Lajme Shqip Monday, 25 November 2013 13:24

Prishtinë- (E plotësuar) Të hënën  në veriun e Mitrovicës është mbajtur seanca dëgjmiore ndaj gazetarit dhe autorit të emisionit “Pa Rrotlla” , Milaim Zeka.

 

Në seancën dëgjimore të së hënës, mbajtur në very të Mitrovicës, gjyqtarja e EULEX-it mori vendim që gazetarit Milaim Zeka ti ndalohet afrimi ndaj cdo personi për tëe cilin e di se është dëshmitar në Grupin e Drenicës.

 

Në pikën 3 të aktvendimit thuhet se i pandehuri urdhërohet të mbajë një largësi prej dyqind metra nga dëshmitari.

 

“Kjo masë ndalese do të zgjasë një muaj nga data e seancës që do të thotë nga data 25 nëntor d2013 deri më 25 dhjetor 2013, në përputhje me nenin 177 paragrafin shtatë dhe nenin 190 paragrafin 1 të KPP-së”, thuhet vec tjerash në aktvendim.

 

Avokati mbrojtës i gazetarit Zeka, Gafurr Elshani, sqaroi rrjedhën e procesit të së hënës, duke thënë vec tjerash se pala mbrojtëse nuk ka vendosur të bëjë ankesë ndaj këtij vendimi.

 

Pas masave të shqiptuara ndaj gazetarit Milaim Zeka, procesi ndaj tij ende vazhdon. 

 

Milaim Zeka sot në Gjykatë

 

Gazetari Milaim Zeka është ftuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, që sot tëparaqitet në seancë dëgjimore përkitazi me bastisjet që janë zhvilluar në pronën e tij dhe vendin e punës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë gazetari, duke thënë se, EULEX e ka ftuar atë në seancë dëgjimore. “Po me kanë ftuar që unë të paraqitëm në gjykatën në veri të Mitrovicës në lidhje me rastin “Grupi i Drenicës”, ka thënë Zeka, raporton RTK.

Ai ka thënë se prokuroria e EULEX-it i ka konfiskuar shumë materiale, në mesin e tyre edhe telefonin celular, që është shkelje e të drejtave të njeriut.

Zeka është i dyshuar për shkelje të fshehtësisë në procedurë, pengim i tentativës së prokurorit gjatë procedurës penale dhe frikësim gjatë procedurës penale në rastin “Grupi i Drenicës”

 

 
Lajme Shqip Friday, 22 November 2013 14:23

Prishtinë- Bastisja e zyrës dhe shtëpisë së gazetarit, Milaim Zeka, ka bërë që producentja e emisionit “Pa Rrotlla” si dhe disa avokatë të reagojnë lidhur me këtë.Producentja e emisionit, Edlira Qefalija Zeka tha se, përgjegjëse për shfaqjen e pamjeve të dëshmitarëve është Radio Televizioni i Kosovës (RTK) e jo emisioni “Pa Rrotlla”

Ajo tha se, burri i saj po akuzohet për nxjerrje të identitetit e që në fakt nuk është bërë nga ai.

“Në emisionin e lajmeve në RTK është nxjerr identiteti i dëshmitarëve, kurse në emisioni “Pa Rrotlla” nuk është nxjerrë fytyra apo emri i personit” tha Qefalija Zeka, duke shtuar se emisioni “Pa Rrotlla” është një produkt i jashtëm i RTK-së, transmetojnë mediat në Kosovë.

Gjithashtu producentja e këtij emisioni u shpreh se gazetari Milaim Zeka në dialogun që ka pas me prokurorin e EULEX-it, Maurio Salustron, është dakorduar dhe është marrë leje që të vazhdohet me transmetimin e këtyre dëshmimeve.

 
Lajme Shqip Thursday, 14 November 2013 12:47

 

Autori i emisionit “Pa Rrotlla”, Milaim Zeka, të cilit gjatë ditës nga policia e EULEX-it iu bastisën zyrat dhe shtëpia, është lënë i lirë, pasi iu morën kompjuterë e disa letra. Vetë Miliaimi e quajti gjithë aksionin “një shou mediatik”. Po ashtu ai ka thënë se EULEX-i shkeli të drejtat e gazetarëve. Si transmetuan mediat deklaratën e tij, ai ka thënë se “Nuk jam budalla t’i mbaj provat në shtëpi. U thashë se të gjitha i kam përcjellë për në Suedi”

 

Bastisen zyrat e Milaim Zekës

 

Ende po vazhdon bastisja e zyrave të Milim Zekës nga policia e EULEX-it. Merret vesh se Milaimi ndodhet në zyrë dhe jo në Prokurori. KTV raporton se atij i është bastisur edhe banesa dhe se Milimi i ka konfirmuar se bastisja ka ardhur pasi ditë më parë është marrë në pyetje nga prokuroria e EULEX-it. Zeka po ashtu ka konfirmuar se bastisja lidhet me rastin e Grupit të  Drenicës.Raportohet se ai dyshohet se ka frikësuar dëshmitarët e po ashtu ka bërë zbulimin  e identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur. 

 

I bastisen zyrat dhe shoqërohet në Prokurori Milaim Zeka 

 

Prishtinë, 14 nëntor – Merret vesh se policia e EULEX-it po bastis zyrat e gazetarit Milaim Zeka. Koha.net merr vesh se bastisja po bëhet meqë ai dyshohet se ka frikësuar dëshmitarët në rastin e Grupit të Drenicës, përmes një skeme në emisionin e tij “Pa rrotlla”. Ndërsa bastisja po vazhdon, Milaim Zeka merret vesh se është shoqëruar dhe po merret në pyetje në Prokurori.   Po ashtu merret vesh se një bastisje nga policia e EULEX-it po ndodh edhe në Skenderaj, që mund të jetë në lidhje me bastisjet që po bëhen në Prishtinë.