë janë nisurdrejt Amsterdamit të shoqëruar nga Barbara Berlusconi ndërsa Adriano Galliani nuk ka udhëtuar me skuadrën.

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 December 2011 12:40

Sulmuesi brazilian i Milanit, Aleksandre Pato, shumë shpejt mund të ndryshojë skuadër, pasi i ka shkelur syrin indirekt PSZH-së. Në një intervistë për mediat italiane, Pato nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësitë e tij rreth trajnerit Alegri dhe mënyrës së si vepron ai më futbollistët, duke kujtuar me nostalgji drejtimin nga Ançeloti, trajneri i ri i ekipit parisien.

“Ançeloti vinte dhe më fliste, duke më shpjeguar atë që më vonë duhej të bëja në fushë. Edhe Alegri duhet të bëjë të njëjtën gjë për të më treguar cilat pjesë të lojës sime duhen përmirësuar. Mendoj se trajneri duhet të ndalet dhe t’i shpjegojë defektet lojtarëve. Kjo është e vetmja mënyrë që të rritesh e të përmirësohesh. Unë shkoj çdo ditë në Milanelo me këtë objektiv. E përsëris se do të ishte shumë më e thjeshtë nëse do të më shpjegoheshin cilat janë mangësitë e mia”, deklaroi “Patoku”

Sulmuesi ka mbetur i zhgënjyer edhe për faktin që nuk i kanë dhënë atij shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Kievos duke ia kaluar “më të riut” Tiago Silva. “Kam patur edhe trajnerë të tjerë përveç Alegrit. Nëse ai e sheh të arsyeshme të më kritikojë, nuk më mbetet asgjë tjetër veç të ul kokën dhe të vazhdoj të punoj. Megjithatë mbetet fakti që nëse sheh diçka që nuk shkon në lojën time, do të ishte më mirë që të vinte ta diskutonte drejtpërdrejt me mua. Shiriti i kapiteni për Tiago Silvën? Të them të drejtën, deri në mbërritjen në dhomat e zhveshjes para sfidës me Kievon, mendoja se te Milani vlente rregulli i vjetërsisë në skuadër për shiritin e kapitenit”, ishin fjalët e sulmuesit brazilian.

Pas kësaj deklarate, duket qartësisht se marrëdhënia mes sulmuesit dhe trajnerit të Milanit nuk ekziston dhe se së shpejti ai mund të ketë valixhet në dorë drejt një destinacioni tjetër. Fakti që te PSZH bashkë me Ançelotin është edhe ai që e zbuloi dhe e solli në Evropë, Leonardo, mund ta bëjë më të thjeshtë kalimin e tij në radhët e ekipit parisien. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 02 November 2011 20:43

Një operacion në zemër, për të zgjidhur përfundimisht problemin. Antonio Kasano do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, si pasojë e shqetësimeve që pati pas ndeshjes së luajtur në Romë.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga klubi i Milanit apo familja e futbollistit, por shtypi italian pohon se Kasano do të kryejë një operacion me përmasa të vogla në zemër, në poliklinikën e Milanos ku qëndron i shtruar që të dielën në mbrëmje.

 

Diagnoza e parë ishte hemoragji cerebrale. Kasano u ndje keq në momentin kur ekipi i Milanit mbërriti në aeroportin e Malpensës pas ndeshjes me Romën.

Sulmuesi italian është vizituar në spital nga figura të sportit, artit dhe kulturës italiane, të cilët kanë shprehur mesazhe urimi për “Fant Antonion”.

Diego Armando Maradona ka shkruar një letër të hapur ku i urron Kasanos shërim të shpejtë, ndërsa është në dyshim serioz rikthimi i tij në aktivitetin sportiv.

Pas operacionit do të mësohet përfundimisht nëse Kasano do të varë këpucët në gozhdë apo do të vazhdojë të magjeps me futbollin e tij.

Galiani blindon vendin FantAntonios…

Administratori i deleguar i Milanit ka garantuar se Kasano do të kthehet sërish në fushat e lojës pas 4-6 muajsh dhe se deri atëhere vendi i tij pranë kuqezinjve do të jetë në dispozicion të talentit barez i cili në Milanelo gjeti veten,  formën e tij më të mirë dhe i dha fund kapricove të tij të panumërta duke u kthyer në një figurë shembullore dhe të dashur për ata që në zemër kanë AC Milan.

 
Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 12:08

Francez i qendrës së mbrojtjes  ka qenë jashtë fushave që nga prilli, por ka vendosur për t’u kthyer në futboll këtë e shtunë për të ndihmuar klubin e tij të ri të shërohen nga fillimet e tyre të dobëta.

Mexes tani shpreson për të bërë paraqitjen e parë për klubin e tij të ri që u bashkuar me ta në një transferim të lirë gjatë afatit kalimtar të verës, francezi shpreson të debutoj kundër Palermos në shtëpi.

“Unë jam 100 për qind dhe unë do të jem në San Siro për të luajtur kundër Palermos,”n tha francezi për La Corriere dello Sport.

“Ka qenë një kohë e vështirë, por unë jam i sigurt se ne do të marrim veten.”

Trajneri i Milanos, Massimiliano Allegri e ka duruar një fillim të ngadalshëm për fushatën 2011-12 në Serie A dhe aktualisht janë në vendin e 15 në tabelë me pesë pikë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 11 October 2011 11:30

Raportet gjatë fundjavës sugjerojnë që suedezi mund të kërkojë një sfidë të re, ndoshta me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho që ndodhet tek Reali Madridit.

“Unë besoj në atë që them dhe jam i sigurt në atë që unë them,” shtoi Allegri, kur u pyet për këtë hipotezë transferimi.

“Ibrahimoviç ka dëshirën për të qëndruar në Milano dhe ai do të vazhdojë të fitoj gjërat me ne këtu.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 12:10

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso po shpreson se mund ta fitojnë super-kupën Italiane, ku do të ndeshen me Interin, në Kinë në muajin e ardhshëm.

“Së pari, ne duam ta mposhtim Interin në super-kupë”, tha Gattuso për CDS.
Interi është ekip e fortë, si dhe trajneri i tyre Gian Piero Gasperini është shume i përgatitur, sa i përket sezonit të ardhshëm Gattuso shtoi: “Aty nuk është vetëm Interi,  janë edhe Napoli, Juventusi e Roma”.

 
Lajme Shqip Sunday, 24 July 2011 16:41

Në një intervistë për Corriere dello Sport, mesfushori veteran i Milanit, Gennaro Gattuso ka deklaruar se “Mister X” do jetë Ricardo Kaka, ish lojtari i Milanit

“Mister X? Sigurisht, Kaka. Do të shkoja për ta marrë atë edhe në këmbë. Ai është idhulli im, kampioni më i pëlqyer. Këtu, në Milanello ende rezistojnë rekordet e tij: shpejtësia, fuqia dhe çdo gjë. Më besoni, nëse Kaka rikthehet në Milan, do bëhet edhe më i mirë se më parë.” tha Gattuso, i bindur se Mister X do jetë Ricardo Kaka.

12