12
 
Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 09:00

Ukrainë – Revista Esquire e ka shpallur aktoren Mila Kunis si femrën me seksi në botë.

Ukrainasja 29-vjeçare është në ëndrrat e shumë meshkujve, mirëpo vet ajo nuk e ka të qartë pse është ashtu. Gjatë një interviste për Esquire, aktorja ka thënë se për të është e rëndësishme që t’i qëndrojë besnike vetes dhe principeve të saja.

“Ajo që punoj dhe ajo që jam, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe gjithmonë do të jetë ashtu. Gjithmonë mundohem të them diçka qesharake, mirëpo nuk jam aq argëtuese sa disa njerëz”, ka deklaruar Kunis.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 31 July 2012 15:21

Megjithëse Mila dhe Ashton vazhdimisht e mohojnë lidhjen ndërmjet tyre, fotografitë që paparacët arrijnë të sigurojnë, tregojnë vërtetë të kundërtën!

Pamjet më të fundit tregojnë dy yjet e Hollivudit të përqafuar nën një strehës të një lokali, gjatë orarit të pushimit të xhirimeve në filmin për Steve Jobs ku Ashton po luan rolin e protagonistit. Dhe jo vetëm kaq, por ata po fotografohen gjithnjë e më shumë duke dalë bashkë, në kinema apo festa të ndryshme.

Një burim pranë çiftit, i cituar nga mediat, tregon se ata vërtet kanë pak kohë që shoqërohen me njëri-tjetrin por nga ana tjetër, menjëherë kanë vendosur që të jetojnë bashkë sepse nuk kishte asgjë që t’i pengonte.

“Ata jetojnë bashkë dhe një gjë është e sigurt, që dashuria mes tyre nuk mungon. Veçse Kutcher dhe Kunis kanë vendosur të jenë të përmbajtur në raportin e tyre dhe të mos nxitohen me deklarata sepse janë të ndërgjegjshëm që është një raport i cili sapo ka nisur dhe nuk dihet se si do të shkojë,” ka thënë burimi për median rozë amerikane. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 July 2012 09:05

Mila Kunis ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve duke u shfaqur me një intervistë në revistën prestigjioze Glamour, në serinë e muajit gusht. Në këtë intervistë ylli hollivudian ka treguar për planet e saj në të ardhmen, thashethemet për lidhjen e saj me Ashton Kutcher dhe për linjat e saj trupore.

E zgjuar, e talentuar dhe mahnitëse me pamjen e saj, Mila Kunis është një nga aktoret më të pëlqyera për momentin. Në një rrëfim pa doreza ajo ka treguar se njohja me meshkuj të tjerë në internet, është diçka që e intrigon mjaft.

“Interneti ka ndryshuar me të vërtetë mënyrën se si njerëzit takohen,” thotë ajo. “Unë dhe shoqet e mia e përdorim shumë adresën Ok-cupid, pasi aty gjejmë njerëz mjaft interesantë për të diskutuar dhe për t’u bërë shokë. Madje disa nga shoqet e mia kanë pasur fatin që aty të gjejnë edhe meshkujt, të cilët më pas janë bërë të fejuarit e tyre! Unë i adhuroj këto faqe, pasi aty ke mundësinë të zgjedhësh shoqërinë që do.”

Mila ka filluar të përdorë këto website dhe flet me djem pa i njohur. “Është si të bësh pazar online, ne mblidhemi së bashku me lap-topët tanë përpara dhe pimë nga një gotë verë, dhe pastaj flasim me djalin që na pëlqen. Nuk kam dal asnjëherë në takim me një djalë dhe as nuk kam kohë, prandaj ky lloj argëtimi është mëse Ok për mua,” është shprehur ajo.

Ndërsa për thashethemet me Ashton Kutcher ajo ka mohuar gjithçka. “99% e atyre që shkruajnë paparacët janë gënjeshtra. Tashmë ne e kemi bërë një listë të zezë të mediave që nuk i vlerësojmë fare pasi shpikin për ne pafund,” ka deklaruar ajo.

E famshme për rolin e saj intrigues në filmin “Black Swan”, ajo tashmë shprehet mjaft e lumtur që ka rifituar sërish peshën e saj, pasi për xhirimin e atij filmi asaj i është dashur të humbasë disa kilogramë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 06 July 2012 09:45

E shndërruar në një aktore të famshme, protagoniste në disa filma të fundit të bujshëm të Hollivudit, aktorja Mila Kunis duket se raportet me mediat nuk i ka aspak miqësore.

Jo rrallë ka dalë publikisht për t’i mohuar informacionet e botuara duke i cilësuar si spekulime të mëdha. Dy rastet më të fundit janë ato informacione që kanë folur për një raport të aktores me ish-bashkëshortin e Demi Moore, Ashton Kutcher dhe më herët me Justin Timberlake i cili në fakt ka një lidhje të qëndrueshme me aktoren Jessica Biel, me të cilën do të lidhë kurorë këtë verë.

Ka të famshëm që shpesh zgjedhin të heshtin kur publikohen të tilla informacione, por Mila Kunis ka vepruar ndryshe duke i mohuar ato publikisht që në momentin e parë dhe në një intervistë për revistën “Elle”, aktorja 28 vjeçare ndër të tjera ka treguar se për të fama ka një çmim të konsiderueshëm pasi ajo nuk mund të shoqërohet lirisht.

“E kam tepër të vështirë të takojë një mashkull. Askush nuk më kërkon takim sepse unë nuk e di ku mund të takohemi. Nuk mund të shkoj askund. Mundohem të jem një vajzë normale beqare, por e di që e kam të pamundur sepse ky çmim duhet paguar për famën”.

Ajo është aktorja e famshme e filmit “Black Swan”, por edhe filmat komedi kanë qenë pika e saj e fortë. Për këtë ajo është shprehur: “Mua më pëlqen humori në jetë dhe mendoj se nuk ka arsye pse humorin të mos e përcjell edhe në kinema. Ka disa njerëz që nuk e pranojnë një femër të bëjë karagjozllëqe në filma, por për mua nuk ka asgjë të keqe,” ka deklaruar ajo.

 
Lajme Shqip Monday, 25 June 2012 16:24

Ata vazhdojnë të thonë se janë vetëm shokë, por një darkë romantike mes Mila Kunis dhe Ashton Kutcher tregon se gjërat janë shumë më ndryshe.

Aktorja 28-vjeçare u pa me një fustan të zi të shkurtër në një darkë me aktorin Ashton Kutcher në Santa Monica.

Edhe javën e kaluar Kunis dhe Kutcher u panë bashkë në Hollivud disa herë.

Herën e fundit që është shprehur publikisht mbi këtë romancë të pazyrtarizuar, Kunis u shpreh se zëra të tillë janë “absurde” edhe pse makinat e tyre parkohen shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit.

Një burim është shprehur para pak kohësh për revistën ‘People’: “Ata të dy janë beqarë dhe po ia kalojnë mirë. Nuk ka asgjë serioze, janë thjesht dy miq që po kënaqen.”

 
Lajme Shqip Friday, 15 June 2012 12:47

Mila Kunis është votuar kohët e fundit nga lexuesit e ‘The Sun’ si femra më seksi në botë, por në një intervistë për tabloidin britanik aktorja nuk e kupton pse ka ndodhur kjo gjë.

Brunia deklaron se është sensi i saj i humorit dhe jo pamja e jashtme ajo që e bën të tërheqë vëmendjen e meshkujve.

“Më bëhet qejfi që kam fansa, por nuk më duket vetja tërheqëse. Gjithashtu nuk kam sjelljen sensuale që kanë disa femra, por kam shumë humor dhe kjo gjë më ka ndihmuar”, shprehet 28 vjeçarja që ka interpretuar në filmin ‘Black Swan’.

Mila ka lindur në Ukrainë dhe së bashku me prindërit e saj ka shkuar në SHBA kur ishte vetëm 7 vjeç.

“Prindërit janë krenarë për mua sepse kemi ardhur në Amerikë pa gjë në xhep dhe çdo sukses që arrij është i rëndësishëm për mua dhe për ata. Fillimisht nuk kanë dashur të bëhesha aktore sepse është një profesion i paqëndrueshëm, por tani flenë të qetë sepse nuk shqetësohen më për karrierën time”, deklaroi Kunis.

 
Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 14:32

Të gjithë i njohim si VIP-a të Hollivudit, por jo të gjithë e dinë që ato janë me origjinë hebreje!

Aktorja Mila Kunis ka lindur në Ukrainë në një familje hebreje. Babai i saj ishte një inxhinier mekanik dhe nëna një farmaciste. Ndërsa bukuroshja Scarlett Johansson, që e ka shprehur edhe në një intervistë të është çifute, rrjedh nga një familje mjaft e varfër hebreje. Pasionin e aktrimit ajo e pasoi nga mamaja e saj dhe që në moshën 10-vjeçare ajo ishte një adhuruese e biondinës Marilyn Monroe.

Natalie Portman është një nga aktoret më të zgjuara të Hollivudit. Ajo ka lindur në Jeruzalem dhe që në moshë të vogël, teksa frekuentonte shkollën fillore hebreje, nisi të mësojë edhe gjuhën angleze. Madje ajo ka dhënë edhe intervistë në gjuhën hebreje.

Ndërsa modelja Bar Rafaeli jo vetëm që është plotësisht izraelite, por ka qenë edhe ‘modele’ që kur ishte tetë muajshe. Ajo ka lindur nga një modele e suksesshme izraelite  e viteve ’70.

Po ashtu, edhe aktorja e mrekullueshme Kate Hudson vjen nga një familje hebreje hungareze. E rritur nga gjyshja e saj, ajo ka mësuar çdo gjë mbi kulturën hebreje.

 
Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 16:00

Të premten aktorja Mila Kunis ka marrë pjesë në ballon e organizuar nga trupat marinse të Shteteve të Bashkuara. Megjithëse nuk ishte ajo e ftuara e nderit, ‘People’ raporton se ajo është ndjerë e nderuar që ka qenë pjesë e asaj mbrëmjeje.

E ftuar nga rreshteri Scott Moore nëpërmjet një ftese në YouTube, për ta shoqëruar në ballon vjetore, Mila i është bashkëngjitur të gjithë të pranishmëve që mbrëmjen ja kushtuan shtatë marinsave të batalionit të rreshterit Moore, që humbën jetën muajt e fundit në krye të detyrës.

Momentin ku Mila është argëtuar më shumë ka qenë ndarja e tortës, ku copën e parë të tortës e prisnin marinsi më i vjetër dhe ai më i riu në detyrë që ishin prezent. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Sunday, 02 October 2011 11:30

Jemi mësuar që t’i dëgjojmë të flasin anglisht, por a e dini që disa prej tyre flasin edhe gjuhë tjetër?  A e dinit që Sandra Bullock flet gjermanisht? A e dinit që…

1.Arnold Schwarzenegger flet gjermanisht
2.Auma Obama flet gjermanisht
3.Barack Obama flet spanjisht
4.Bradley Cooper flet frengjisht
5.Charlize Theron flen afrikaan
6.Cristiano Ronaldo flet spanjisht
7.Evangelina Lilly flet frengjisht
8.Gwyneth Paltrow flet spanjisht
9.Kobe Bryant flet italisht
10.Jack Black flet spanjisht
11.Jodie Foster flet frengjisht
12.Johnny Deep flet frengjisht
13.Joseph Gordon-Levitt flet frengjisht
14.Leonardo DiCaprio flet gjermanisht
15.Mila Kunis flet rusisht
16.Natalie Portman flet hebraisht
17.Nelly Furtado flet spanjisht
18.Sandra Bullock flet gjermanisht
19.Sandra Oh flet frengjisht
20.Will Smith flet spanjisht.
(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 10:31

Gjatë kësaj fundjave, në Amerikë është bërë një zhurmë e madhe nga disa foto të Milës që lahej në vaskë dhe Justinit që rrinte i shtrirë në krevat.

Këto foto pretendohej se i ishin vjedhur Milës nga celulari i saj, por menxheri i aktores Mila Kunis ka bërë një deklaratë për TMZ duke thënë: “Përgënjeshtrojmë plotësisht të gjitha tekstet e mesazheve dhe fotove intime të shkëmbyera ndërmjet zonjushës Kunis dhe zotërisë Timberlake. Pretendimet për këtë korrespondencë ndërmjet tyre janë totalisht fallse.

Duam t’ju bëjmë me dije se fotot e dërguara në media janë bërë nga një adresë e-mail inaktive, që nuk ekzistonte prej tre vitesh. Dhe në lidhje me fotot e shumë përfolura, ato nuk janë shkëmbyer asnjëherë ndërmjet palëve.

Për këtë Mila dhe Justin do t’i drejtohen institucioneve gjyqësore për t’i dhënë drejtim kësaj çështjeje, që jo vetëm kanë dashur të thyejnë privatsinë e tyre, por madje edhe kanë shpifur fakte mbi ta!” (LajmeShqip.com)

12